Foto/ UET përmbyll Workshop-in “New Media Trends”, me 25 gazetarë…
Universiteti Europian i Tiranës ka përmbyllur Workshop-in “New Media Trends”, me 25 gazetarë dhe specialist të marrëdhënieve publike, të cilët morën pjesë në këtë aktivitet për ndërtimin e një studimi 5 vjeçar.
Ky aktivitet është konceptuar si tryezë për diskutim, mbi tematika të ndryshme të aktualitetit në botën mediatike dhe trendeve që parashikohen për të ardhmen.
Gazetarë dhe specialist të marrëdhënieve publike kanë kontribuar dhe janë angazhuar për disa javë për të risjellë risitë dhe trendet më të reja të botës së medias dhe marrëdhënieve publike.
“New Media Trends” do të zhvillohet sërish dhe ka si objektiv të kthehet në një traditë të mirëfilltë.