• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Klubet Studentore në UET, agora përtej auditorit[:]

  • Date 19 Mars, 2019

[:en]

Klubet Studentore në UET, agora përtej auditorit

Elda Dedja

Universiteti Europian i Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jetës studentore prej vitesh, në mënyrë që të angazhojë studentët e tij në përfitimin e dijeve dhe aftësimin e mëtejshëm jo vetëm nëpërmjet leksioneve.

Leksionet e hapura, aktivitetet jashtë ambienteve të universitetit, konkurset, organizimet studentore, këto janë vetëm disa prej faktorëve që e pasurojnë eksperiencën e të studiuarit në UET. Një universitet i mirë nuk qëndron thjesht në kuadrin e ofrimit të një shërbimi akademik cilësor, por investon edhe në pasurimin e eksperiencës në tërësinë e aspekteve të të qenët student.
Ndërkohë që viti akademik ka nisur dhe studentët kanë përfunduar me sukses sezonin e provimeve, një nga angazhimet më interesante për ta janë Klubet Studentore, të cilat kanë vite tashmë që funksionojnë.

Jeta përtej auditorit në 14 klube

Të shumta në numër dhe të ndërtuara mbi një larmishmëri fushash, në të cilat studentët mund ta gjejnë veten, klubet studentore janë një nga mënyrat e preferuara për të shpenzuar kohën e lirë gjatë vitit shkollor. Shumë degë janë shtuar këtë vit, që nga Humanitetet, degët e Artit, degët e Shkencave Mjekësore Teknike, degët e Inxhinierisë, Arkitektura etj. Të gjitha këto mundësi zgjedhjeje të shtuara reflektohen edhe në jetën studentore të UET-it. Larmishmërisë dhe pasurisë së zgjedhjeve i janë bashkuar edhe klubet e reja studentore. Plot 11 të tilla dhe tri struktura të tjera që i dedikohen provimit të talenteve dhe stimulimit të tij në jetën studentore dhe shoqërore në total. Organizimi i klubeve është bërë në mënyrë të atillë që të plotësojnë të gjithë spektrin e dëshirave dhe nevojave të studentëve që nga Klubi i Librit, i Filozofisë dhe i Debatit, të cilat nxitin te çdo student aftësitë e mendimit kritik e analitik dhe aftësitë komunikuese e deri te klubet me veprimtari artistike apo sportive. Për të plotësuar kohën e lirë, por edhe pasionet e studentëve janë krijuar edhe “klubet e argëtimit”.
Koordinatorja e përgjithshme e Klubeve Studentore, Odeta Cacaj, rrëfen se si këto organizime janë tashmë një nga shtyllat më të rëndësishme në jetën studentore.
“Klubet studentore në UET janë një strukturë shumë e rëndësishme në jetën studentore. Këto organizime u mundësojnë studentëve të quhen studentë në kuptimin e plotë të fjalës, jo vetëm në aspektin akademik, pasi u mundësojnë një hapësirë ndryshe ku mund të përfitojnë një orientim në karrierë, si edhe fitimin apo përforcimin e aftësive ndërpersonale dhe një jetë sociale më aktive. Në filozofinë e UET-it studentët inkurajohen të japin idetë e tyre dhe të jenë kreativë, ndaj klubet janë hapësira e ndërtuar posaçërisht që ata të jenë kreativë dhe të vënë në praktikë idetë e tyre”, ka nënvijëzuar Cacaj.
Pikërisht nxitja e kreativitetit dhe e mendimin kritik janë në një linjë me filozofinë e universitetit.
“Tërësia e klubeve studentore në UET, të tillë si Klubi i Sociologjisë, i Artit, i Mendimit Kritik, i Debatit etj., nëpërmjet aktiviteteve që zhvillojnë, bashkëpunimeve me institucione të tjera arsimore apo organizata të njohura, u mundësojnë studentëve përmirësim në shumë aspekte, të përfitojnë aftësi lidershipi, aftësi komunikuese zhvillim të mendimit kritik etj.”, shprehet koordinatorja e përgjithshme e Klubeve Studentore. Ajo shton se riorganizimi i klubeve vjen në vijimësi të zhvillimeve që UET-i ka ndërmarrë këtë vit.
“UET-i është zgjeruar në pesë fakultete në total dhe nisur nga kjo, është menduar edhe një riorganizim i jetës studentore, i cili ka prekur edhe klubet në veçanti. Këtë vit të ri akademik do të funksionojnë në total 11 klube studentore, të cilat janë të ndara në bazë të pesë fakulteteve. Janë pikërisht këto organizime të cilat do t’i shtojnë ngjyra dhe energji jetës studentore. Klubet që funksionojnë janë: Klubi i Ekonomisë ‘Adam Smith’, Klubi i Sociologjisë ‘Marx’, Klubi i Inovacionit ‘Steve Jobs’, Klubi i Komunikimit ‘McLuhan’, Klubi i Psikologjisë ‘Freud’, Klubi i Drejtësisë ‘John Lock’, Klubi i Mjekësisë ‘Hipokrati’, Klubi i Filozofisë ‘Russell’, Klubi Liberal ‘Pashko’, Klubi i Humaniteteve ‘Kadare’ dhe Klubi i Arkitekturës ‘Le Corbusier’. Ndërkohë që për studentët që kanë një talent, është menduar të krijohen tri struktura të rëndësishme, si Kolonia e Artit UET, Sport Club UET, si dhe UET Musical Band, që janë në funksion të zhvillimit dhe promovimit të talentit të tyre”, tregon Cacaj.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Risitë e shkollave sezonale të UET[:]
19 Mars, 2019

Next post

[:en]Studentët e UET-it iniciojnë sipërmarrjet e para[:]
20 Mars, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET