• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

revista shkencore

ECONOMICUS 23/1: Bizneset dhe financat e qëndrueshme, sa afër është Shqipëria me objektivat globale

  • Date 8 Qershor, 2024

Numri i parë për këtë vit i revistës shkencore “Economicus” iu dedikua një teme sa aktuale aq e sfiduese: “Sustainable Finance and Management”. Kjo tematikë është më shumë se kurrë pjesë e agjendave globale, ndërsa ndryshimet që po përjeton njerëzimi janë sa të mëdha aq e të shpejta, duke u shoqëruar kështu me problematika që kanë nevojë të rregullohen me urgjencë nga qeveritë.

Në editorialin e revistës, dekania e fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. dr. Ermela Kripa, e cila është njëkohësisht kryeredaktore e botimit shkencor, shkruan se transformimet globale po vetëdijësojnë kompanitë dhe organizatat për përgjegjësinë e tyre ndaj shoqërisë, në lidhje me përdorimin e burimeve dhe mjedisit për të gjeneruar prosperitet ekonomik.

“Financimi i qëndrueshëm është bërë një koncept kyç në mjedisin financiar global, duke transformuar mënyrën se si bizneset dhe institucionet konceptojnë dhe veprojnë në lidhje me investimet dhe shpërndarjen e kapitalit. Ai përfshin një koordinim të përsosur midis prosperitetit financiar, mirëqenies sociale dhe mbrojtjes së mjedisit.”

Për ta bërë këtë, bizneset i referohen setit të rregullave dhe kritereve të vendosura në ESG (Environmental, Social and Governance). Kriteret ESG përdoren për të vlerësuar performancën e një kompanie ose subjekti në aspektin e qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë. Këto kritere përdoren gjithashtu nga investitorët, analistët dhe palët e tjera të interesuara për të vlerësuar ndikimin e një kompanie në mjedis e shoqëri.

Por ku gjendet Shqipëria në këtë rend global? Sa afër e larg ëshë ajo me këto direktiva, kritere, e sa pro mjedisore janë bizneset e saj?

Gjatë promovimit të “Economicus 23/1”, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, dekania Kripa tha se Shqipëria nuk ka bërë aq shumë hapa sa i përket implementimit të ESG.

“Ka filluar implementimi i direktivave të BE-së, edhe pse nuk jemi akoma të anëtarësuar. Një nga direktivat që njoh ëshë ajo e 2014-ës e implementuar në BE, sa i përket bilanceve të qëndrueshme, ku tejkalohet financimi tradicional”, sqaroi ajo.

Ekspertja e mjedisit, ish-zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se pavarësisht retorikës e përpjekjeve kufizuese, siç janë udhëzimet e Marrëveshjes së Parisit, ku parashikohet taksim për emetuesit e azotit, karbonit e metanit, nga analizat 10-vjeçare që bëhen, rezulton se globalisht janë realizuar vetëm 15% e objektivave.

Sipas saj, rasti i Shqipërisë është më specifik pasi ekonomia e saj është e varur tërësisht nga mjedisi dhe ai që e zhvillon është turizmi. “Ne jo vetëm kemi një shfrytëzim 100%, por kemi edhe një mbivendosje të këtyre aseteve natyrore në ultësirën perëndimore, e cila është njëkohësisht më e prekura nga ndryshimet klimatike.”

Çuçi tha më tej se Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga ndryshimet klimatike, duke e renditur e para në Europë dhe e 61 në botë. Sipas saj, nuk janë vetëm burimet e pasura ujore që na ka bekuar Zoti, por është edhe një moskoordinim institucional e një një keqmenaxhim që sjell humbje në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto të vendit.

“Në 2017 dëmi prej përmbytjeve ishte 218 milionë dollarë dhe u prekën 569 mijë njerëz. 86% e territorit shqiptar është e prekur nga fatkeqësitë. Zona e ultësirës perëndimore gjeneron 88.5% të PBB. Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive natyrore, pra përmbytjeve, zjarreve, tërmeteve dhe erozionit është 2.5% e PBB-së.”

Nga ana tjetër, kapitulli 27 në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian i është dedikuar mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, ku përcaktohen disa kritere për zbatim. Çuçi tha se aty parashikohet që resortet duhet të kenë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, gjë që nuk ka ndodhur deri tani

“Nëse nuk planifikojmë në mënyrë të qëndrushme mjedisi nuk kontrollohet”, tha ajo, duke shtuar se kostot financiare mbeten shumë të larta.

Zv. rektorja e UET, prof. dr. Drita Kruja foli për aspektin shkencor të revistave që boton në UET, të cilat tashmë janë të indeksuara në DOAJ për të rritur dukshmërinë dhe reputacionin e kërkimeve shkencore. Po ashtu artikujt gjenden në Google Scholar dhe në site të tjera.

“Kemi plotësuar të gjitha kriteret që Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Ministria e Arsimit ka vendosur për rankimin e botimeve. Pesë revistat tona do të kalojnë në kategorinë B sapo të hapen procedurat”, nënvizoi Kruja.

Ajo kërkoi bashkëpunimin e hulumtuesëve dhe pedagogëve, për t’i bërë sa më vizible artikujt e tyre e për të njohur kërkimet e kolegëve, duke i cituar ato më tej, për të plotësuar kështu kriteret që e kalojnë revistën shkencore në kategorinë A në Scopus.

Punimet e ECONOMICUS 23/1

– Sustainable Finance and Management. Challenges for Achieving Sustainable Finance & Management for Businesses

Editorial nga Prof. Asoc. Dr. Ermela KRIPA

– The potentials and opportunities of circular economy in Albania

Dr. Forcim KOLA, Dr. Teuta ÇERPJA

– Industrial Symbiosis in the Circular Economy: A Review

PhD. (c) Ina KEÇI

– Exploring the Influence of Green HRM Practices on Employee Motivation and Sustainable Performance: A Focus on Organizations in the Service Industry in Tirana

Msc. Mishela RAPO

– The importance of ëaste management: Some observations on Albania

MSc. Anisa SARACI, Prof. Dr. Giovanni LAGIOIA

– Financial Development and Economic Groëth: Evidence from Albania

Sara CAUSHAJ, MSc. Tatjana МОСКА

– Relationship betëeen exchange rate and trade balance during the period 2002-2023 in Albania

Dr. Leonard BODURI, Prof. Asoc. Dr. Ermela KRIPA

– The impact of social media on fashion marketing in our country

Prof. Dr. Kreshnik BELLO, Dr. Aurela BRAHOLLI, Prof. Asoc. Dr. Irina CANCO, PhD. (c) Ina KEÇI, Flori GJONAJ

– Tourism and economy: Analysis of the connection in the context of Albania

PhD (c) Drilona MULAJ

– The impact of the minimum wage on employment. The case of Albania

Dr. Leonard BODURI, BA. Bora ALIMERI, PhD(c) Emirgena Nikolli

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET Alumni 2024/ Dojna Mema, fituesja e 16-të e Çmimit të Karrierës: Kam besuar që ditën e parë në ëndrrën time
8 Qershor, 2024

Next post

Promovohet MEDICUS 8/1, referencë për pedagogët shqiptarë dhe revista shkencore ku botojnë studiuesit e huaj
15 Qershor, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET