• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Bashkëthemeluesi i “Wine Society”, Ervis Mançe: UET është vatra më e këndshme në sytë e një sipërmarrësi si puna ime

  • Date 20 Dhjetor, 2021

“Punoni, mësoni dhe ndërtoni, ngrini diçka tuajën”, kështu i këshilloi studentët e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut në UET, Ervis Mançe, bashkëthemeluesi “Wine Society Albania” dhe CEO i PortAlbania.

“’Wine Society’ lindi si ide e pesë shokëve me background-e krejt të ndryshme”, tha ai, ndërsa theksoi se përherë duhet të gjesh bashkëpunues, pasi i vetëm, asnjëherë nuk mund të ngihet një biznes i suksesshëm.

“Ne kemi sjellë një produkt që mund të përfaqësojë, një shije origjinale që është vetëm e jona dhe që ka një identitet të qartë. Gjithashtu është një produkt, i cili ngre një ekonomi në zonën ku ne punojmë. Janë mbi 30 familje të vreshtarëve që janë pjesë e grumbullimit dhe kantinës që sigurojnë jetesën dhe janë më të qetë në pjesën e tregut dhe të shitjeve, pasi kanë hyrë në hallkat e biznesit të verës”, tha ai më tej.

Ndërkohë që, të gjithë të pranishmit në “Master Class & Wine Chat” thanë njëzëri se, vera është kartvizitë shumë e mirë për një vend të caktuar.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET, Elvin Meka solli një histori në kontekstin e temës “Wine Society, sfida për të fituar Shqipërinë”.

Meka tregoi se, kushedi sa herë i ka rastisur që të ulet në tryeza drekash e darkash dhe miq të huaj, e ku qëllon që të kërkojnë të provojnë një verë shqiptare.

“Çfarëdo lloj vere tjetër mund të gjeje në ato restorante, vetëm markë shqiptare jo”, tha ai, duke treguar më tej se sa në siklet ishte ndier.

Sipas tij, kjo ka qenë një indicie jo vetëm e Ervis Mançes, por edhe e shumë të tjerëve si ai, që kanë marrë iniciativën të prodhojnë një produkt shqiptar.

“Më parë ishte e rrallë të gjeje prodhues cilësorë të verës shqiptare dhe kjo ishte një sfidë e vërtetë. Por sot vijmë në këtë event me një model ndryshe biznesi”, tha Dekani Meka.

Përgjegjësi i Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Kreshnik Bello tha se, vera është një nga ato produktet e marketingut për të cilën mund të flasësh gjatë.

“Mund të flasësh për prodhimin, produktet, procesin teknologjik, pra mënyrën si krijohet vera. Për vlerat kurative gjithashtu. Ne shpesh themi që një gotë verë ma ka rekomanduar mjeku. Mund të flasim për imazhin e saj, po ashtu edhe për çmimin, dhe kur flasim për çmimin çështja bëhet akoma më interesante. Për të mos  folur pastaj për vjetërsinë e saj. Një verë e vjetër është e një standardi tjetër”, u shpreh profesor Bello.

Më tej bashkëthemeluesi i “Wine Society”, Ervis Mançe u tregoi studentëve se si filloi ideja për të bërë një produkt të mirë dhe sekretin për të qenë i suksesshëm.

“Ne ishim afër botës së verës, punonim me importin, por nuk kishim as vreshta dhe asgjë. Kjo e bëri sfidën më interesante sepse nëse do të bësh një biznes, asgjë nuk është e pamundur. Mjafton të hapësh sfidën dhe do të shkosh drejt një zgjidhjeje me patjetër”, tha Mançe.

Ndërsa elementi numër një për të marrë rriskun dhe për të hapur një biznes, sipas tij, është vetëbesimi dhe një pozicionim gjithmonë pozitiv ndaj problemeve.

“Përherë duhet të kërkosh një zgjidhje, një mundësi tjetër dhe sfida e parë me të cilën do të përballesh është dita e parë kur do dalësh dhe do shesësh produktin tënd”, tha bashkëthemeluesi i “Wine Society”.

Më tej, ai përmendi edhe veçori të tjera që studentët duhet t’i kenë parasysh, siç është inteligjenca emocionale, dhe këtu iu këshilloi që ta mbushin veten gjithmonë me energji pozitive, edhe pse ndonjëherë nuk është aq e lehtë.

Sipas Mançes, “biznesi fillon në rrugë”, jo në kuptimin e parë të fjalës, por duke të lënë të nënkuptosh se çdo gjë e ka një impakt ngacmues dhe nga aty lind.

“Ndiqni ëndrrat, por ato të shëndetshmet, jo ato të dëmshmet. Në këtë moshë patja e një pune do t’ju ndihmoj të stabilizoheni nga ana financiare. Dhe kur të ndihesh të sigurt mund të ndërtoni diçka tuajën”, i këshilloi më tej studentët.

Profesor Kreshnik Bello tha se nga takime të tilla përfitojnë të dyja palët si studentët ashtu edhe të ftuarit në auditor.

“Kur ne ftojmë individë të caktuar në auditor që kanë marrë përsipër të bëjnë diçka është një ngjarje e mirë, sepse unë mendoj që përfitojnë të gjithë, pasi shkëmbehen informacione të reja, eksperienca dhe është një situatë përfituese për të gjitha palët”, tha Bello.

Ndërsa Mançe iu tha studentëve që duhet të jenë krenarë që janë pjesë e UET, pasi të jep mundësi të jetosh universitetin dhe të jesh i impenjuar gjithë ditën.

“Ti duhet të filosh të mësosh të takosh terrenin e punës, dhe UET është vatra me e këndshme në sytë e një sipërmarrësi si puna ime”, tha Mançe.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Pëllumb Kulla sjell përmbledhjen satirike “Unë Grindaveci”, libri i tretë nga UET Press
20 Dhjetor, 2021

Next post

UET i akordon Titullin e Mirënjohjes, Vasilika Hysi: Jam ‘xheloze’ për biblotekën tuaj
22 Dhjetor, 2021

You may also like

HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në FORUMET E UET: Jo bashkim pronash, por bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET