Ja pse studentët e UET bëhen pjesë e Klubeve të Arteve
[:en]Edukimi nuk ndalet te dera e klasës, prandaj edhe aktivitetet e studentëve janë thelbësore për të plotësuar studimet, krijuar mundësi për miqësi dhe zbulim të vetvetes.
Nuk rastis që të kalosh rrugës pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe të mos dëgjosh muzikë të mirë, një zë të bukur apo një instrument që të kënaq veshin.
Janë studentët e Arteve të cilët vënë në praktikë dijet e marra nga kurrikulat mësimore, por kjo është vetëm ajo që dëgjohet jashtë mureve të universitetit.
E ndërsa për të kuptuar më së miri se çfarë ndodh vërtet, mjafton të bëhesh pjesë e familjes.
Mund të jetë ditë leksionesh apo ditë festive, ndërsa në rastin kur nuk është as njëra dhe as tjetra, janë duke u zhvilluar mbledhjet e Klubeve dhe ku jo domosdoshmërisht duhet të marrin pjesë vetëm studentët e Departamentit të Arteve.
Tashmë kjo është kthyer në një traditë në UET, pasi jetës studentore i kushtohet një vëmendje e veçantë, për zhvillimin jo vetëm profesional, por edhe social e personal të studentëve.
Klubet janë fakultative, ku studentët e ciklit Bachelor, në fillim të çdo viti akademik, kanë të drejtën të zgjedhin anëtarësimin në dy prej.
Një e mirë e madhe e këtyre klubeve është fakti, se kanë gjithë përfshirje, që do të thotë gjithsecili mund të jetë pjesëmarrës, pavarësisht programit apo vitit të studimit.
Studenti ka të drejtë të jetë pjesëmarrës në klube që janë në departamente të tjera, jo ku ai studion, dhe gjithçka është në varësi të qëllimit, pasionit dhe kërkesave të tij.
Ashtu sikurse në klubet e tjera edhe në Klubet e Artit, Arkitekturës dhe Dizajnit apo edhe Letërsisë marrin pjesë studentë nga të gjitha departamentet, pasi përveç profesionit kanë edhe pasione të ndryshme.
Këtë nuk e themi ne, por e thonë vetë studentët të cilët janë bërë pjesë e klubeve duke shpërndarë eksperiencat e tyre.
Klubet e Artit, si “UET Theater Trup”, “UET Band” apo “UET Art Colony” funksionojnë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin pasi pjesën më të madhe të aktiviteteve i bëjnë bashkë.
“Mundësia për të marrë pjesë në klub është e lirë, nuk është e kushtëzuar nga mesatarja ose të jetë e detyrueshme. I gjithë synimi i klubeve është për t’ua bërë jetën studentëve më aktive. Duke marrë pjesë nëpër klube ata njihen me njëri-tjetrin, zhvillojnë aftësi komunikuese ose debatuese. Duke qenë pjesë e një grupi ata mësojnë aftësi udhëheqëse, si psh., duke zgjedhur vetë temën dhe duke bërë pyetje. Grupi ka shumë funksione dhe e rrit studentin në të gjitha dimensionet. Del jashtë planit, jashtë asaj çfarë ndodh në auditor. Edhe niveli i diskutimit është krejtësisht i lirë. Dhe ky është objektivi i klubeve.”, shprehet Dekania e Studentëve në UET, Elsida Sinaj.
E sigurisht që një rol të veçantë në organizimin e klubeve kanë edhe pedagogët.
Përveç studentëve anëtarë, çdo klub ka gjithashtu një pedagog përgjegjës, në rolin e mentorit, i cili koordinon mbarëvajtjen e klubit.
Klubi “UET Band”
Është një nga klubet më të reja në UET, që me krijimin e Departamentit të Arteve vitin e kaluar.
Mentori i klubit, Kristi Bello është personi përgjegjës për çdo organizimin dhe mirëfunksionim të klubit, që nga takimet me studentët anëtare të klubit e deri me të ftuarit e jashtëm.
Jo vetëm mentor klubi, por edhe pedagog i UET, Kristi tregon se si nga një klub i ri “UET Band” ka ardhur duke u rritur. Jo vetëm në numër studentësh i cili është dyfishuar duke u bërë 50 anëtarë nga 25 që ishin në fillim, por gjithashtu në krahasim me vitin e kaluar ku studentët angazhoheshin vetëm në Kanto, këtë vit kanë përzgjedhur edhe instrumentat.
“Për vitin akademik 2019-2020, klubi është mbledhur thuajse çdo javë sepse për nga vete specifika e tij, të lejon të bësh aktivitete të shumta me studentët. Duke qenë klub muzike, studentët që janë rregjistruar në “UET Band” në çdo takim angazhohen në këndim, mësimin e instrumentave si piano, violinë, kitarë etj.”, u shpreh mentori i klubit, Kristi Bello.
Por sigurisht që “qershia mbi tortë” janë vetë ata, studentët. Antonio Demiri është student i vitit të parë i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në degën Inxhinieri Informatike dhe merr pjesë në dy klube.
Duke u bërë pjesë e UET, Antonio ka plotësuar jo vetëm ëndrrën e tij për të studiuar Informatikë, por nuk ka lënë mënjanë as dëshirën e babit të tij muzikant.
Prandaj edhe është anëtarësuar në klubin “UET Band”.
“Jam i antarësuar në dy klube studentore, përkatësisht Klubi “UET Band” dhe Klubi i Inovacionit “Steve Jobs”. Klubin e muzikës e kam zgjedhur prej pasionit që unë kam për muzikën. Gjithmonë babai im ka dashur që unë të vazhdoja shkollën e muzikës pasi ai vet është muzikant, por dëshira ime ishte të vazhdoja një degë të Informatikës kështu që pasi u regjistrova në UET, klubi i muzikës ishte një bonus dhe një mundësi e mirë për mua për të vazhduar angazhimin tim në muzikë, por edhe për të plotësuar disi dëshirën e babait tim.”, thotë Antonio, i cili thekson se përveç njohurive, kënaqësisë dhe eksperiencës, ajo që ka fituar më së shumti ne këto klube ka qenë shoqëria.
Një tjetër anëtare e “UET Band” është Erigena Begolli e cila studion për Kanto dhe është studente në vitin e parë.
“Jam në grupin “UET Band” dhe e kam zgjedhur pasi aty mund të vazhdoj atë çfarë unë dua dhe kam passion. Prej klubeve kemi mësuar sesi të bashkëpunojmë sesi të kuptojm me njëri-tjetrin apo si të heqim emocionet dhe normalisht të ushtroemi me talentin që ne kemi. Janë më shume seç ne mendonim, na kanë mësuar shumë.”, thotë Erigena, ndërsa thekson se të qënit pjesë e klubit i jep mundësinë që të shtojë më shumë njohuritë rreth artit, muzikës dhe të shtrijë horizontin si artiste.
Por jo gjithçka mbetet vetëm brenda oborrit të Universitetit Europian të Tiranës. Mentori i “UET Band” na rrëfen eksperiencën e tij në koncertin artistik në Uliqn, por dhe se sa aktivë kanë qenë studentët gjatë pandemisë. Dhe për të gjithçka ka qenë një sukses.
“Një pjesë e mirë e studentëve të klubit morën pjesë edhe në një koncert Artistik në Ulqin, me ftesë të shkollës së muzikës së këtij qyteti. Gjatë periudhës së pandemisë klubi ka qenë sërish aktiv ku përreth 1 muaj ka zhvilluar “UET Musical Band Song Challenge”. Çdo student i klubit postonte në “Instagram-in” e vet një liste prej 20 këngësh ose pjesë muzikore dhe kënga më e votuar këndohej ose luhej një instrument nga anëtari i klubit dhe postohej në të gjitha rrjetet sociale. Po gjatë kësaj periudhe studentët e klubit realizuan edhe një videoklip online duke kënduar një nga këngët e dashura për publikun atë të Alban Skënderaj, ‘Unë dhe Ti’”, u shpreh Kristi Bello.
Klubi i Arkitekturës dhe Dizajnit “Le Corbusier” dhe “UET Art Colony”
Studentë të apasionuar pas artit të arkitekturës, arteve pamore, filozofisë edhe estetikës të së bukurës, janë mbledhur në klubin e Arkitekturës dhe Dizajnit që mban emrin e arkitektit të famshëm “Le Corbusier”.
Që me implementimin e Arkitekturës dhe Dizajnit si degë në Universitetin Europian të Tiranës është krijuar klubi përkatës, i cili drejtohet nga pedagogia Enkeleida Prifti, gjithashtu mentore e “UET Art Colony” pasi ky është edhe thelbi i klubeve bashkëpunimi dhe ndarja e eksperiencave.
“Ky vit duke qenë edhe se anëtarësimi është më i madh, edhe aktivitetet që bëhen janë më me tingull. Ekspozitat e shumta apo dhe bashkëpunimet me klubin e “UET Band” u kanë dhënë gjallëri aktiviteteve ekstra-kurikulare. Studentët ndjehen të motivuar dhe vlerësuar dhe pjesmarrja është entuziaste.”, u shpreh mentorja Enkeleida Prifti.
Antarët e klubit, studentë të UET i bashkojnë idetë dhe interesat e tyre të përbashkëta për të eksploruar tematika të reja.
Frenklin Muja është student i vitit të parë për Arte Pamore me drejtim Grafik Dizajn, i cili thotë se është angazhuar në këtë klub pasi ka më shumë mundësi për të zgjeruar horizontin dhe idetë duke pasur edhe mbështetjen e pedagogëve përkatës.
“Klubet janë një plus shumë i madh për studentët e UET, sidomos për Departamentin e Arteve, sepse çdokush mund të jetë i lirë për të shprehur mendimin e tij dhe të mund të shkëmbejë ide. Përfitimet janë të shumta sepse ka gjithmonë diçka për të mësuar nga secili prej nesh. Duke marr parasysh situatën e pandemisë klubet e kanë kaluar pritshmërinë”, tregon Frenklin.
Një tjetër anëtare e Arteve Pamore për Grafik Dizajn është Sofia Toma, e cila tregon se është antarësuar në Klubin “Le Corbusier” për t’u angazhuar sa më shumë në aktivitete.
“Këtë vit kemi zhvilluar shumë ekspozita të ndryshme, një nga të preferuarit e mi ishte “From Left to right” e cila kishte të bënte me një nga artistët e paarritshëm të kohës së Rilindjes, Leonardo Da Vinçi. Mendoj se kam bërë një zgjedhje të mirë të jem anëtare e Klubit “Le Corbusier” sepse fitova eksperiencë shumë të vlefshme në formimin artistik, promovimin si dhe bashkëpunimin me shumë artistë bashkëkohorë.”, thotë Sofia.
Klubi i Letërsisë “Kadare”
Letërsia është tërësia e të gjitha veprave të shkruara, që ndyshe mund ta quajmë art i fjalës së shkruar. Dhe jo paqëllim Klubi i Letërisisë në UET mban emrin e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare që na bëri të njohur në mbarë botën.
Ky klub drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, Ermir Nika sipas të cilit studentët anëtarë në klubin që ai mentoron diskutojmë libra, fenomene letrare, shkëmbejmë mendime mes njëri-tjëtrit duke e vendosur më së shumti theksin tek Letërsia Shqipe.
“Ne jemi gjithë kohën në kontakt me studentët dhe diskutojmë libra, fenomene letrare, shkëmbejmë mendime. Studentët kanë nevojë të njohin dhe orientohen drejt leximit. Pasi në mungesë të kritikës letrare. Një mungesë e theksuar prej vitesh ata orientohen nga media, e cila jo gjithmonë bën rolin e kritikës pasi janë të ndara. Media mbush hapësira, por gjykimin kritik nuk mund ta japë. Me anë të klubeve me anë të njerëzve të letrave që në UET janë pedagogë tashmë dhe kritikë shumë të njohur dhe shumë të mirë, ne mundohemi të plotësojmë këtë hapësirë boshe duke i orientuar drejt vlerave të letërsisë shqipe që e kemi prioritet dhe letërsisë botërore.”, shprehet Ermir Nika, i cili shton se studentët vijnë me një lloj paragjykimi për artin dhe letërsinë, një fenomen ky që nuk ndodh vetëm në Shqipëri dhe prandaj “ne duhet ta zhveshim këtë ide”.
E kjo mund të bëhet më së miri duke qenë pjesë e Klubeve të Artit dhe Letërsisë në UET.
“Klubi është një hapësirë, ku studenti ka mundësinë të përfshihet në interesat e tij në talentet e tij. Arti mbetet një pasion dhe ne ju krijojmë një atmosfërë kulturore, artistike në UET. Klubi do të zgjerohet pasi nuk është vetëm për studentët e arteve. Është një jetë e pasur përtej orarit mësimor, e pasuruar me repertor me ide, me program, me projekte”, shprehet më tej profesori.
Ashtu sikurse edhe në klube të tjera edhe në Klubin e Letërsisë “Kadare” marrin pjesë studentë nga departamente të ndryshme. I tillë është edhe rasti i studentes, Sabire Elezi. Ajo është studente e vitit të dytë dhe studion Marrëdhënie Ndërkombëtare, por si duket një lidhje e ka edhe me letërsinë.
“Arsyeja pse kam marrë pjesë në Klubin e Letërisisë “Kadare” ka qenë për të zhvilluar më tej lidhjen time të kahershme me letërisnë, si dhe për të mos qëndruar brenda kornizave të auditorëve, por për t’u ndier më pranë gjërave që të plotësojnë më shumë si individ”, tregon studentja e apasionuar pas letërsisë.
Për të takimet në klube janë të domosdoshme për të krijuar njohje të reja, biseda frytëdhënëse, shpenzime kohe, apo siç thotë ajo me shaka “aktivizim më tepër i trurit”.
I ka pëlqyer shumë një projekt në të cilin do të dëshironte të merrtë pjesë përherë. “UET Lexon” është një projekt mjaft interesant i cili u realizua gjatë periudhës së izolimit.
“Duke qenë se shumë fëmijë nuk kishin mundësi për të lexuar, sidomos ata të zonave rurale, u mendua që të bëhej ky projekt, si blog, ku konsistonte në leximin e veprave nga autorë shqiptarë ose të huaj. Pjesa regjistrohej në audio dhe u kushtohej lexuesve të vegjël në mbarë vendin, kryesisht atyre në zonat rurale.
Ishte një mundësi që të mund të jepja diçka për këta fëmijë, për t’u qëndruar më pranë nëpërmjet librit. Për t’iu dhënë mundësi atyre të eksplorojnë botën me sytë dhe mendjen që të krijon leximi.”, tregon e emocionuar studentja e UET.
Edhe këtë vit, por si asnjë herë tjetër, pas shkëputjes së Covid-19, studentët u mblodhën për të rikujtuar aktivizimin e një viti të tërë akademik, përshtypjet, risitë, benefitet, por edhe sfidat që pandemia solli.
Disa nga aktivitetet e realizuara gjatë vitit akademik 2019-2020 nga Klubet e Arteve
-DrumsNRums me të ftuar grupin “All In Band”
-Krishtlindje në UET
-Masterclass me Eneda Tarifën
-Muzikë dhe Pikturë (në bashkëpunim me Klubin e Arkitekturës dhe Arteve Pamore)
-Aktivitet kulturor me rastin e 7 Marsit, në bashkëpunim me qeverinë studentore
-80 vjetori i Pëllumb Kullës, në bashkëpunim me Departamentin e Arteve.[:sq]Edukimi nuk ndalet te dera e klasës, prandaj edhe aktivitetet e studentëve janë thelbësore për të plotësuar studimet, krijuar mundësi për miqësi dhe zbulim të vetvetes.

-80 vjetori i Pëllumb Kullës, në bashkëpunim me Departamentin e Arteve.[:]