• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

“Data Literacy”, aftësia që e kërkon çdo profesion

  • Date 18 Tetor, 2021

“Data Literacy”, aftësia që e kërkon çdo profesion

Agim Kasaj

Aurora Binjaku

Aleksandër Pulla

Punonjësit me aftësi të leximit dhe përpunimit të të dhënave janë bërë shumë të vlefshëm në ekonominë e sotme dhe tregun e punës. Më shumë se kurrë më parë, punëdhënësit kërkojnë një shkallë të caktuar të këtyre aftësive nga të gjithë punonjësit, pavarësisht nga pozicioni i tyre në biznes apo formimi i tyre profesional. Teknologjitë e reja sot ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme, por nuk ka kuptim të kesh gjithnjë e më shumë sasi të dhënash nëse askush nuk di t’i eksplorojë në mënyrë efikase. Kjo nevojë e biznesit ka rritur ndërgjegjësimin e universiteteve mbi rëndësinë e përgatitjes së punonjësve të ardhshëm me këto kompetenca.

“Data Literacy”, është një koncept i ri i aftësisë së punës me të dhënat digjitale. Ky koncept mund të përkufizohet si aftësia për të  lexuar, përpunuar dhe analizuar të dhëna të ndryshme, në mënyrë që të merren vendimet më të mira të bazuara mbi informacionin. Meqenëse të dhënat përdoren në pothuaj të gjitha fushat, ‘Data Literacy’ është sot një aftësi thelbësore, jo vetëm për bizneset, por edhe për profesionistë si gazetarët, politikanët, etj. Ajo është gjithashtu një mundësues i fuqishëm i angazhimit qytetar, pasi fuqizon individët dhe komunitetet që t’i mbajnë qeveritë transparente dhe të përgjegjshme, të merren me çështjet lokale dhe të lundrojnë në ekosistemet e tyre të të dhënave.

Për të garantuar këtë lloj aftësie, UET zhvilloi projektin  “DATALIT”, një projekt i financuar nga fondet Erasmus+ të Bashkimit Europian, në partneritet me biznese dhe IAL brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Projekti “DATALIT” synon:

  • t’u ofrojë studentëve të universiteteve në çdo fakultet, mundësinë për të arritur një nivel të përshtatshëm të njohurive mbi digjitalizimin dhe përdorimin e të dhënave, në mënyrë që ata të mund t’i përdorin në mënyrë të përshtatshme gjatë gjithë jetës së tyre personale dhe profesionale;
  • të ngushtojë hendekun midis biznesit dhe akademisë dhe mundësojë ndërmarrjeve të BE -së një kontakt të drejtpërdrejtë me punonjës të ardhshëm potencial ose partnerët e biznesit të trajnuar siç duhet për të shfrytëzuar të dhënat në mënyrë efektive;
  • harmonizimin e metodologjive që do të përdoren nga universitetet në rang botëror mbi mënyrën sesi do të ofrohen këto njohuri.

Për arritjen e këtyre objektivave, UET së bashku me partnerët e tjerë zhvilluan fillimisht trajnimin e stafit akademik në universitet si dhe përfaqësues të stafit administrativ në disa biznese partnere të UET, në formatin e përgatitjes së trajnuesve “Training the Trainers”. Ky trajnim mundësoi zhvillimin e njohurive, dhe aftësive të nevojshme për fuqizimin e ‘Data Literacy’. Për më tepër në trajnim, pjesë përbërëse ishte dhe metodologjia sesi do të integroheshin këto njohuri në programet mësimore si lëndë të veçanta apo dhe si metodologji e matjes dhe vlerësimit të njohurive të studentëve në lëndë të tjera që janë aktualisht në programet mësimore. Në këtë kuadër u trajtua metodologjia novatore “LEVEL5”, e cila bën të mundur vlerësimin e nivelit të aftësive si ‘data literate’ bazuar në dimensionin e dijes (knowledge), aftësive (skills) dhe qëndrimit emocional (attitude).

Pas përfundimit të trajnimit të stafit akademik të UET, projekti vijoi më tej me trajnimin e studentëve nga ana e pedagogëve të trajnuar, në një prej nënkompetencave të ‘Data Literacy’. Kompetenca e zgjedhur prej UET konsistoi në vizualizimin e të dhënave (Data Visualization). Studentët e trajnuar në fund të projektit u pajisën me një certifikatë profesionale “LEVEL5”, në lidhje me kompetencën e trajnimit dhe nivelit të tyre në këtë kompetencë bazuar në dimensionet matëse të kësaj metodologjie.

  • Share:
admin

Previous post

Orari i Semestrit të parë, Bachelor dhe Diplomë Profesionale, 2021-2022
18 Tetor, 2021

Next post

Hedhin kapelet 500 të diplomuarit e UET në ciklin Master
22 Tetor, 2021

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
poster  DSSH 2023
Call for papers – DSSH/ASD 2023
17 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET