• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

HR CLUB 2024/ Të drejtat dhe detyrimet në marrëdhëniet e punës, sfidat që paraqet Gen Z

  • Date 13 Nëntor, 2024

Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare zhvilloi takimin HR Club për vitin 2024, me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të kompanive e institucioneve kryesore që janë bashkëpunëtorë të fakultetit. Gjatë tryezës u diskutua mbi të drejtat dhe detyrimet në marrëdhëniet e studentëve, problematikat që paraqiten nga punëdhënësit, por edhe sa të mirëpritur janë studentët në jetën pas auditorëve.

Një studim i fundit zbuloi se kompanitë po pushojnë të rinjtë e Gen Z, menjëherë pas punësimit. Raporti i publikuar në muajin tetor 2024 në revistën online Intelligent, konkludonte se rreth gjashtë në dhjetë kompani raportuan se kishin pushuar nga puna një të sapo diplomuar.
Nga anketimi i 1,000 menaxherëve të punësimit, u zbulua gjithashtu se një në gjashtë punëdhënës hezitonin të punësonin punëtorë të Gen Z kryesisht për shkak të reputacionit të tyre për mungesën e motivimit, mungesën e profesionalizmit dhe aftësitë e dobëta të komunikimit, ndër të tjera.

Një problematikë e tillë u cek gjatë takimit të HR CLUB 2024 të realizuar në Universitetin Europian të Tiranës nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ky takim i përvitshëm mblodhi partnerët, përfaqësues të kompanive, bizneseve, apo institucioneve me të cilat ky fakultet ka marrëveshje bashkëpunimi dhe që shpesh bëhen pjesë e takimeve, panaireve dhe forumeve në UET.

Në këtë HR CLUB 2024, me tematikë “Të drejtat dhe detyrimet në marrëdhëniet e punës”, morën pjesë përfaqësueset e Agjensicë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Pranvera Mehmeti dhe Mimoza Ulqinaku; Gertjana Hasalla menaxhere Projektesh pranë Center for Labour Rights; Elbana Lluri nga Avokati i Popullit; Irena Lavdari nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Evis Shurdha, anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit.

Në bashkëbisedimin me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Juridike, dr. Sofjana Veliu, u prekën çështja e punësimit të studentëve, kërkesat që kanë bizneset, vështirësitë që hasin të sapo diplomuarit, mungesa e eksperiencës apo sa vlerësohen trajnimet dhe eksperiencat vullnetare dhe përfshirja sociale.

Duke falënderuar pjesëmarrësit, pedagogia Sofjana Veliu tha se ky takim i përvitshëm është i rëndësishëm për të gjitha palët për t’u orientuar si duhet në tregun e punës dhe për të kuptuar se ku duhet të bashkëpunohet më mirë për të pasur produktivitet.
“Ky takim është një domosdoshmëri për të diskutuar mes nesh mbi problematikat që ka sot tregu i punës, nevojat për punësim, çfarë duhet t’u ofrojmë studentëve tanë që të dalin më të përgatitur për tregun e punës etj. Përveç ftesës në auditor që i bëjmë shpesh ekspertëve nga tregu i punës, ne duam të përmirësojmë kurrikulën tonë në funksion të dinamikave të reja”, tha Veliu.

Përfaqësueset e Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive folën mbi qëllimin që ka ky agjenci shtetëror në varësi të MEKI- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në kuadër të programeve që ka nisur, programe për të rinjtë që kanë mbaruar studimet, janë të papunë dhe të paangazhuar, duke sjellë shërbime të formimit profesional me gjysmë bursa, praktika pune ose punësim një-vjeçar deri në profilizimin në treg.

Menaxherja e Projekteve pranë Center for Labour Rights, znj.Gertjana Hasalla shpjegoi gjithashtu programet që ofrohen për studentët për parapërgatitjen e tyre për degët, por edhe detyrimet që kanë në vendin e punës. Duke qenë se tregu ndryshon, ajo theksoi se një punë e mirë duhet të bëhet gjatë këshillimit të karrierës së studentëve, në mënyrë që të udhëzohen siç duhet për ato se çfarë ofron treg, çfarë aftësish kanë dhe ku mund ta gjejnë veten më të plotësuar.

Për këtë arsye ajo sugjeroi që të zhvillohen takime të përbashkëta në funksion të informimit dhe ofrimit të ndihmës për studentët. E pyetur te problematikat që vërehen te punonjësit e rinj, Hasalla tha ka një problematikë me soft-skills. “Kanë një përgatitje të lartë shkencore, por në momentin që flasim për sjelljen në punë, për komunikimin, empatinë, këto mungojnë. Ka mungesë korrektësie, dhe kjo e bën të vështirë avancimin në karrierë”, theksoi ajo.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura nga Avokati i Popullit gjatë praktikave të ofruara, znj. Elbana Lluri se paraqiten dy tipologji studentësh apo punëmarrësish të rinj. “Ka punëmarrës të rinj që janë totalisht të painformuar se si duhet ta ushtrojnë detyrën, ka edhe nga që vijnë më njëfarë vetëkënaqësie për detyrën që do të ushtrojnë. Të dy palët kanë problemet e tyre”, theksoi ajo. Problemi tjetër i paraqitur prej saj kishte të bënte me faktin që gjenerata e re kërkon një rritje të shpejtë në detyra dhe funksione shtetërorë, duke neglizhuar gjërat bazë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi eksperiencat që kërkohen në tregun e punës, duke neglizhuar tërësisht përfshirjen vullnetare me organizata dhe OJF-të. U prekën elementë të tillë që kanë të bëjnë me elementë thelbësore të qasjes në punë, duke filluar që prezantimin, me CV, me sjelljen, me qëndrimin dhe komunikimin, respektimin e etikës etj.
U fol për forcimin e bashkëpunimit me partnerët dhe përfshirjen e sa më shumë studentëve në takime të ngjashme, të vlefshme për secilën palë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET nderon me Certifikatë Mirënjohjeje dr. Mimoza Kaçi, drejtuese e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
13 Nëntor, 2024

Next post

Risia më e fundit në UET/ Skuadra e futbollit Sport Club UET futet në Kategorinë e Tretë
14 Nëntor, 2024

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 Maj, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 Maj, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET