• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Autori i UET PRESS, Ilir Ikonomi nderohet me Çmimin “Lumo Skëndo”

  • Date 11 Prill, 2024

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi është vlerësuar me Çmimin Lumo Skëndo për veprën më të mirë publicistike e eseistike për vitin 2023, me librin “Fan Noli-Apostulli”. Me një punë kërkimore 10-vjeçare, Ikonomi sjell  biografinë e një prej figurave më të shquara të shek. XX,  të ndarë në tre vëllime. Gjatë marrjes së çmimit, të akorduar nga QKLL, autori ndau disa detaje nga vëllimi i dytë, të cilin pritet ta sjellë këtë vit për lexuesit. Fituesi i vitit të kaluar, shkrimtari Ben Blushi, e vlerësoi për mënyrën sesi Ikonomi e shkruan historinë. Shtëpia botuese UET PRESS u përfaqësua me pesë autorë në këtë edicion të çmimit, tre prej të cilëve në pesëshen finaliste.

Shqipëria ka pasur dhe ka historianë, por historian, që ta shkruajë më bukur historinë se Ilir Ikonomi nuk ka. Me këto fjalë, shkrimtari Ben Blushi dorëzoi trofeun e Çmimit Kombëtar “Lumo Skëndo” për vitin 2023.

Blushi i cili e fitoi këtë çmim më 2022-shin, vlerësoi autorin e veprës “Fan Noli-Apostulli”, duke shtuar: “Nëse ne të tjerët shkruajmë, Ilir Ikonomi studion”.

Ilir Ikonomi u shpall fitues i çmimit “Lumo Skëndo” për veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë për librin e tij biografik mbi një nga figurat më shquara të historisë shqiptare të shek. XX, të cilin e solli për lexuesit vitin e kaluar nën logon e botimeve UET PRESS.

Autori, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, rrëfeu disa nga episodet e takimeve mes Fan Nolit dhe Mit’hat Frashërit, ndërsa çmimi i akorduar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, mban një prej emrave të tij të penës.

Ai tha se dy figurat e shquara të kombit janë takuar në vitin 1921.

“Në verën e vitit 1921 Fan Noli ndodhej në  Gjenevë si përfaqësuesi i qeverisë shqiptare dhe Mit’hat Frashëri urdhërohet, nga qeveria shqiptare,  që të shkojë në Gjenevë e të ndihmojë Fan Nolin sepse çështja e kufijve u transferuar në Lidhjen e Kombeve. Frashëri mbërriti në fund të gushtit atje dhe më 1 shtator shkuan të dy në zyrën e Gjenevës së  lordit Arthur Balfour, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë. I trokasin në derë dhe të dy i thonë: “Ne duam që  ju anglezët të na ndihmoni me punën e kufirit, sepse serbët mund të na i marrin kufirin dhe grekët nuk e njohin. “Por unë jam asnjanës, iu përgjigj lordi, si t’ju ndihmoj!?”

Por ju jeni fuqi e madhe, thanë ata, dhe duhet të na ndihmoni”. Kjo nuk është një bisedë që e kam shpikur unë nga mendja por një sekretar i sër Arthurit – Harold Temperlay-  e ka mbajtur shënim dhe në kujtimet e tij është edhe kjo bisedë e çuditshme e Fan Nolit  dhe Mit’hat  Frashërit me sër Arthur Balfour dhe këta të dy bashkëpunojnë në lidhjen e Kombeve”, ndau me të pranishmit studiuesi, gazetari dhe shkrimtari Ilir Ikonomi, ndërsa vuri në dukje edhe cilësitë e secilit prej dy figurave, bashkëkohës,  që në mënyrë simbolike u bënë bashkë në këtë ndarje ccmimesh që mban emrin e njërit dhe ku u vlerësua vepra e Ikonomit, kushtuar jetës dhe veprimtarisë shumë dimensionale të tjetrit. Ikonomi tha se Noli shquhej për oratorinë, ndërsa Frashëri ishte më i zoti në çështjet e kufijve.

Duke falënderuar jurinë, e cila e gjykoi si veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë për vitin 2023, Ikonomi zbuloi detaje nga hulumtimet e tij për vëllimin e dytë të veprës mbi Fan Nolin, që siç tha ai do të përfshijë periudhën nga viti 1922 e deri më 1932-shin.

“Keni dëgjuar, së fundi, për investimet në Sazan. Sazani ishte i okupuar nga trupat italiane që pasi ikën nga Vlora u ngulën e  nuk shkuleshin nga ishulli dhe Noli i thotë qeverisë shqiptare: |Sikur ta linim pak në heshtje punën e Sazanit,  hë për hë,  sepse nga duhet Italia për të na ndihmuar me punën e kufirit dhe kemi probleme me Serbinë e  Greqinë. Gazetat italiane, se nga e marrin vesh dhe shkruajnë “Fan Noli ka thënë që Sazani t’i mbetet Italisë”.  Mit’hat Frashëri e dëgjon këtë në Paris dhe i shkruan një letër Nolit: “Marr guximin të të njoftoj se zbrazja e kufirit të Shqipërisë duhet fillojë që nga Sazani sepse kështu është shkruar edhe në protokollin e Londrës”.  Këtë letër e kam gjetur para disa ditësh dhe do ta përfshij në librin e dytë. Desha të bëj këtë lidhje të këtyre dy personaliteteve të mëdha, që kanë meritën e tyre në histori, por j anë personalitete të cilët ia vlen të studiohen e për të cilët ia vlen të shkruhet. Urani [Butka] ka shkruar një biografi të hollësishme për Mit’hatin dhe unë po shkruaj një libër për Nolin. Nuk e kam mbaruar ende, kam bërë vetëm librin e parë”, u shpreh Ikonomi.

Në botimin e vëllimit të parë, Ikonomi zbuloi se i ishin dashur dhjetë vite punë kërkimore në mbledhjen e materialeve arkivore, dokumente, letërkëmbim, artikuj nga shtypi i kohës, duke shfrytëzuar Arkivin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Merilend, Bibliotekën e Kongresit në Uashington, arkivat e Ministrisë së Jashtme të Austrisë e të tjera. Një punë, e cila nuk mund të përmblidhej në një vëllim të vetëm ndërsa autori vendosi ta sjellë figurën e Fan Nolit të ndarë në tri etapa të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së tij.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesit, anëtari i jurisë së Çmimit Lumo Skëndo për të tretin vit, studiuesi Uran Butka ndau disa nga stacionet e rëndësishme të jetës së Mit’hat Frashërit dhe kontributet e rëndësishme si diplomat, politikan e shkrimtar.

Këtë vit veprat u përzgjodhën nga juria e përbërë prej studiuesish e botuesish si Uran Butka, Arlinda Dudaj, Belina Budini, Bledar Kurti e Ardit Gjinali.

Edhe anëtarët e tjerë të jurisë, botuesja Arlinda Dudaj dhe pedagogia e studiuesja Belina Budini – gjithashtu pjesë e jurisë për të tretin vit- vlerësuan rëndësinë e figurës së Frashërit dhe prestigjin e çmimit që mban emrin Lumo Skëndo për studiuesit dhe publicistët shqiptarë.

Si pedagoge dhe dekane e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Europian të Tiranës, Budini u shpreh e vlerësuar që shtëpia botuese e këtij universiteti, UET PRESS, u përfaqësua në këtë edicion denjësisht me emra si Ilir Ikonomi, Natasha Lako, Blendi Fevziu, Migjen Kelmendi e Namir Lapardhaja, ndërsa për vetë natyrën e një shtëpie botuese universitare i kushton vëmendje të veçantë botimeve publicistike e atyre studimore.

Të gjithë të përzgjedhur në dhjetëshen gjysmëfinaliste, ndërsa tre prej tyre si: Lako, Fevziu dhe Ikonomi, ishin pretendentë  në pesëshen finaliste.

I themeluar më herët nga Biblioteka Kombëtare, prej tre vitesh Çmimi “Lumo Skëndo” organizohet dhe akordohet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Blended Project finalizohet me vizitën studimore të pedagogëve dhe studentëve të UET në Universitetin Saxion, Holandë
11 Prill, 2024

Next post

Edicioni i 11-të i DSSH-së, të jetuarit në epokën digjitale në 90 punime shkencore
12 Prill, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET