Studentët e Biznesit në UET frymëzohen nga sipërmarrësit e suksesshëm
[:en]Dita e sipërmarrjes UET 2019
Sipërmarrësit ndajnë eksperiencat e tyre, frymëzimin e tyre, idetë dhe sfidat që kanë qenë pjesë e rrugëtimit dhe i kanë shndërruar ata në sipërmarrësit që janë sot.
Në këtë forum disa emra të njohur nga fusha e biznesit shqiptar kanë ndarë me studentët historitë e tyre të sipërmarrjes, sfidat dhe vështirësitë më të cilat janë përballur gjatë rrugës, idetë dhe përkushtimin ndaj këtyre ideve që kanë bërë të mundur suksesin e sipërmarrjeve të tyre. Prof. Dr. Ermira Qosja, organizatorja e këtij eventi, u shpreh se Dita e Sipërmarrjes është “një festë” që mundëson sipërmarrësit të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të frymëzojnë studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e botës së biznesit.
Një pjesë prej këtyre partnerëve kanë marrë pjesë edhe më parë në këtë aktivitet dhe disa të tjerë erdhën për herë të parë për të ndarë eksperiencën e tyre me student dhe pedagogë të UET. Ky aktivitet u zhvillua për të inspiruar studentët në sipërmarrje.
“Sipërmarrja është shpirti i inovacionit dhe janë pikërisht këta individë që kontribojnë në ekonominë e vendit. Unë sot kam ftuar individë të cilët kanë nisur nga gjëra të vogla duke vënë përpara pasionin dhe duke arritur të çojnë shumë lart bizneset e tyre”, – shprehet Zv Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët Prof. Dr. Mira Qosja.
Qosja ftoi sipërmarrësit e pranishëm, të ndajnë eksperiencat e tyre, frymëzimin e tyre, idetë dhe sfidat që kanë qenë pjesë e rrugëtimit dhe i kanë shndërruar ata në sipërmarrësit që janë sot. Para studentëve folën për idetë në ndërtimin e sipërmarrjeve të tyre dhe sfidat e një menaxhimi të suksesshëm sipërmarrësit; Gerti Boshnjaku nga New Media Group, Rezana Rexha, themeluese e “Desing By Pana, Albi Zhulari themelues dhe CEO i Softmogul, Arjola Isufaj, Administratore e Fresh Line, Geri Kuka, CEO REVO Group, themelues i “Salt Rest” dhe “OPA Greek Street Food”, Keiti Gjipali, themeluese e Agog Marketing.
Gerti Boshnjaku CEO dhe Themelues i “New Media Group” Marketing Communications Company
Ka shumë vite që unë e kam lënë universitetin por po ta kthej kohën prapa me duket sikur vitet kanë kaluar shumë shpejtë. Unë nuk kam kaluar akoma tek ata bizesmentë që kanë 20 vite në treg, por nga ana tjetër kam një sërë eksperiencash të cilat japin dhe tregojnë punën e bërë në shumë vite. Puna që ne bëjmë nuk na jep diçka vetëm ne por dhe vendit ku ne jetojmë. Unë kam mbaruar Fakultetin Ekonomik në profilin marketing. Kam punuar që atëherë në këtë profil të marketingutm promocionit, shitjeve dhe deri diku në kompani të mëdha siç ishte InfoSoft. Eksperienca më kryesore që më ka nxitur të kaloj drejt sipërmarrjes ka qënë në një agjensi reklamash.
Mënyra e punës dhe organizimi që bëhej në atë punë më nxiti dhe më zgjoi pasionin që kisha për sipërmarrjen dhe marketingun. Shtysa ime ishte puna në agjensi, duke u future në rolin e konsumatorit duke kuptuar më sakt si ti shërbeja atij.Kisha një dëshirë të brendhme për të hapur një biznes timin pa patur presionin e shefit apo dikujt tjetër por të vendosja vetë për punën time. Pas vitit 2007-2008 vendosa të bëj diçka të re për vete edhe pse kisha arritur një pozicion mjaft të mirë si drejtor marketingu në një kompani të fuqishme. Në një takim me kushëririn tim nga Italia I cili kishte hapur një studio ku bënte punime të vogla dhe aty lindi shkëndija ime e parë ku mendova mundësinë e bashkpunimit tim më të. Unë gjeta përkrahjen tek ai dhe ai tek unë. Në fillim askush nuk kishte besim se mund të bëje dicka tënden në Shqipëri por unë vazhdova sepse kisha besim se mund të bëja dicka që do më vlente.
Unë vendosa të vazhdoja punën që kisha dhe në kohën e mbetur të punoja me kushëririn tim që merrej me Dizanj Për disa njerëz mund të ishte e lodhshme por mund të them se nuk ishte fare një lodhje, mbase mosha atëhere , sigurisht edhe pasioni sepse kur i ben gjërat me pasion nuk e ndjen lodhjen por ke vetëm atë dëshirën për ta bërë sa më mirë. Më pas unë kisha një Network mjaft të gjerë dhe nuk më dilte koha për ti qëndruar biznesit tim afër, për të njohur konsumatorin dhe kërkesat e tij. Kështu vendosa të largohem nga puna aktuale që kisha dhe të fokusohesha tek puna që unë vetë kisha nisur.
Që atëherë në 2007-2008 dhe deri sot në 2019 unë kam 2 kompani dhe kemi një platformë dixhitale online. Kam patur shumë veështirësi të tregut gjithë këto vite gjërat nuk kanë qenë të lehta por vizioni dhe dëshira ishin të mëdha. Ne bëmë revistën tonë dhe kjo revistë ishte me përkthime se çfarë po ndodh me teknologjinë për të shërbyer tek njerzit si informacion. Çdo shembull suksesi venda që ne e ndjekim ka funksion të dregojë modelet e së ardhmes.
Rezana Rexha, themeluese e “Desing By Pana” kompania e biznesit ekologjik dhe social.
Unë jam arkitekte në profesion, por një nga dëshirat e mia më të mëdhaja në jetë është sipërmarrja dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu për të shprehur iniciativën time duke patur mundësi për të motivuar studetë që kanë të njëjtën dëshirë si unë. Para 7 vitesh unë ndoshesha në një udhëkrysh të jetës time pasi kisha povuar eksperienca të cilat nuk kishin lidhje me arkitekturën, pasi punova në shumë studio projektive, kuptova që unë nuk mund të punoja për dikë tjetër. Kalova nga arkitektura te kafshët duke hapur organizatën e parë në Shqipëri për kafshët e rrugëve. Përveçse njerëzit më etiketonin me emra nga më të çuditshmet në të njëjtën kohë unë fillova të njoh natyrën njerëzore duke patur mjet të ndërmjetëm kafshën.
Pas përfundimit të kësaj experience me kafshët unë mora një projekt në Vodafon, përmes të cilës unë mund të aplikoja terapinë e asiocuar të kafshëve, fëmijëve jetim dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar. Përmes kësaj experience unë kuptova që projektet janë shumë afatshkurtër por njëkohësisht ndryshimi që ato sjellin në jetën e njerëzve që kanë nevojë nuk është i përhershëm. Pikërisht në këtë udhëkryq të jetës sime nëse po jepja me të vërtetë atë që doja unë të jepja, nga Facebook-u shoh një njoftim për një konkurs “Idetë e Gjelbërta dhe Sipërmarrjes Sociale”. Idetë e Gjelbërta i kisha të qarta por Sipërmarrjen Sociale nuk e kisha shumë të qartë. Duke bërë një kërim dhe kuptova që ishte shumë e afërt me dëshirat e mia për të kontribuar në shoqëri dhe natyrë.
Kështu që 7 vite më parë unë mora pjesë në këtë konkurs ku vendosa të prodhoja mobilie me mjete drusore dhe njëkohësisht të punësoja persona nga grupe të margjinalizuara. Nuk e kisha idenë se si do të shkonte, por kisha vetëm dëshirën për të nisur diçka të re. U nisa skeptike tek pjesa e konkursit dhe besoj se shumë prej jush janë skeptic kur vjen puna tek konkurset me idenë që u jepen njerëzve që kanë një mik apo një njohje. Unë realisht nuk kisha asnjë njohje, mora pjesë në konkurs dhe u habita ku projekti që unë kisha shkruajtur për herë të parë, kaloi në finale dhe unë duhet të prezantoje para nje jurie profesionale që kishte shume vite në botën e biznesit dhe me thënë të drejtën nuk e mora fare seriozisht. Prezantova idenë time me pasion, me dëshirë, me vision dhe rezultoi që e fitova. Në 7 vite kanë ndodhur gjëra të jashtëzakonshme, falë famës pata mundësi të njoh pafundësisht njerëz, të kuptoj se si një klient sado i vështirë të jetë të bën të çosh një produkt nga pika A në pikën finale.
Ne sot nuk jemi rritur shumë, por jam shumë e lumtur që jemi koherentë dhe vazhdojmë të insistojmë tek misioni ynë duke punësuar individë të grupeve të margjinalizuara, persona me aftësi ndryshe deri tek komuniteti rom dhe egjiptian. Njëkohësisht punojmë fuqishëm që klientët tanë të ndyshojnë konceptimin e të blerit të gjërave duke qenë të përgjegjshem. Unë sot jam shumë mirnjohëse për mundësitë që Pana më ka dhënë, nëse ti ke një vision dhe një ekip që në fund kthehet në familjen tënde, ti automatikisht mund të bësh çudira. Duhe të kuptojmë që duhet të jemi shumë të sigurt për çudirat që ne bëjmë dhe të jemi të qartë me idetë tona. Shpresoj që të gjithë ju të shprehni idetë tuaja dhe të ndiqni pasionet”.
Albi Zhulari themelues dhe CEO i Softmogul
Ashtu si unë besoj se edhe ju keni ëndërruar se si do të jetë bota, si do të jetë e ardhmja. Unë mendoja se në të ardhmen do të kishte makina fluturuese dhe robotë si mësues. Tani jemi larg kësaj imagjinate por gjithsesi jetojmë në një botë teknologjike duke filluar nga makinat që ecin pa shofer apo inteligjenca artificiale…po të kthehemi në industrinë e hotelerisë programet që ata përdorin janë në një shkallë të lartë teknologjike. Jo të gjithë mund ta përballojnë një softer të tillë, kështu që ne pam këtë gjë në tregun global duke parë nevojat e këtij tregu. Kështu lindi ideja e Softmogul ku ne thjeshtësojmë mënyrën se si hotelet operojnë apo ndërveprojnë më klientët e tyre.
Kemi ndërtuar këtë platformë në tre baza kryesore, mobiliteti, integriteti dhe unifiteti. Hoteli është biznesi i mikpritjes ku kufizohet mikpritja, me anë të tavolinës gjigande në mes të recepsionistit dhe klientit. Ne donim të ishim platforma e parë mobile dhe arritëm ta bënim duke menaxhuar të gjithë hotelin nga një Tablet. Gjithashtu pamë që të gjitha këto sisteme që ishin të integruara në treg nuk ishin të integruara mirë me sistemet e tjera. Hoteli është shumë dinamik dhe ka shumë biznese Brenda, recepsion, bar-kafe, salla konferencash dhe nuk kishte një platformë të mirë integruar. Të gjitha këto biznese brenda një godine duhet të menaxhoheshin nga një platformë e vetme dhe kështu me softmogul të gjitha produktet tona ndihmojnë klientin në të gjithë rrugëtimin e tij në hotel.
Gjithë ky biznes u ndërtua në dy parime bazë, qasja ndaj problemeve dhe sfidave duke kërkuar zgjidhjen dhe organizimi i aktiviteteve. Kemi hapur së fundmi zyrën tonë në New York, por ajo që ne synojmë që shumë shpejt të kemi një tregëtim kompanie në Bursë, nuk edi a do ia arrimë por kjo është një ëndërr për 10 vitet e ardhshme. Përsa i përket hapat që duhet të ndiqni për një start up është të jetojmë në të ardhmen me anë të imagjinatës, çfarë i mungon botës dhe cfarë mund të bëni ju për këtë. Vendoseni veten në të ardhmen dhe çfarë mungon, krijojeni atë. Kur të keni krijuar një ide, tregojani atë njerëzve dhe merrni feedback. Pasi ta bëni këtë dhe keni marrë një feedback të mirë gjeni një kofandër, një njeri të ngusht I cili plotëson mangësit tuaja. Më pas është koha të gjeni investimin, pasi ti keni kaluar të gjitha këto është e thjeshtë më pas në fund mund të lançoni kompaninë tuaj në treg. Bota është pa kufi mjafton që jut ë punoni fort për atë që doni të bëni.
Arjola Isufaj, Administratore e Fresh Line
Që fëmijë kam pasur idetë e ima të pavarura, pasi nuk më doli dega e fakultetit që doja atëhere vazhdova juridikun, mbrojta avokaturën, por ndërkohë doja të bëja diçka ndryshe. Si fillim hapa një biznes shumë të vogël në fushën e kozmetikës. Nuk kisha liçenën time personale, dikush ma huazoi dhe gradualisht kuptova që duhet të bëja diçka që kishte nevojë për kërkime. Fresh Line është një iniciativë që vjen në botën e kozmetikës dhe industrisë duke respektuar ambjentin me produkte që nuk produkte që nuk testohen në kafshë, nuk ka fabrikë sepse çdo gjë është më panele dhe çdo material është i riciklueshëm. Fresh Line nuk është vetëm diçka femërore po është diçka për të gjithë dhe unë mendoj se është zgjedhja e duhur. E nisa duke kërkuar me kembngulje, më kanë ndihmuar sepse panë pasionin tim, nuk ishte e lehtë sepse kishte shumë gjëra të cilat duheshin bërë me kujdes. Detyrimisht ky biznes është rritur bashk me mua dhe me stafn tim sepse nuk mund ti lë pa përmendur njerëzit që punojnë për konsumatorin. Kjo është një kompani e së ardhmes por gjithmonë duke repsektuar traditën dhe ambjentin. Të gjithë ne kemi pasione, kemi dëshira, kemi ide të qarta, jemi këmbngulës por parimi im është, tregoje veten se çfarë je e aftë të bësh.
Geri Kuka, CEO REVO Group, themelues i “Salt Rest” dhe “OPA Greek Street Food”
Unë jam pjesë e një familjeje që kanë qenë ndër të parët që kanë invenstuar në sektorin e hotelerisë. Hotel Diplomat është themeluar që në vitin ’93 nga mamaja ime. Pasi unë plotësova moshën 16 vjeç ku mund të punoja part time shkoja dhe angazhohesha tek biznesi I familjes ku preka të gjitha pozicionet duke kapur të gjitha hallkat e këtij biznesi. Më pas vazhdova studimet në UET për juridik dhe pasi mbarova studimet u fokusova 100% tek biznesi I familjes. Në vitin 20015 unë I dhash një figurë tjetër restorantit dhe gjat një viti eksperiencë provova veten në cfarëdolloj aspekti. Në vitin 2016, ksiha dëshirën që të hapja një restorant që do të kishte pjesë dhe jetën e natës. Shkova në një ambjent ku sot ndodhet SALT REST, ishte një ambjet të vogël me një taracë sipër dhe më dha një indicie që pse ky ambjent most ë funksionojë. Vendosa ta propozoja në familje, mendoja që Tirana ishte akoma për ti dhënë klientëve të saj. Pasi u aprovua idea nuk kisha pritshmëri të vogla, për mua njerëzit sot jo vetëm të hanë por të kenë një eksperiencë në restorant.
Fillova duke marrë një studio arkitekture e huaj e posaçshme për hotelerin, mikpritjen e klientëve. Tregu jahst ofron çmime shumë të larta por unë kisha bindjen që do sillja një rezultat të mirë në fund. Nëse do të investoja në industrinë e mikpritjes nuk është diçka e thjeshtë por ka të bëj me mënyrën se si do të lëvizin klientët, me stafin dhe atmosferën që do krijohet aty Brenda. E pash ambjentin, nuk mund ta merrja me qera sepse nuk kisha siguri po iu futa iniciativës për ta blerë pronën. Ajo pronë kishe 14 veta Brenda dhe negociatat ishin të vështira, pas shumë përpjekjesh arrita që atë pronë ta ktheja në pronën time. Më pas zhvilluam dhe implementuam projektin. Salt u hap në vitin 2016 dhe që nga dita e parë që e kemi nxjerrë si brend nuk kemi patur një ditë të vështirë dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Salt kishte një koncept dhe një strukturë të veten dhe sot kam nderin që është një pikë referimi në qytet për shumë individë. Çdo plan duhet të ketë një strukturë dhe një plan funksional që të eci.
Në vitin 2019 kisha bindjen se mund ta zgjeroja kompaninë dhe propozova që të haim një brend tjetër që ishte OPA. Kudo që shkoja unë nuk isha i knaqur me ushqimin e shpejt dhe mendova se edhe të tjerët kishin të njëtin problem. OPA filloj si një koncept i ushqimit të shpejt grek dhe në këtë lloj fushe pash që restoranti prap nuk trajtohej si biznes, nuk kishte sigurime dhe orare të zgjatura. Unë u mora me produktin dhe isha me idenë që edhe ushqimi i shpejt funksionon. Në OPA ka rreth 60 persona të punësuar ,gjithashtu kemi vendosur të hapim pikën e tretë në Arena Center dhe besoj se në 6 muaj duke vendosur 3 pika në qytet mund ta quaj sin je brend që funksionon. Mendoj që nuk është asnjëherë vonë dhe asnjëherë vonë, nëse e provon është e thjeshtë.
Keiti Gjipali, themeluese e Agog Marketing
Unë jam diplomuar për marketing në 2016 dhe ajo çfarë dua të theksoj është që kam punuar që vitin e parë në universites si shitse, asistente dhe cfarëdolloj pune që ofrohej part time në atë periudh. Kjo më ndihmoi të krijoja kontakte sepse ato nuk lindin befas por krijohen. Kompania ime e cila është një kompani marketingu që operon në Shqipëri por kemi dhe klientë të huaj. Arsyeja pse Agog po funksionon është dëshira qëbunë kam për marketingun, kemi pasur edhe ditë të vështira sigurisht kur kam thënë pse e bëra këtë por pasioni dhe dëshira më kanë ndihmuar të eci përpara. Çdo fushë dhe çdo profesion ka ato pengesat e veta në fillim që duhet ti kalosh për të arritur një biznes te suksesshëm. Fati im ishte që prindërit nuk më thanë çfarë të bëja apo të zgjidhja për të studiuar, por më lanë të menaxhoja vetë dëshirat e mia.
Marketingu është një industri shumë dinamike dhe gjithmonë ka gjëra të reja. Unë nga viti i parë në universitet kur punoja shitse tek Coin, kam provuar shumë punë të tjera, eksperienca të reja, televizionin, fotografinë e shumë fusha të tjera.Nga gjithë këto eksperienca vendosa të ndalem tek marketingu. Në vitin e fundit të masterit fillova të punoja në një agjensi marketingu ku unë fillova të mësoja dhe e kuptova që po bëja atë çfarë kisha qejf. Dua t ju them që është shumë e rëndësishme që kur ti futeni një biznesi ti futeni me një ide të qartë. Unë kur hapa kompaninë time në fillim kisha frikë nga ideja si do të funksiononte por pastaj në bazë të punës dhe përkushtimit arritëm këtu ku jemi sot. Prandaj unë dua ti them studentëve që kur provon të bësh atë që do asgjë nuk është e vështirë por është një sfidë e bukur për ju. Duhet të shikoni gjithmonë tregun dhe konkurencën sepse konkurenca të bën gjithmonë më të fortë.
[:sq]Dita e sipërmarrjes UET 2019

[:]