• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

BRINGING IDEAS TO LIFE Knowhub, Projekti Erasmus që lidh UET me sipërmarrjet dhe krijon ura për ndërkombëtarizimin

  • Date 29 Shtator, 2021

BRINGING IDEAS TO LIFE Knowhub, Projekti Erasmus që lidh UET me sipërmarrjet dhe krijon ura për ndërkombëtarizimin

Prof. Dr. Ermira Qosja

Dr. Ketrina (Çabiri) Mijo

Të ndodhesh në Graz në Shtator, pas një periudhe të gjatë të izolimit e të kthimit online të të gjitha veprimtarive të universitetit, me nje grup kolegësh proaktive dhe të gatshëm për sfida të reja është frymëzim e kënaqësi njëkohësisht. Graz, qëndra e rajonit të Styria-s në Austri, ku tetë universitete zhvillojnë veprimtarinë e tyre të josh me qetësinë, klasin, historinë dhe mikpritjen dhe  ndjesia që të shoqëron është që rikthimi është edhe më i bukur,

Së bashku me Rektorin Prof. Tonin Gjuraj, në kuadrin e projektit “Knowhub – Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity” dhe të ndërkombëtarizimit të universitetit, një grup pedagogësh të UET zhvilluan një vizitë disa ditore në F.H Johanneum University of Applied Science, në Institutin e Menaxhimit Ndërkombëtar.

Prof. Doris Kiendl dhe Bojan Jovanoski, drejtuesit e projektit Knowhub kanë ndërtuar një axhende që bashkon trajnimin intensiv në çështje që lidhen me edukimin sipërmarrës, universitetin sipërmarrës dhe strategjinë e ngritjes dhe komercializimit të HUB-it. Lidhja me industrinë e universiteteve duken që po fokuson veprimtarinë e tyre, e në këtë drejtim universitet e shkencave të aplikuara dhe universitetet klasike po përafrohen mes tyre .

Universiteti i Shkencave të Aplikuara F. H. Johanneum përbën një model suksesi, jo vetëm për punësimin e të gjithëve studentëve të tyre 100%, por dhe fondet e konsiderueshme që marrin nga industria, rajoni dhe qeveria. UET, prej  disa vitesh ka vendosur një raport bashkëpunimi me  këtë universitet, duke ndarë së bashku dy projekte Erasmus, mobilitete studentësh e pedagogësh dhe një qasje bashkëpunuese që me shumë gjasa do të vijojë dhe do formëzohet  në formate më produktive dhe me interes të përbashkët.

Nga e majta: Agim Kasaj, Bojan Jovanoski, Ketrina Çabiri Mijo, Ermira Qosja dhe Genti Beqiri

KNOWHUB, projekti që mbështet zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe inovative

Projekti Erasmus + CBHE KA2 ‘KNOWHUB’ i financuar nga Bashkimi European, është hartuar për t’ju përgjigjur në mënyrën më të përshtatshme nevojave  dhe problemeve specifike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt  i përgjigjet nevojave rajonale, kombëtare dhe lokale të këtyre vendeve për ngritjen dhe forcimin e lidhjes midis institucioneve të arsimit të lartë dhe ekonomisë. Knowhub mbështet zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe inovative dhe forcimin e bashkëveprimit me ndërmarrjet duke i dhënë rol qëndror në ekosistemin rajonal të inovacionit në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të Zi.

Një nga produktet më të rëndësishëm të këtij projekti do të jetë “Commercialization Hubs” që do të ngrihet në të gjitha universitetet partnere, jo si qendër kërkimi, por si qendër ndërveprimi midis universiteteve dhe ndërmarrjeve, universiteteve  dhe shoqërisë.  Hub-et do të tërheqin ndërmarrjet në universitet, veçanërisht startup-et dhe SME-të për shkak të njohurive dhe aftësive së stafit (profesorëve dhe studentëve) si dhe të teknologjive të përshtatshme që ata zotërojnë.

Për më tepër, “Commercialization Hubs” do të zgjerojnë pjesëmarrjen e universiteteve në projekte dhe programe ndërkombëtare, zbulimin dhe valorizimin e rezultateve të kërkimit, duke krijuar marrëdhënie strategjike me industrinë, ndërveprim dhe marrëdhënie me sponsor të mundshëm.

Hub-et do të pajisen me teknologjinë e shpejtë prototyping (RPT) që është kthyer në një instrument të nevojshëm për shkencat teknike dhe inxhinierike, mjekësinë, planifikimin urban, etj. dhe/ose Lean Manufacturing (LEAN), e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve

Knowhub synon të vendosë bashkëpunimin me: ndërmarrjet me inspirim dhe synim zhvillimi, por me mungesë njohurie dhe infrastrukture në Shqipëri, Bosnje -Herzegovinë dhe Malin e Zi; shoqatat e biznesit, organizmat si Dhomat e Tregtisë, Ministritë, Agjensitë Qeveritare si dhe studentët dhe stafin akademik e të menaxhimit të: Universitetit Europian të Tiranës, Universitetit të Vlorës, Universitetit  të Sarajevës, Universitetit të Mostarit, Universitetit të Malit të Zi. Partnerët evropianë të projektit janë: F. H. Johanneum University of Applied Science –Graz, Austri; Universitat de Girona- Spanjë; University of Vaasa- Finlandë; WUS Austria.

Pamje nga trajnimi në kuadër të projektit Erasmus Konwhub

UET – University of Applied Science F.H. Johanneum – Graz, drejt bashkëpunimeve të reja

Rektori i UET, Prof. Tonin Gjuraj zhvilloi dy takime të rëndësishme në University of Applied Science F. H. Johanneum me Rektorin e Universitetit  Prof. Karl Peter Pfeiffer dhe Prof. Doris Kiendl,  Drejtuese e  Departamentit të Menaxhimit (ekuivalent i Fakultetit ) dhe Drejtuese e Institutit të Menaxhimit Ndërkombëtar (ekuivalent i departamentit).

Si një universitet i shkencave të aplikuara, strategjia e tij nga formulimi i kurrikulës, programeve mësimore deri tek  kërkimi shkencor është me fokus tregun dhe industrinë. Universiteti ka rreth 700 pedagogë të brendshëm dhe 1000 pedagogë të jashtëm që vijnë nga industria brenda dhe jashtë Austrisë, bashkëpunimi me industrinë nis që me mënyrën si konceptohen kurrikulat, vijon me punën me projekte për industrinë në të gjithë lëndët, diplomat orientohen në zgjidhjen e kërkesave të tyre e shkohet në patenta e projekte të përbashkta. Një vend të veçantë në punën e F.H. Johanneum zë mbështetja e startup-eve dhe financimi i tyre, ndërsa nëse do të flisnim për punësimin e studentëve është 100% në mbarim të studimeve. Selektim i fortë në hyrje, por  dhe oportunitete të mëdha në universitet për stdudentët, ndërsa Panairet e Punës dhe intershipet e projektet e studenteve janë reale, të dobishme për industrinë. Rektori Pfeiffer u shpreh që ajo çka ata bëjnë çdo ditë është në përputhje me sloganin  e F. H. Johanneum: “Bringing ideas to life”

Takimet  mes Rektorit Gjuraj dhe drejtuesve të F.H. Johanneum kishin në fokus të tyre shkëmbimin e praktivave më të mira mes universiteteve dhe gjetjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të vijimit të ndërkombëtarëzimit të UET, diplomave të përbashkëta, diplomave të dyfishta, projekteve dhe kërkimit shkencor.

Takimi mes Rektorit Gjuraj dhe Rektorit Pfeiffer dhe Prof Kiendl

Café Europa WESTBALKAN- Transferimi i njohurive midis Styria dhe Ballkanit Perëndimor.  (Knowhow transfer between Styria and the Western Balkans)

Më 16 shtator, me prani të Rektorit F.H. Johanneum Prof. Karl Peter Pfeiffer, ambasadorit të Shqipërisë në Austri  z. Roland Bimo, pedagogëve dhe studentëve të universitetit F.H. Johanneum dhe pedagogëve të vendeve partnere të projektt KNOWHUB, me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Komisionit Europian, Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë së Styria – Austri u zhvillua në F.H. Johanneum konferenca me temë “Caffẻ Europa WESTBALKAN- Knoëhoë transfer betëeen Styria and the Western Balkans”

Paneli i konferencës që drejtohej nga Prof. Doris Kiendl, Drejtuese e  Departamentit të Menaxhimit në F.H. Johanneum, përbëhej nga Robert Brugger  – Drejtor menaxhimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Styria; Manfred Brandner  –  Konsull nderi i Austrisë në Kosovë dhe CEO bit media e-solutions, Bojan Jovanoski koordinator i projektit Erasmus Knowhub – F. H. Johanneum dhe Prof. Ermira Qosja – UET.

Konferenca synoi të trajtojë raportet midis rajonit të Styria-s dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në këndvështrimin politik, social dhe ekonomik. Interes të veçantë u tregua ndaj qëndrimit të z. Brander në lidhje me integrimin evropian të ketyre vendeve si e vetmja rrugë prosperiteti dhe shkëputje nga influencat lindore.

Përmes z. Jovanoski dhe Prof. Qosja u theksua si projektet evropiane në universitete krijojnë transferimin e njohurive, ngrejne kapacitete, ndërtojmë skema dhe strategji të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin e tyre dhe  japin një impakt më të gjerë në ekonomi e shoqëri.

  • Share:
admin

Previous post

Klubi Letrar Kadare në UET/ Preç Zogaj: Libri im i ri me poezi
29 Shtator, 2021

Next post

***Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor 5 mujor në Universitetin e Bologna, Itali
30 Shtator, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET