Fevziu takon ekselentët e UET pas botimit të “Tirana e Nonës”
[:en]Gazetari i shquar Blendi Fefziu zgjodhi Universitetin Europian të Tiranës për të promovuar librin e tij më të ri “Tirana e Nonës”. Prezantimin e librit të tij më të ri, Fevziu zgjodhi ta ndaj me studentët e UET duke iu pwrgjigjur interesit që kryesisht brezi i ri ka për historinw e Tiranws.
Blendi Fevziu gjatw diskutimit mbi romanin e tij mw tw ri shprehet se zgjedhja e tij për të promovuar librin në UET është e qëllimshme për të organizuar një urë lidhëse komunikimi me të rinjtë. Përballë studentëve të ekselencës dhe në prani të botuesit ishte Henri Cili, duke qenë se është një nga personat e parë i cili e ka lexuar këtë roman sic e quan ai dhe i di mirë tematikat që ushtron ky libër. Duke e falenderuar autorin e librit Blendi Fevziun, Çili shpreh disa komente personale që ka për librin. Fevziu shprehet i bindur se ky libër është më i miri që ka botuar deri më tani. Gazetari i njohur në të njëjtën kohë tregon se është i përfshirë plotësisht në cdo faqe të librit duke qenë se përbëhet nga histori të jetuara nga vet ai dhe familja e tij, kryesisht tre gratë e jetës së tij të cilat e kanë nxitur për ti shkruar ato përjetime realiste të kohës së tyre.
“Shumë faleminderit Blendi për praninë tënde në auditor, që zgjodhe mes shume varianteve publicistike rrejtin tonë të ekselencës në UET për takimin e parë pas botimit të librit nga UET PRESS. Fillimisht dua tju pyes, pse është i vecantë ky libër për ju? Çdo libër është i vecantë por kam degjuar që ky botim për ju është i veçanti i të veçantëve. Një libër i tillë, i këtij zhaneri nuk mendoj se mund të ket një të dytë”.
Mirëdita, më bëhet qefi që jam sot në këtë takim me studentë sepse besoj që forma më e mirë e komunikimit për një libër të ri është takimi me të rinj. Jo vetëm me ata që janë pjesë e periudhave historike te cilat i drejtohet libri, po edhe ata që mund ta shohin atë si një pjesë e së shkuarës. Unë e kam thënë që cdo autor që shkruan një libër ka një ndjesi duke vënë në raport sa i mirë është ky libër në krahasim me librat e tjerë. Natyrisht që ndjesia e autorin nuk mjafton sepse çdo autor ka momentet e veta emocionale, ka dobësitë e tij dhe shpesh herë këto mund tët krijojnë një iluzion me produktin real. Une besoj se ky është libri më i mirë që kam shkruajtur unë dhe këtë gjë ma kanë komfirmuar ata që kanë lexuar librin përara botimit , të cilët unë i vlerësoj shumë dhe i konsideroj njerëz që e njohin librin. Nuk dua ti vej një emër librit, roman, biografi apo histori sepse kam dëgjuar të gjitha llojet e versioneve së fundi, por në gjykimin tim është një libër i cili flet për fatet njerëzore, për historinë e një qyteti dhe njëkohësisht historinë politike të Shqipërisë, pra është një miksim i të gjithave bashkë.
Cila është historia e këtij libri, mundeni të na tregoni sado pak për shtuar kuriozitetin e leximit?
Po ju tregoj pak a shumë cila është historia e këtij libri, në fillim të viteve ’80 kur unë isha fëmijë, stërgjyshja ime, në shtëpinë e së cilës unë rrija sëbashku me motrën e saj që ishte tre vite më e vogel dhe me një kushëri tjetër me një moshe midis atyre të dyjave, gjetën befas një person të cilit mund ti rrëfenin. Unë e kam thënë edhe njëherë, njerëzit e moshuar duan të flasin, të rrëfejnë jetën apo edhe pengjet e tyre mirpo zakonisht të moshuarit nuk i dëgjon njeri. Fëmijët e tyre dhe njerëzit e afërt përgjithësisht janë të zënë me punë, lëvizin, i kanë dëgjuar me dhjetra herë ato histori dhe nuk kanë ndonjë interes të madh për ti dëgjuar, prandaj zakonisht ato zgjedhin fëmijë për ti rrëfyer ato eksperienca jetësore. Këto tre gra të moshuara gjetën befas një fëmijë tëk i cili filluan të rrefenin. Rrëfimet e tyre nuk ishjin rrëfime të zakondshme sepse ishin rrëfime të cilat ishin të lidhura me historinë e Tiranës, me historinë e Shqipërisë, me zhgënjimet që ato kishin në raport me politikën, me zhgënjimin e raporteve miqësore dhe gati-gati me problemet e brendhme familjare si cdo familje. Kështu ato filluan të më rrëfenin mua këto histori ku unë më shumë se një protagonist isha një dëgjues dhe vëzhgues shumë i kujdesshëm i bisedave që bënin jo vetëm me mua por edhe me bisedat që bënin me njëra tjetrën. Diku nga mesi i viteve ’90 e ksiha bindje që do të shkruaja diçka për këtë, por nuk kisha një subjekt që ta ndërtoja. Mendoja se duhet të ishte një vepër letrare dhe në fakt ktu është një miksim i të gjithave. Gati 20 vite, saher hapja letrat dhe kompjuterin, gjithmonë ngecja, nuk shkruaja dot as frazën e parë. Më pas hapa një folder ku e quajta (Tirona) dhe shkruaja gjëra të cilat mu kujtonin nga fëmijëria ime. Ai folder shkoi diku tek 30 faqe vetëm me piketa. Një dit isha në udhëtim dhe sapo avioni u ngrit nga pista unë hapa telefonin që kisha me vete dhe nisa të shkruaja dhe kur jam ulur në aeroportin tjetër kisha shkruajtur dy kapitujt e parë të librit. Befas libri nuk pati asnjë subjekt, secili kapitull shkruhej si një libër në vete me një lidhje mes tyre. Në momentin që e mbarova, isha i bindur që ishte dicka e shkruar mirë por kisha nevojë për një konfirmim, kështu që e shpërndava tek 10-15 veta që unë i konsideroj njerëz me një lloj vlerësimi dhe nuk ta përtojnë përgjigjen e sinqertë. Mesazhet e tyre, ato që i kam mar me shkrim jo me telefon i kam ruajtur të gjitha, siç kam filluar të ruaj një pjesë të reagimeve me shkrim gjithmonë dhe në një version të dytë do doja ta botoja librin me të gjitha kto komentet dhe reflektimet e njerëzve natyrisht duke i marë një aprovim nga këto individë. Është një gjë shumë interesante jo vetëm të lexosh librin por dhe të kuptosh si e kanë lexuar librin personazhë të ndryshëm. Çudia është që secili personazh i ngul syte tek një subjekt apo tek një detaj i caktuar i librit. Libri nis kur stërgjyshja ime po ndërronte jetë, unë isha 14 vjeç dhe që në këtë moment u pish ajo tresh-ja që kishte shënuar jetën time. Stërgjyshja ime ishte vajza e një prej njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur të Tiranës, prandaj konsiderohej një vajzë me fat që i kishte të gjitha. Breda pak kohësh ky fat filloj të rrënosej dita ditës. Në fillim ndodhi divorci i prindërve të saj, ngeli pa të jëmën e cila u largua në Stamboll, më pas studioi në një nga shkollat më të mira në Ausrti. Kur u kthye e martuan me një person shumë të njohur në Shqipëri, i cili ishte më i madh në moshë, ishte ministër i brendshëm në Shqipëri, por ai ndërroi jetë pas tre vitesh martesë duke e lënë me një fëmijë 1 vjeç e gjysëm dhe shtatzanë. Pushteti i babait të saj filloj të rrudhej nga fuqia që po merte Ahmet Zogu në Tiranë dhe më pas erdhi komunizmi që përveç fuqisë politike i mori edhe pronat. Kështu e gjithë jeta e saj ishte një mbijetesë për të rritur fëmijët, për ti mbijetuar komunizmit dhe vetëm në fund të jetës së saj ku unë them që cdo gjë kishte mbaruar, ato tre gra filluan të jetonin duke treguar këto histori, duke i rrëfyer. Njerëzit kthehen në një momënt të jetës së tyre, pikërisht aty ku kanë nisur, tek fëmijëria.
Një rast interesant për mua është kur unë kam takuar Ibrahim Kodrën. Ai ishte një piktor i cili u largua nga Shqipëria në moshen 16-vjeçare. Ishte nga ata njerëz që nuk ka patur nostalgji për Shqipërin dhe vinte ndonjëherë për vizitë për të parë pikturat e tij. Në moshten 90-vjeçare kur unë shkova për ta takuar ne Milano para se të ndëronte jetë kishte ndodhur një fenomen i çuditshem. Me Ibrahim Kodrën ku ti nuk mund të flisje dot shqip sepse ai fuste në mes bisedën e tij italisht ai filloj dhe me mjekët italianë të fliste vetëm shqip. Dua të dal këtu, që kujtimet e fëmijërisë kthehen gjithmonë dhe këto gra filluan të jëtonin një jetë që niste pikërish këtu. Transformimi janë fatet njerëzore sepse unë kam rrëfyr fatin e tre grave të zakondëshme por që gjithsesi kishin qenë vëzhguse të zhvillimeve historike. Një pjes të këtyre historive i kam përballur me dokumentat e shkruara dhe kam zbuluar një gjë interesante. Shumë prej rrëfimeve të tyre ishin të gabuara, në kuptimin që ato i jepnin të drejtë vetes dhe familjes edhe pse historia ishte e kundërta. Mllefi që kishin ndaj Ahmet Zogut ishte i pa justifikuar dhe paragjykimin që ato kishin në ndarjen Toskë dhe Gegë ishte absurde. Ne që lindëm në diktaturë nuk e njifnim kryeneçësinë si dimension. Në shtepi na tregonin se si u krijua Tirana dhe se si Tiranën e morën Toptanët 200 vite mbrapa. Historia ishte shumë e bukur dhe e njohur por komunizmi nuk e pranonte si koncept dhe i thau legjendat. Tirana kishte mitin e Sulejman Pashës dhe më pas e Kapllan Pashës i cili erdhi në fillim të vitit 1800 për ta marë qytetin.
A mund të na tregoni ndonjë aspekt nga jeta juaj me stërgjyshen?
Një ditë në orën e historisë në klasën e 7 mësuesja kujdestare na fut dy persona dhe na thot se kemi kontroll nga drejtoria arsimore. Duke qenë se unë isha nxënësi më i mirë në histori më thërret për të folur. Nisa të tregoj historinë e Sulejman Pashës, Kapllan Pashës nga fillimi deri në fund. Mësuesja u entuziasmua nga performanca ime dhe më falenderoi. Pas një ore erdhi më kërkoi në klasë dhe më thërret për tmë thënë se kontrolli është shumë i shqetësuar sepse ti ke thënë që Tiranën e kan bërë disa pashallarë dhe bejlerë. Më marin në drejtori dhe më thonë që të nesërmen duhet të vish patjetër me prindërit. Prindërit e mi punonin jasht Tirane dhe e ksihin të pamundur të vinin. Kur po shkoja në shtëpi stergjyshja e dalloi që isha shumë i mërzitur dhe më pyet cfar kisha. Filloj i tregoj dhe më tha të mos shqetësohesha sepse do të vinte ajo ta sqaronte këtë gjë. Erdhi të nesërmen dhe e kujtoj si tani që mexi i ngjiste shkallët e Shkollës së Kuqe e cila ishte nje shkollë e vjetër. Shkojmë në drejtori, thirri mësuesin dhe me drejtorin aty prezent i cili ishte një tirans i vjeter i cili duhet të kishte një informacion për historinë, stërgjyshja ime iu drejtua se pse ma keni mërzitur djalin. Mësuesja filloj të tregonte shumë e distancuar nga unë dhe kjo gjë më bëri cudi sepse më donte, thotë për mua që kam folur për një Tiranë me pashallar, bejlerë dhe ka përmendur Toptanët. Stërgjyshja ime i drejtohet duke i thënë, zonjë vajza kujt je ti? Mësuesja ngeli dhe thotë emrin, ndërkohë stergjyshja ime filloi të tregonte. Unë jam vajza e Refik Toptanit që ka ngritur flamurin në Tiranë, xhaxhai im ka qenë më Ismail Qemalin që ka ngritur flamurin në Vlorë, gjyshi im ka qenë antar i Lidhjes së Prizrenit, Burri im ka qenë ministër