• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Akademia e Studimeve Shqiptare simpozium për Revolucionin e Qershorit dhe Fan Nolin, rishikim 100 vjet më pas

  • Date 25 Qershor, 2024

“Njëqind vjet Revolucioni i Qershorit” ishte simpoziumi që çeli veprimtarinë e Akademisë së Studimeve Shqiptare, një organizate jofitimprurëse të përbërë nga pedagogë dhe emra të shquar të Universitetit Europian të Tiranës dhe Kolegjit Profesional të Tiranës.

Kryetarja e kësaj akademie, profesorja Nevila Nika tha se qëllimi i kësaj akademie është krijimi i një ambienti intelektual, ku flitet dhe debatohet hapur, për çështje të rëndësishme të disiplinave të ndryshme, të së kaluarës dhe së tashmes që prekin shoqërinë shqiptare.

“Ndihej nevoja që të kishim edhe ne në universitet një akademi. Kur themi akademi duket sikur dublojmë, por qëllimi nuk është aty. Qëllimi është që të kemi një mjedis ku studentë dhe pedagogë, të rinj dhe të moshuar të kenë mundësi të debatojnë, të flasin hapur, pa ato trysnitë që kemi pasur deri në ’90. Por edhe pas vitit ’90 nuk është se kemi qenë aq të çlirët, duke menduar që deri në këto vite arkivat shqiptare dhe të huaja ishin një domen i paprekshëm.”

Nika solli për të pranishmit disa dokumente, të cilat tregonin gjendjen e turbulluar dhe orientimet e paqarta politike të intelektualëve të kohës, para se të vinte Fan Noli me qeverinë e tij jetëshkurtër, qershor- dhjetor 1924.

“Ka një situatë shumë të çuditshme Shqipëria e atyre viteve, në pikëpamje politike, sepse ekonomike e dimë. Shqipëria e viteve 1920- 1924 duhet ta pranojmë që ziente.”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi Fan viktimë e një arketipi, e një klisheje që u krijua, u kultivua e u krasit me kujdes të madh nga diktatura. Duke renditur disa nga kritikat që i bëhen nga klerikët, politikanët, apo studiuesit, Spiropali u shpreh se shkrimtari, politikani e polemisti Fan Noli ishte një ndër themeluesit e së majtës moderne shqiptare.

“Noli bashkë me ndonjë ëndërrimtar tjetër, si Luigj Gurakuqi, janë themeluesit e të majtës moderne shqiptare. Historia e të majtës shqiptare nuk nis me instalimin e diktaturës komuniste, ajo ishte një shkëputje tragjike brenda gjeopolitikës së kohës. Noli ishte përfaqësues i vegjëlisë në arenën politike shqiptare. Ai nuk e çrrënjosi feudalizmin, nuk bëri reformë agrare radikale dhe administrative, nuk e vendosi dot demokracinë, por ekzistenca e tij e parakohshme në skenën politike dhe publike shqiptare ishte e ngjashme me atë të një ylli, dritën e të cilit e shohim vite e vite më vonë.”

Historiani Paskal Milo nuk ia atribuoi të gjitha meritat Fan Nolit për atë se çfarë ndodhi në qershor të 1924, pasi sipas tij nuk ishte iniciativë e një njeriu të vetëm, por ishte një sipërmarrje më e madhe, ishte një proces.

“Unë mendoj  se ndonjëherë ne bëjmë gabim, që edhe një gjë të mirë që kemi, siç është kjo ngjarje e madhe historike për Shqipërinë, përpiqemi ta godasim me gurë. Pse duhet ta bëjmë një gjë të tillë, kur ai revolucion prodhoi, i tregoi botës se këta shqiptarë duan të demokratizohen, duan të europianizohen? Sepse në thelb Revolucioni i Qershorit, programi i tij, ishte për emancipimin e Shqipërisë. Ishte një program për t’u shkëputur nga otomanizmi. Shqipërisë kishin nevojë t’i hapeshin perspektiva europiane dhe Noli e revolucioni pikërisht këtë morën përsipër.”

Historiani Mariglen Kasmi e solli ngjarjen e atyre viteve përmes dokumenteve gjermane, letërkëmbimeve dhe raportimeve të diplomatëve të kohës, të cilët i referoheshin me fjalën Revolucion dhe e njohën qeverinë e Nolit.

Krejt i ndryshëm ishte këndvështrimi i historianit Hasan Bello, pasi referuar mënyrës se si ndodhi dhe kohës së shkurtër së qëndrimit të Nolit në qeveri, ngjarja e 1924 nuk mund të quhet revolucion. Sipas tij, ishte një grusht klasik shteti, i ndërthurur me kryengritje të armatosur.

Politologu Florian Çullhaj i vendosi ngjarjet e 1924 dhe veprimtarinë e Fan Nolit në një dritë mes politikës dhe metafizikës.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet "Dy javë nën balonë", romani i Dionis Priftit, fitues i Çmimit Letrar Kadare 2024
25 Qershor, 2024

Next post

UET, shumë stacione bashkëpunimi me Kadarenë në 15 vjet
1 Korrik, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET