Deloitte e World Vision në UET, tregojnë sfidat e biznesit post-Covid
[:sq]Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut në UET zhvilloi dje një leksion të hapur me temë, “Sfidat dhe oportunitetet në botën e post Covid -19”, ku të ftuar ishin Drejtori i Deloitte pwr Shqipërinw dhe Kosovën, Maskikm Caslli dhe Drejtoresha e World Vision për Shqipërinë e Kosovën, Eljona Elmazi
Në kuadrin e projektit KNOWHUB dhe synimit të tij për të ngritur kapacitetet, krijimin e një network-u të qëndrueshëm midis universitetit dhe biznesit dhe ngritjen e një HUB, Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut në Universitetin Europian të Tiranës zhvilloi dje një leksion të hapur me temën “Sfidat dhe oportunitetet në botën e post Covid -19” me studentët e nivelit master të menaxhimit dhe IT.
Qëllimi i aktivitetit ishte krijimi i një perspektive për studentët e masterit për njohuritë dhe aftësitë e reja që kërkohen sot në tregun e punës, si dhe shpalosjen e mundësive që do krijohen me teknologjitë e reja në HUB, përmes projekteve të stafit dhe të studentëve për industrinë, SME-të dhe angazhimin në projektet ndërkombëtare.
Zëvednësrektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET, Prof. Dr. Ermira Qosja iu drejtua studentëve, teksa theksoi se UET do të jetë gjithmonë një urë lidhëse drejt tregut të punës.
“Të ftuarit kanë kontribuar në disa elementë të veçantë dhe të aktiviteti të UET. Ajo çka ne bëjmë përditë lidhet me aftësitë tuaja dhe tregun e punës. Do t’ju duhet të punoni në një botë më dinamike ndërsa ne do na duhet të punojmë fort. Raportet e UET me tregun e punës janë formësuar prej disa vitesh dhe jemi perpjekur ta shtresëzojmë që nga të ftuarit në auditor me intershipe dhe punësime”, u shpreh profesoreshë Qosja.
Përgjegjësia e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Arlinda Ymeraj falenderoi të pranishmit, ndërsa tha se edhe pse në periudhë Covid-i ose post Covid-i shoqëria ka nevojë për entuziasmin që sjell biznesi.
“Kemi nevojë për entuziasmin që sjell biznesi. Është në natyrën njerëzore që të mos shohim të keqen, por të ecim përpara sidoqoftë. Shoqëria kthehet drejt biznesit pasi ka dëshirë të ecë përpara, të jetojë etj”, tha Ymeraj.
“Gjithmonë në skuadër duhet të gjesh njerëz më të zgjuar se sa vetja”, ky është çelësi i suksesit sipas Drejtorit të Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli, e gjitha kjo thënë si një këshillë për studentët e pranishëm në leksionin e hapur.
Ndërsa këshillat nuk përfunduan këtu!
“Duhet të keni iniciativë për të bërë diçka edhe po nuk doli mirë, nuk ka problem. Duhet të përpiqeni deri sa të gjeni atë që t’ju bëjë ju të suksesshëm. Gjithë kohën duhet të keni iniciativë”, u shpreh ai duke ju drejtuar studentëve.
Po ashtu, Casilli informoi studentët rreth mundësive për t’u punësuar në biznesin që ai drejton.
“Ka sezone kur marrim në punë, por ka dhe oportunitete pasi ne bëjmë edhe teste. Tek ne nuk ekziston ideja e punës me mik, ne marrim talentet. Kush është talent, është talent dhe kaq. Në organizatën tonë ka talente dhe e suksesshme është ajo kompani që ka talente. Puna ime është si t’i bëj të suksesshëm të tjerët. Por ju duhet patjetër ta doni atë që bëni, jo vetëm prej rrogës, por sepse vertët e pëlqeni atë që bëni”, tha Maksim Casilli.
Nga ana tjetër Drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën, Eljona Elmazi tregoi detaje për punën që bëhet në organizatën e saj, por edhe
“World Vision është në të gjitha vendet e botës edhe në US, aty ku ka brand-in më të madh në botë. Në Shqipëri ka hyrë me përgjigje humanitare. Vendosi të qëndronte në Shqipëri, pasi në atë kohë ishte një vend i varfër. World Vision stabilizohet në një komunitet për 15 vjet. Programi sponsorizon direkt fëmijë”, u shpreh Elmazi.
Ndërsa njëlloj si Casilli edhe Elmazi tregoi rreth mundësive të punësimit apo anagazhimit që mund të ofrohen në organizatën që ajo drejton.
“Ne mund të punësojmë njerëz me kohë të plotë, të pjesshme apo të japim dhe mundësi që të shërbeni vullnetarisht, nëse sektorët në të cilët punojmë përbëjnë interes për ju”, tha Drejtoresha e World Vision.
Ndërsa sa i përket sfidave të Covid-19 dhe post Covid, ajo tregoi si i përballuan dhe vazhduan punën përpara.
“Covid-19 na ka sfiduar së pari në nivel përsonal. Kishim 132 punonjës dhe jemi përpjekur t’i mbajmë vendet e punës. Nuk kemi lëshuar asnjë nga organizata. Krijuam një sens sigurie midis këtij cikloni pasigurie duke mos cënuar jetën e tyre familjare dhe ekonomike. Kishim pasiguri dhe kur je në rol drejtues shumëfishohet përgjegjësia. Mund të them që na ndikoi absolutisht shumë”, u shpreh Eljona Elmazi.
Drejtori i Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli tregoi gjithashtu pasiguritë e tij në këtë periudhë të vështirë post Covid.
“Ajo që të vriste më shumë ishte frika çfarë do ndodhë, si do jetë nesër dhe si do reagojnë klientët”, u shpreh ai sa i përket kompanisë që drejton.
Një tjetër temë e diskutuar ishte dhe ajo e dixhitalizimit, e cila sipas të dy të ftuarve në UET do të sjellë mjaft zhvillim ekonomik dhe si pasojë edhe më tepër të punësuar.
“Është interesante se si ka ndryshuar sponsorizimi. Organizata ka marrë kthesën e dixhitalizimiz me pak vonesë dhe pandemia na bëri akoma më vonë në këtë mënyrë të të bërit punën online. Kjo duhet të ndryshojë absolutisht, jemi në epokën e dixhitalizimit dhe kemi për detyrë të dixhitalizohemi pasi kjo ka të bëjë me kulturën e punës dhe gjithashtu ka të bëjë me financimet që vijnë nga donatorët”, tha Elmazi.
[:en]Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut në UET zhvilloi dje një leksion të hapur me temë, “Sfidat dhe oportunitetet në botën e post Covid -19”, ku të ftuar ishin Drejtori i Deloitte pwr Shqipërinw dhe Kosovën, Maskikm Caslli dhe Drejtoresha e World Vision për Shqipërinë e Kosovën, Eljona Elmazi
Në kuadrin e projektit KNOWHUB dhe synimit të tij për të ngritur kapacitetet, krijimin e një network-u të qëndrueshëm midis universitetit dhe biznesit dhe ngritjen e një HUB, Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut në Universitetin Europian të Tiranës zhvilloi dje një leksion të hapur me temën “Sfidat dhe oportunitetet në botën e post Covid -19” me studentët e nivelit master të menaxhimit dhe IT.
Qëllimi i aktivitetit ishte krijimi i një perspektive për studentët e masterit për njohuritë dhe aftësitë e reja që kërkohen sot në tregun e punës, si dhe shpalosjen e mundësive që do krijohen me teknologjitë e reja në HUB, përmes projekteve të stafit dhe të studentëve për industrinë, SME-të dhe angazhimin në projektet ndërkombëtare.
Zëvednësrektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET, Prof. Dr. Ermira Qosja iu drejtua studentëve, teksa theksoi se UET do të jetë gjithmonë një urë lidhëse drejt tregut të punës.
“Të ftuarit kanë kontribuar në disa elementë të veçantë dhe të aktiviteti të UET. Ajo çka ne bëjmë përditë lidhet me aftësitë tuaja dhe tregun e punës. Do t’ju duhet të punoni në një botë më dinamike ndërsa ne do na duhet të punojmë fort. Raportet e UET me tregun e punës janë formësuar prej disa vitesh dhe jemi perpjekur ta shtresëzojmë që nga të ftuarit në auditor me intershipe dhe punësime”, u shpreh profesoreshë Qosja.
Përgjegjësia e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Arlinda Ymeraj falenderoi të pranishmit, ndërsa tha se edhe pse në periudhë Covid-i ose post Covid-i shoqëria ka nevojë për entuziasmin që sjell biznesi.
“Kemi nevojë për entuziasmin që sjell biznesi. Është në natyrën njerëzore që të mos shohim të keqen, por të ecim përpara sidoqoftë. Shoqëria kthehet drejt biznesit pasi ka dëshirë të ecë përpara, të jetojë etj”, tha Ymeraj.
“Gjithmonë në skuadër duhet të gjesh njerëz më të zgjuar se sa vetja”, ky është çelësi i suksesit sipas Drejtorit të Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli, e gjitha kjo thënë si një këshillë për studentët e pranishëm në leksionin e hapur.
Ndërsa këshillat nuk përfunduan këtu!
“Duhet të keni iniciativë për të bërë diçka edhe po nuk doli mirë, nuk ka problem. Duhet të përpiqeni deri sa të gjeni atë që t’ju bëjë ju të suksesshëm. Gjithë kohën duhet të keni iniciativë”, u shpreh ai duke ju drejtuar studentëve.
Po ashtu, Casilli informoi studentët rreth mundësive për t’u punësuar në biznesin që ai drejton.
“Ka sezone kur marrim në punë, por ka dhe oportunitete pasi ne bëjmë edhe teste. Tek ne nuk ekziston ideja e punës me mik, ne marrim talentet. Kush është talent, është talent dhe kaq. Në organizatën tonë ka talente dhe e suksesshme është ajo kompani që ka talente. Puna ime është si t’i bëj të suksesshëm të tjerët. Por ju duhet patjetër ta doni atë që bëni, jo vetëm prej rrogës, por sepse vertët e pëlqeni atë që bëni”, tha Maksim Casilli.
Nga ana tjetër Drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën, Eljona Elmazi tregoi detaje për punën që bëhet në organizatën e saj, por edhe
“World Vision është në të gjitha vendet e botës edhe në US, aty ku ka brand-in më të madh në botë. Në Shqipëri ka hyrë me përgjigje humanitare. Vendosi të qëndronte në Shqipëri, pasi në atë kohë ishte një vend i varfër. World Vision stabilizohet në një komunitet për 15 vjet. Programi sponsorizon direkt fëmijë”, u shpreh Elmazi.
Ndërsa njëlloj si Casilli edhe Elmazi tregoi rreth mundësive të punësimit apo anagazhimit që mund të ofrohen në organizatën që ajo drejton.
“Ne mund të punësojmë njerëz me kohë të plotë, të pjesshme apo të japim dhe mundësi që të shërbeni vullnetarisht, nëse sektorët në të cilët punojmë përbëjnë interes për ju”, tha Drejtoresha e World Vision.
Ndërsa sa i përket sfidave të Covid-19 dhe post Covid, ajo tregoi si i përballuan dhe vazhduan punën përpara.
“Covid-19 na ka sfiduar së pari në nivel përsonal. Kishim 132 punonjës dhe jemi përpjekur t’i mbajmë vendet e punës. Nuk kemi lëshuar asnjë nga organizata. Krijuam një sens sigurie midis këtij cikloni pasigurie duke mos cënuar jetën e tyre familjare dhe ekonomike. Kishim pasiguri dhe kur je në rol drejtues shumëfishohet përgjegjësia. Mund të them që na ndikoi absolutisht shumë”, u shpreh Eljona Elmazi.
Drejtori i Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli tregoi gjithashtu pasiguritë e tij në këtë periudhë të vështirë post Covid.
“Ajo që të vriste më shumë ishte frika çfarë do ndodhë, si do jetë nesër dhe si do reagojnë klientët”, u shpreh ai sa i përket kompanisë që drejton.
Një tjetër temë e diskutuar ishte dhe ajo e dixhitalizimit, e cila sipas të dy të ftuarve në UET do të sjellë mjaft zhvillim ekonomik dhe si pasojë edhe më tepër të punësuar.
“Është interesante se si ka ndryshuar sponsorizimi. Organizata ka marrë kthesën e dixhitalizimiz me pak vonesë dhe pandemia na bëri akoma më vonë në këtë mënyrë të të bërit punën online. Kjo duhet të ndryshojë absolutisht, jemi në epokën e dixhitalizimit dhe kemi për detyrë të dixhitalizohemi pasi kjo ka të bëjë me kulturën e punës dhe gjithashtu ka të bëjë me financimet që vijnë nga donatorët”, tha Elmazi.[:]