• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Ish-drejtuesi i ‘Konrad Adenauer’, Colin Duerkop në Forumet UET: Turqia s’do jetë në gjendje të bëhet anëtare e plotë e BE

  • Date 11 Tetor, 2018

Ish-drejtuesi i ‘Konrad Adenauer’, Colin Duerkop në Forumet UET: Turqia s’do jetë në gjendje të bëhet anëtare e plotë e BE

Në kuadrin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë këtë të martë, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ishte i ftuar dr. Colin Duerkop, i cili ka punuar për fondacionin ‘Konrad Adenauer’ në Turqi për 29 vite

Një nga debatet më të nxehta të kësaj periudhe është nëse Turqia do të mund të përparojë drejt Bashkimit Europian. Marrëdhënia mes tyre ka njohur uljet dhe ngritjet e saj, por shanset që vendi të bëhet pjesë e unionit duken të pakta. Për këtë çështje, një njohës i mirë i marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së, ishte i ftuar në UET. Ish-drejtori i fondacionit gjerman ‘Konrad Adenauer’, Colin Duerkop foli në UET pikërisht kur marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Turqisë së Rexhep Taip Erdogan janë shumë të acaruara. Ai la të kuptohet se shanset për anëtarësim të plotë të Turqisë në BE

janë shumë të pakta.

Në kuadrin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë këtë të martë, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ishte i ftuar dr. Colin Duerkop, i cili ka punuar për fondacionin ‘Konrad Adenauer’ në Turqi për 29 vite. Në këtë forum u diskutua tema “Pranimi i Turqisë në BE – një histori pa fund?”.

Colin Duerkop ka marrë doktoraturë në shkencat ekonomike dhe shoqërore nga Universiteti i Innsbruck/Austri. Aktualisht ai është një hulumtues vizitues në Qendrën e Studimeve të Azisë Juglindore të Universitetit të Kiotos (CSEAS).

Duerkop ka punuar për Fondacionin Konrad Adenauer (ASK) për 29 vjet. Para detyrës në Ankara, ai ishte Përfaqësuesi Rajonal i ASK-së për Korenë e Japonisë dhe Drejtor i Programit të Diasporës Politike të ASK-së në Singapor. Nga viti 2002 deri në vitin 2009 ai redaktoi revistën Panorama: Vështrime në Azinë Juglindore dhe Europiane. Ai gjithashtu shërbeu në selinë e Fondacionit në Gjermani si Drejtor i Departamentit të Azisë.

Më herët, ai bëri vlerësime si Përfaqësuesi i Vendit të SHKP-së në Tajlandë, konsultoi projektet e Bankës Botërore në Tajlandë dhe Turqi dhe mori pjesë në projekte të ndryshme konsulence gjermane për ndihmë dypalëshe.

Ai filloi karrierën e tij si ekonomist në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) në Romë.

Këtë të martë ai foli në UET në Tiranë për një temë shumë interesante, ajo e perspektivës së integrimit europian të Turqisë.

Marrëdhënia midis tyre ka qenë mjaft dinamike ndër vite. Dr. Duerkop, në një leksion të mbajtur për audiencën ka trajtuar disa prej tematikave kryesore që lidhen me këtë çështje.

Fillimisht ai ka pasqyruar kronologjinë e asaj që mund të konsiderohet një marrëdhënie e vështirë dhe problemet apo pengesat për hyrjen e Turqisë në BE.

Një histori e pafund? Ndoshta është e tillë, për shkak se nis që herët, në vitin 1957, kur u formua Komuniteti Ekonomik Europian dhe vazhdon ende me një përgjigje të padefinuar.

2 vite pas krijimit të KEE, Turqia aplikon për të qenë pjesë e kësaj strukture, por problemet dhe pengesat e shfaqura gjatë rrugës, kanë bërë që edhe sot anëtarësimi i saj të mbetet me pikëpyetje.

Në një pasqyrim kronologjik të mirëshpjeguar, dr. Colin Duerkop ka ilustruar atë që ai e quan një rrugë me ulje dhe ngritje për sa i përket marrëdhënies mes BE dhe Turqisë.

Përgjatë fjalës së tij ai ka shpjeguar edhe cilat janë qëndrimet mbi këtë anëtarësim. Përse ‘kundërshtarët’ thonë se Turqia nuk mund të bëhet pjesë e BE, por njëkohësisht cilat janë qëndrimet pro? Cilët janë skenarët e ardhshëm? Si do të mund të zgjidhet kjo histori e “pafundme”? Dr. Duerkop ka ilustruar pesë skenarë të mundshëm.

Si fillim dua t’ju falënderoj të gjithëve, ndihem i privilegjuar që ndodhem mes jush, për të prezantuar një temë shumë interesante të Turqisë dhe Bashkimit Europian në një universitet prestigjioz si ky, tha ai.

Sipas Duerkop, ka disa probleme të theksuara në shtetin turk. “Turqia nuk është e zhvilluar mjaftueshëm dhe korrupsioni është shumë i madh”.

“Shteti turk po zhvillohet në një regjim autokratik pas referendumit të vitit 2017 dhe zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2018. Sundimi i ligjit është dobësuar shumë, shtypi dhe liria e opinionit të gjithsecilit është tej mase e kufizuar”

Sipas tij ka disa kundërargumente të mëtejshme nga ana e BE-së: “Nuk ka kapacitete të mjaftueshme absorbuese. Turqia u bashkua me fraksionin anti BE në Parlamentin Europian. Është e dukshme mungesa e vullnetit dhe gatishmërisë politike nga ana e tyre. 2/3 e popullsisë së Bashkimit Europian janë kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. Nga viti në vit vihet re se raportet e progresit të BE-së janë negative”.

Duerkop tregon se ka disa pika kryesore për t’u mbështetur. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte një hap shumë i dobishëm drejt integrimit. “Jo vetëm për Turqinë, por dhe për shumë vende të tjera, BE-ja është një garanci për demokratizimin e mëtejshëm”.

A po shkon Turqia drejt hyrjes në BE?

“Pranimi në BE është ende një qëllim i të gjithëve. BE ka frikë se nëse e anëtarësojnë Turqinë, ajo mund ta mbushë Europën me refugjatë dhe përpiqen ta mbajë larg”.

BE pezullon negociatat

“Parlamenti Europian rekomandoi ndalimin e negociatave në vitin 2016. Në samitin e vitit 2018 të BE-së, u reduktuan fondet e para-pranimit. Disa prej anëtarëve të BE-së kanë rekomanduar ndërprerjen e negociatave, pas retorikës anti BE të qeverisë turke gjatë referendumit. Rikthimi i dënimit me vdekje do t’i mbyllte automatikisht negociatat dhe do të rriste armiqësinë”.

Turqia anulon marrëveshjen e refugjatëve

“Nëse Turqia hap kufijtë e saj për refugjatët që do të largohen, BE do të kishte siguruar një prani ushtarake dhe kjo gjë mund të ndikojë në ekonominë e vendit. Për shkak të varësisë ndaj eksporteve nga BE dhe ndihmës së refugjatëve, ekonomia turke do të pësonte një rënie goxha të madhe”. 

Raportet Turqi-BE

“BE dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën, për shkak të situatave të ndryshme ekonomike, politike si dhe strategjive ushtarake. Mund të ketë një bashkëpunim intensiv në fusha të veçanta si: përforcimi i bashkimit doganor, ky do të ishte një përfitim për të dyja palët dhe do të ishte goxha lehtësim për Turqinë”.

“Procesi për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të mbetet motivimi dhe forca lëvizëse kryesore për europianizimin dhe demokratizimin e mëtejshëm. Por me siguri Turqia nuk do të ketë ose nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e plotë e BE-së, pasi ka disa gjëra që e pengojnë këtë çështje: Proceset e ratifikimit në të gjitha vendet e BE-së, nuk ka gjasa që të gjitha vendet e Bashkimit Europian ta miratojnë pranimin e saj në BE”.

 

  • Share:
admin

Previous post

Open Week në UET: Zhvillohet java e hapur me pjesëmarrjen e studentëve, prinderve dhe aktorëve shoqërorë
11 Tetor, 2018

Next post

UET Polivalent: Tashmë me Diploma Profesionale në 5 programe studimi
11 Tetor, 2018

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET