• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Dita e parë në akademi/Fytyrat e shumta të jetës profesionale të Ylljet Aliçkës[:]

  • Date 20 Prill, 2019

[:en]

Fytyrat e shumta të jetës profesionale të Ylljet Aliçkës

Shkrimtari, ish-ambasadori dhe pedagogu i njohur Ylljet Aliçka, rrëfen mbi jetën e tij dinamike profesionale, duke veçuar mësimdhënien në akademi

Një personazh poliedrik, një eksplorues i palodhur me një karakter të zhdërvjelltë. I tillë është shkrimtari dhe pedagogu Ylljet Aliçka, karriera e të cilit ka qenë dinamike, duke ilustruar në kohë një mori aftësish dhe talentesh që e kanë lejuar atë të sigurojë arritje të shumta në fusha të ndryshme.
Ndonëse rrethanat e jetës e kanë shkëputur për një farë periudhe nga akademia, në të vërtetë personaliteti dhe ambicia e tij për të qenë koherent me dijen dhe zhvillimet në fusha të ndryshme kanë ndikuar që Ylljet Aliçka pas përvojës së pasur me arritje në fushën e letërsisë, kinematografisë apo diplomacisë të rikthehet në auditorë për të dhënë mësim.


Mësimdhënia në akademi

Pavarësisht angazhimeve të tjera, aspektin e mësimdhënies nuk e ka larguar kurrë nga vetja. Ndërkohë që ka mbaruar studimet e larta fillimisht për degën Biokimi, tregon se shkak për t’u bërë pjesë e botës akademike u bë një titull “Kandidat i Shkencave” i fituar në atë kohë.

“Në vitin ’90, mora titullin ‘Kandidat i Shkencave’, që ishte ekuivalent me titullin sot, ‘Doktor i Shkencave’, në modernizimin e programeve të shkencave të natyrës, me të cilin u angazhova mjaft në ato vite. Isha në grupet e modernizimit dhe u bëra autor i teksteve shkollore”, tregon Prof. Dr. Ylljet Aliçka.
Falë kësaj përvoje fillestare ai bëri një specializim të shkurtër në didaktikën e shkencave të natyrës, në Francë dhe mori titullin “Mjeshtër Kërkimesh”. Për herë të parë pjesë e auditorit si lektor, profesor Aliçka u bë kur filloi të jepte lëndën e etologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

“Leksionin e parë unë e kam dhënë në një disiplinë shumë të veçantë dhe shumë të bukur. Etologji, që do të thotë interpretimi i sjelljeve të njeriut mbi baza instiktive, ose mbi origjinën shtazore të instinkteve. Është shkencë relativisht e re në Shqipëri dhe jo shumë e përhapur. Këtë lëndë e kam dhënë për rreth dy vite”, rrëfen ai.

Nuk ka qenë i persekutuar në kohën e regjimit diktatorial, por as i privilegjuar. Në të vërtetë ajo çfarë e shtyu të bënte këto specializime dhe të avanconte më tej në formimin e tij, ishte pikërisht dëshira për të mos qëndruar në “vend”. Në përfundim të studimeve për Biokimi, shteti e dërgoi të punonte si mësues në fshat.

“Në atë kohë unë kërkova të studioja për Mjekësi, por më dhanë Biokimi dhe pas përfundimit të studimeve më çuan të punoja dhjetë vjet në male, mësues. Gjë që s’e kisha dëshirë. Duke ndenjur gjatë në fshat, si mësues fshati, u lodha. Por periudhën më të bukur të jetës sime isha mësues fshati …

Megjithatë kur u hap aktiviteti për grada shkencore, ku duhet të jepje provime pasuniversitare, të mësoje gjuhë të huaj, unë iu futa këtyre studimeve, për të ngritur nivelin e jetës sime. Fakti që u bëra ‘Kandidat i Shkencës’, më hapi dyer të reja, ku si fillim u bëra pjesë e shtëpisë botuese të ‘Librit Shkollor’”, rrëfen Aliçka, i cili gjatë qëndrimit në këtë institucion spikati. Prof. Dr. Ylljet Aliçka është bashkautor i 13 teksteve të biologjisë shkollore. Ishte ky hap i ndërmarrë, që në një farë mënyre e kanalizoi në botën e studimeve të mirëfillta.

Megjithatë edhe këtë herë rrethanat do të ndikonin që ai të ndryshonte sërish drejtimin e jetës. Këtë herë do të bëhej pjesë e zyrave, e Ministrisë së Kulturës, e përfaqësive të huaja diplomatike.

“Do të ishte shumë mirë nëse unë do të vazhdoja të isha didakt i mirë i teksteve shkollore, për të cilën unë u dallova në atë kohë, por dy vite pasi u bëra drejtor i shtëpisë botuese të ‘Librit Shkollor’, rrethanat e sollën që të ndryshoja sërish pozicion pune. Në vitin ’92, unë u bëra drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Kulturës ku qëndrova për pesë vite”, tregon ai.
Kthesa e ndërmarrë në atë moment, u bë vendimtare për vitet në vijim, të cilat ishin kryesisht të përqendruara në sferën e diplomacisë. Për 10 vite profesor Ylljet Aliçka ishte pjesë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, si përgjegjës për komunikimin dhe kulturën. Falë kësaj përvoje të gjatë, atij i erdhi propozimi për të qenë ambasador në Francë, pozicion të cilin e mbajti për gjashtë vite. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk i shkëputi tërësisht lidhjet me akademinë, duke qenë herë pas here i pranishëm në auditor si lektor.

“Njeriu duhet të shfrytëzojë të gjithë kohën, kapacitetet, mundësitë, jo vetëm për të fituar financiarisht, por edhe sepse të mban gjallë. Çdo lloj angazhimi profesional, veçanërisht angazhim akademik, është një mënyrë e mirë jetese”, tregon ai në lidhje me arsyet që e mbajtën pranë mësimdhënies.

Falë natyrës eksploruese dhe ambicioze, talente dhe pasione të reja filluan të shpërfaqeshin me kalimin e kohës. Letërsia është një ndër më të spikaturat, e cila thuajse si të tjerat, lindi tek ai kushtëzuar nga rrethanat. Autor i disa librave, të përkthyera dhe botuara edhe në vende europiane si Franca apo Italia, Ylljet Aliçka është gjithashtu edhe autor i disa skenarë filmash. Falë punës së dalluar në këtë disiplinë, ai ka pasur mundësinë të japë leksione në akademi edhe në një lëndë krejt të largët me etologjinë, lëndën e shkrimit të skenarit. Pas kthimit nga Franca, Prof. Dr. Ylljet Aliçka u bë pjesë e stafit akademik të Universitetit Europian të Tiranës, ku në statusin e pedagogut të brendshëm, brenda Departamentit të Edukimit, ka dhënë prej disa vitesh tashmë mësim në të tria ciklet e studimit.

“Jap ato lëndë që më japin kënaqësi kur i lexoj, që më nxisin të përgatitem paraprakisht para studentëve dhe jeta akademike më fal kënaqësi, pasi zbuloj gjëra të reja që nuk i kam ditur dhe nuk i kemi bërë në formimin tonë universitar”, rrëfen ai duke pranuar se mësimdhënia në universitet është një ndër pasionet e tij aktuale, së bashku me letërsinë dhe kinematografinë.

Gjatë periudhës kur ai është bërë pjesë aktive e botës akademike, shprehet se vë re një problematikë në vendin tonë, atë të mosshfrytëzimit të kapaciteteve intelektuale të universiteteve.

“Po zbuloj një realitet të ri, në kuptimin e kapaciteteve intelektuale që kanë universitetet. Fillova të kuptoj, duke qenë brenda jetës akademike, potencialet që ka një vend për mendje. Më tepër është një keqardhje, sesa pak merret mendimi akademik në mbarëvajtjen, administrimin, politikën, në të gjitha fushat e jetës … Është vërtet një kapacitet shumë i madh, janë energji dhe burim shumë i fuqishëm që duhet shfrytëzuar”, thotë Aliçka.

Ndonëse shprehet se i vjen keq që gjatë përvojës së tij të gjatë profesionale nuk është përqendruar përfundimisht në një aspekt të caktuar, thekson se është e nevojshme për një individ të dijë dhe të mësojë çdo ditë diçka më shumë.

“Në jetë duhet të formohesh, të forcohesh, që të ta kenë nevojën në fusha të ndryshme.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Universiteti, trampolinë suksesi për sipërmarrjen[:]
20 Prill, 2019

Next post

[:en]Ndërdisiplinariteti në UET, sukseset e para[:]
20 Prill, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET