• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]E ardhmja kërkon studentë kreativë[:]

  • Date 30 Prill, 2019

[:en]

E ardhmja kërkon studentë kreativë

Aftësimi i studentëve për t’u përballur me një botë komplekse, që paraqet shumë sfida dhe zhvillime të shpejta, është një nga objektivat e universiteteve në mbarë botën. Zhvillimi i kreativitetit është një faktor përcaktues në plotësimin e këtij objektivi.

Bota ka nevojë për njerëz që mund të kombinojnë mendimet, njohuritë, aftësitë dhe vlerat e tyre në mënyra kreative, për të krijuar pasuri dhe prosperitet, për të trajtuar probleme të vështira sociale dhe mjedisore, për të pasuruar kulturat dhe për të rritur mirëqenien e tyre. Shoqëria bashkëkohore karakterizohet nga procese të shpejta dhe komplekse, që sjellin ndryshme në të gjitha sferat e jetës. Kreativiteti është identifikuar si faktor kyç për adresimin e përshtatshëm të sfidave të shkaktuara nga këto ndryshime, si dhe një forcë lëvizëse kryesore drejt krijimit të njohurive sociale dhe ekonomike për avancimin e shoqërisë së dijes. Pyetjet komplekse të së ardhmes nuk do ta gjejnë më përgjigjen “në libra”, por nga individë dhe grupe kreative, të cilët janë në gjendje ta përballojnë pasigurinë dhe paqartësinë që e ardhmja parashtron dhe që nuk kanë frikë të vënë në dyshim idetë që merren të mirëqena sot.
Universitetet luajnë një rol jetësor në krijimin e shoqërive më krijuese dhe për këtë arsye është detyrë e tyre të përgatisin studentë kreativë të aftë për t’u përballur me një të ardhme të pasigurt.

Kreativiteti përtej artit
Ndonëse për shumë njerëz, kur dëgjojnë fjalën “kreativitet”, natyrshëm në mendje krijohet imazhi i një artisti; një piktori apo skulptori që “krijon” objekte fizike, një kompozitori muzikor ose shkrimtari, në të vërtetë kreativiteti nuk është i kufizuar vetëm në fushat artistike.


Albert Einstein, Steve Jobs dhe Leonardo da Vinçi, për shembull janë gjeni kreativë në fusha të ndryshme. Kreativiteti, nga ana tjetër, nuk është i kufizuar në një numër të vogël individësh, të cilët ne i konsiderojmë si “gjeni” dhe nuk ka përse të jetë gjithnjë i lidhur me një shpikje apo teoremë të re. Ka një gamë të gjerë të aktiviteteve njerëzore, në të cilat individët mund të sjellin ide apo qasje të reja dhe frymëzim; kreativ është edhe një avokat, i cili harton një strategji të re për të fituar një çështje në një seancë gjyqësore, një drejtues korporate, i cili udhëheq ekipin e tij, një infermier, një filozof, një diplomat etj. Në tregun e nesërm të punës, një individ, i cili nuk ka kompetenca në zgjidhjen e problemeve, që nuk është në gjendje të ketë një mendim kritik, të pavarur dhe origjinal, është i disavantazhuar nga punëdhënësit, të cilët dita-ditës rritin kërkesat e tyre veçanërisht ndaj të sapodiplomuarve. Duke marrë parasysh se kreativiteti i ndihmon individët që të përfitojnë më mirë nga mundësitë dhe t’u përgjigjen më produktivisht sfidave dhe vështirësive në jetën e tyre personale dhe profesionale, gjithashtu se sjelljet kreative kontribuojnë në cilësinë e jetës në mirëqenien emocionale dhe shëndetin mendor, pasi shoqërohen gjithnjë me ndjesinë e kënaqësisë dhe përplotësimit, qëllimi i arsimit të lartë duhet të jetë që të ndihmojë studentët të zhvillojnë potencialin e tyre sa më plotësisht të jetë e mundur në këtë nivel. Universitetet duhet të promovojnë një kulturë që është tolerante ndaj dështimit dhe njëkohësisht duhet të inkurajojnë komunitetin e tyre që të vënë në dyshim idetë që merren të mirëqena, të shkojnë përtej njohurive konvencionale dhe të synojnë të arrijnë origjinalitetin.

Roli i universiteteve
Për këto arsye, institucionet e arsimit të lartë duhet të promovojnë kushte, duke përfshirë strategjitë, qasjet, metodat dhe udhëzimet që adresojnë zhvillimin e aftësive krijuese të nxënësve.


Universitetet duhet të rezervojnë kohën për dialog dhe t’i dëgjojnë studentët me respekt dhe t’i ndihmojnë këta të fundit të zhdukin bllokimet emocionale apo frikën ndaj kritikave dhe gabimeve. Inkurajimi i studentëve për të ndjekur temat që i interesojnë më së shumti dhe diversifikimi i strategjive të mësimdhënies që përdoren në klasë janë po ashtu të rëndësishme. Studentët duhet të ekspozohen vetëm ndaj kritikave konstruktive dhe të inkurajohen për të shprehur ide të reja. Ata duhet të nxiten gjatë leksioneve për të kërkuar pyetjeve provokative. Stafi, jo vetëm ai akademik, duhet të ruajë një marrëdhënie pozitive me studentët dhe të promovohet një ambient psikologjikisht i sigurt, në të cilin studentët nuk kanë frikë të paraqesin veten. Nga ana tjetër, është e domosdoshme të kuptohen dallimet individuale që lidhen me sjelljet dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, në mënyrë që të ketë hapësirë për origjinalitet. Po ashtu universitetet duhet të promovojnë frymën e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit në nivel lokal dhe përtej, pasi kjo i ndalon të izolohen brenda një kuadrati. Gjithashtu është me rëndësi që aktivitetet e ndryshme të karakterit akademik apo edukativ të mos jenë të fokusuara në të shkuarën, por si institucione ku kryefjala është dija, universitetet duhet t’u paraprijnë trendeve të së ardhmes. Ndër disiplinariteti është një faktor tjetër kyç dhe jo pak herë mund të arrihen rezultate të frytshme nëse dy ose më shumë disiplina ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Arlinda Ymeraj: Auditori kërkon eksperiencën njerëzore[:]
30 Prill, 2019

Next post

[:en]Avantazhet e profilizimit të studimeve në UET[:]
1 Maj, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET