Kur UET nderonte filozofin Scruton me titullin “Honorius Causa”
Është ndarë nga jeta 3 ditë më parë Sir Roger Scruton i cili ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur i të djathtës, ku dha një kontribut të gjerë e të thellë në filozofi, në mendimin politik dhe në përkufizimin e disa prej sfidave më të mëdha, mes tyre, demokracia, kombi, të drejtat, feja, morali, e mira e përbashkët etj. Mediat britanike e kanë cilësuar si filozofin më të arrirë të Britanisë së Madhe, që prej kohës së Edmund Burke-s.
Scruton është cilësuar si një nga filozofët britanik më të mëdhenj të kohës së tij dhe ka mbi 30 vepra të botuara, analiza politike e estetike, kompozitor i dy operave dhe autor i shumë punimeve mbi filozofinë, artin, etikën, moralin. Ai është njohur dhe vlerësuar ndërkombëtarisht si një prej mbrojtësve më të mëdhenj të mendimit konservator të së djathtës dhe është profesor i Filozofisë në disa prej universiteteve më prestigjioze të botës, përfshirë këtu, Oxfordin, Cambridge etj
Në vitin 2016 filozofi Scruton ishte i ftuar në Shqipëri nga UET, ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga ky universitet. Gjatë kësaj vizite, si dhe gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar nga Universiteti Europian i Tiranës për nder të dhënies së titullit më të madh akademik ‘Doctor Honoris Causa” ai cili na tregoi një dimension të ri të koncepteve të tilla si familja, homoseksualizmi, e djathta, e majta, po ashtu shpjegon kohën e shqiptarëve nën regjimin e Enver Hoxhës dhe nevojën për të kuptuar kush janë sot. Gjatë ceremonisë së titullit “Doctor Honori Causa” Universiteti Europian i Tiranës nëpërmejt shtëpisë botuese UET PRESS promovoi një nga librat e tij i titulluar ‘Si të jesh i djathtë”
Libri “Si të jesh i djathtë” është një nga librat më elegantë të filozoisë politike në të cilin Roger Scruton trajton sfidat më të mëdha të mendimit politik konservator por edhe të veprimit politik të partive që janë të rreshtuara në anën e djathtë të skeptrit politik.
Gjithashtu gjatë ditëve që filozofi britanik qëndroi në Tiranë mori pjesë si referuesi kryesor në Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike me temë: “Kur do të vihet kapitalizmi”, organizuar nga Instituti Europian Pashko, ku shtroi pyetjet mbi dallimet e socializmit dhe konservatorizmit.
Ai u ndal në argumentet e kapitalizmit dhe atë që përfaqëson ky sistem.
“Një gjë që sistemet tona moderne kanë të përbashkët me sistemin e përshkruar nga Marksi është prona private dhe liria për ta shkëmbyer atë, për ta grumbulluar dhe për ta shitur. Kjo liri nuk është absolute: disa shkëmbime janë të ndaluara me ligj, shumica tatohen, dhe në disa vende taksat mbi trashëgiminë dhe tatimi mbi kapitalin e penalizojnë akumulimin e tyre. Megjithatë liria për të bërë marrëveshje mbi pronën private është në zemër të ekonomisë moderne, dhe nëse fjala “kapitalizëm” do të thotë ndonjë gjë sot, ajo tregon pikërisht këtë liri”, është shprehur Roger Scruton në fund të shkurtit të 2016 gjatë Forumit të Tiranës për Liri Ekonomike duke bër një krahasim me antidotin e asaj çfarë kupton kapitalizmi duke e krahasuar me regjimin komunist shqiptar.
“Pa pronën private dhe lirisë për ta blerë atë, për ta grumbulluar dhe për ta shkëmbyer atë, motivi ekonomik shuhet, dhe çdo gjë qëndron në stanjacion, siç ndodhi këtu nën regjimin e Enver Hoxhës. Për më tepër, rritja ekonomike nuk është arritur nga individët që veprojnë të vetëm: është rezultat i përbashkët i një përpjekje bashkëpunuese. Kjo ndodh vetëm kur njerëzit kanë të drejtën e pronës, dhe lirisht mund ta shkëmbejnë atë. Socialistët nuk e pranojnë në zemrat e tyre këtë gjë. Ata e shohin shoqërinë si një mekanizëm për shpërndarjen e burimeve”, u shpreh ndër të tjera ai.
Në vitin 2017 Universiteti Europian e risjell edhe njëherë filozofin anglez në vëmendjen e publikut shqiptar, por kësaj herë duke promovuar librin e tij “Nga Aristoteli te Filozofia Analitike”. Këtë libër e ka përkthyer dhe redaktuar avokat Spartak Ngjela, që njihet si një nga ithtarët e filozofisë anglo-saksone, i cili ka pasur dhe një takim me autorin.
Libri shoqërohet me një letër të posaçme për botimin shqip në atë kohë nga vet Scruton, ku ai shpreh impresionet e vizitës në Shqipëri dhe takimin me avokat Ngjelën. Ky libër i sjellë nga UET PRESS është një libër universal i cili tashmë është i detyruar për të gjithë studentët e UET në vitin parë, programi bazë, ndër të tjerat është një përpjekje për të futur frymën analitike në krahasim me një traditë të përjetshme, që nga rilindja kombëtare, që është tradita humaniste apo racionalizmi kontinental.
Gjithashtu gjatë ditëve që filozofi britanik qëndroi në Tiranë mori pjesë si referuesi kryesor në Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike me temë: “Kur do të vihet kapitalizmi”
Gjatë ceremonisë së titullit “Doctor Honori Causa” Universiteti Europian i Tiranës nëpërmejt shtëpisë botuese UET PRESS promovoi një nga librat e tij i titulluar ‘Si të jesh i djathtë”.