i brendshëm dhe deputet i cili u dënua nga Zogu. Ka pasur pashallar dhe bejlerë të këqinj sa të duash por keta që po të them unë kanë bërë këtë qytet dhe dica të tjerë kanë bërë Shqipërinë, prandaj tani kërkoi falje djalet se po nuk e bëre do shkoj në komitet të partis dhe do them që ju po deformoni dekorimet që ka bërë. Mësuesja ngeli dhe nuk dinte cfarë të thoshte. Drejtori donte ta mbyllte këtë muhabet duke kërkuar falje dhe duke thënë se është bërë një keqkuptim. Kam dhe shumë histori të tjera të cilat tregojnë periudhen e atëhershme dhe lidhen drejt për së drejti me njerëz të cilët unë i njoh. Të gjithë këta personazhe formojnë një ansabël dhe ti fillon të kuptosh që jeta reale zien në gjith këto shtëpia që nuk kishin asnjë protagonizëm, por në një farë mënyre jetotin një jetë alternative. Prsh: gratë e moshuara shkonin tek njëra tjetra me fara lulesh në dorë sepse cdo oborr shtëpie në atë kohë ishte i mbushur me lule të mrekullueshme të cilat kontrakstonin me situatën aktuale, ose kafja turke e cila u bë e përditshme tek gratë që shkonin tek njëra tjetra për të pirë kafe dhe kjo në vetvete u kthye në një forum informal shumë herë më i fuqishëm se sa ato. Në një kapitull të librit ku unë kam treguar zbrastësinë e jetës një nga gjërat që kam përmendur ishte vetvrasja e Mehmet Shehut që dha një shok të paparë sepse ngjalli dhe probleme politike. Kur lexon sot proces verbalet tregon që ishte një sistem i çuditshëm që sot e gjen kudo. Mua më ka qëlluar kudo, në Kubë, në Vietnam në vende të varfëra ku gjeje të njëjtat ksuhte jetese.
Doja të dija cila ishte shtysa kryesore që të bëri ty si gazetar të bëje këtë libër?
“Është një moment kur ti kupton se kujtimet që ke, leximet që ke bërë, eksperienca e jetës, miksohen të gjitha bashkë dhe ti futesh në një proçes analitik që ti mund ti gjykosh fenomenet. Pasi gjykon fenomenet atëherë ke dhe mundësi të shkruash. E vetmja gjë që kam patur merak kur kam shkruajtur librin ka qenë të jem i vërtetë dhe emocioni personal mos dominojë tek realizmi. Ka shumë libra qe shkruhen për personazhet e famshëm dhe unë jam njëri prej tyre, por kur ti shkruan dhe e shikon historinë e një qyteti përmes tre personazheve plotësisht të zakondshëm është dicka tjetër. Ndërkohë që shkruaja librin më dilnin shumë pikpyetje por nuk i kisha ata persona gjallë për ti pyetur kështu që ti mundohesh ti zgjidhësh vetë këto pikpytje, megjithëse kujtesa e këtij vendi është shumë e fortë. Prandaj them që në kohë të ndryshme të vinë në mendje kujtime, rrëfime dhe perjetime të cilat kanë patur një rol të veçantë në jetën tënde”.
Çfarë emocioni ngjall tek ju pas cdo botimi të një libri ku preket historia e Shqipërisë?
“Autori lidhet shumë me librin, jeton me librin dhe ky është një emocion. Kur fillova të shkruaja librin, mbarova pjesën e parë kur isha me pushime dhe kur u ktheva duhet të isha në shumë punë në të njëjtën kohë. Të shkruash do të thotë të jesh shumë i qetë pa u marë me asgjë tjetër dhe në këtë aspekt lidhesh shumë me librin. Unë vendosja orë të tëra të izoloesha vetëm me librin dhe më dukej e cuditshme kur u ktheja në jetën reale. Në momentin që e përfundon librin duket sikur e ke lëshuar atë gjë sikur nuk e ke më librin, jo vetëm libër historik por cfarëdoqoft libri”.
Çfarë mendoni se ka mbetur egzistenciale në Tiranën e sotme, a mund të bëni një raport mes Tiranës që ju keni jetuar dhe Tiranës së sotme?
“ Unë besoj se përveç godinave dhe objekteve historike nuk ka mbetur më asgjë. Në vitet e komunizmit kishte mbetur dicka nga Tirana e cila nuk shfaqej, prandaj unë e them ishte një Tiranë e nëndheshme të cilën ti nuk e dalloje dot. Tirana ishte një Tiranë që shkonte në aksion dhe ksihte personazhe që i jepnin jetë, ndërsa tani nuk ka mbetur gjë nga ajo Tiranë e asaj kohe. Qyteti i përshtatet dhe reflekton në momentin ku shoqëria zhvillohet. Në Tiranën që kam jetuar unë kishte disa norma të cilat duhet ti plotësoje patjetër. Ajo që mendoj për Tiranën e sotme është problematike dhe vetëm kaq. Prandaj them që përvec objekteve historike nuk ka mbetur më asgjë”.
Nëpërmjet këtyre tre grave a mund të na shpjegosh sipas teje se si ka ndryshuar komunikimi politik në 3 kohë të ndryshme, në epokën e Zogut, Komunizmit dhe pas viteve ‘90?
Mund të shpjegoj se si ka ndryshuar gjykimi për epokat e ndryshme dhe pse sistemet të cilat janë të ndryshme nga njëra tjetra kanë një të përbashkët. Prandaj them se këto personazhe janë shpesh herë të zhgënjyer nga sistemet politike. Kishin të njëjtim mllef ndaj Zogut, të njëjtin mllef ndaj Hoxhës dhe kjo nuk lidhet me raportet personale të tyre por lidhet me një mënyr se si shoqëria vetë është ajo shoqëri që dikton personazhe dhe situata të tilla. Sa për mënyrën e komunikimit nuk besoj se kam ndonjë gjë të madhe, është thjesht pjesë e kurioziteteve dhe jetës së përditshme. Unë nuk kam një tezë që njeriu është i mirë apo i keq por janë rrethanat që e kthejnë në më të dhunshëm apo jo, janë rrethanat politike dhe më së shumti është ndikimi i shoqërisë”.
Ke shpresë ti komunikosh diçka këtij brezi dhe cfarë pritshmërie ke ti për këtë libër tek ky brez?
“Unë nisem nga diçka, unë kam qenë i etur për të mësuar sa më shumë për të shkuarën. Prandaj edhe ky libër është për ata që kanë një lloj njohurie dhe formimi historik për ta lexuar, megjithëse mendoj se ky libër është një kontribut për të gjithë ata që duan të dinë për te shkuarën. Çdo kontribut është aty dhe dikush do e mari, dikush tjetër do e kaloj pa e parë por ata që do kenë nevojë ti kthehen së shkuarës me siguri do gjejnë një material interesant në këtë libër. Pritshmëria është një pretendim dhe nuk dua ta mbaj mbi supe por dua të them se ky libër ka një rëndësi të madhe historike reale prandaj mendoj se do ketë komunikimin e duhur me të gjithë.”
Somario
Zgjedhja eBlendi Fevziu për të promovuar librin në UET është e qëllimshme për të organizuar një urë lidhëse komunikimi me të rinjtë
Gazetari i njohur tregon se është i përfshirë plotësisht në çdo faqe të librit duke qenë se përbëhet nga histori të jetuara nga vet ai dhe familja e tij
Romani flet pë tre gratë e jetës së tij të cilat e kanë nxitur për ti shkruar ato përjetime realiste të kohës së tyre.
Unë nisem nga diçka, unë kam qenë i etur për të mësuar sa më shumë për të shkuarën. Prandaj edhe ky libër është për ata që kanë një lloj njohurie dhe formimi historik për ta lexuar
Në një kapitull të librit ku unë kam treguar zbrastësinë e jetës një nga gjërat që kam përmendur ishte vetvrasja e Mehmet Shehut që dha një shok të paparë sepse ngjalli dhe probleme politike
Libri nis kur stërgjyshja ime po ndërronte jetë, unë isha 14 vjeç dhe që në këtë moment u pish ajo tresh-ja që kishte shënuar jetën time[:sq]Gazetari i shquar Blendi Fefziu zgjodhi Universitetin Europian të Tiranës për të promovuar librin e tij më të ri “Tirana e Nonës”. Prezantimin e librit të tij më të ri, Fevziu zgjodhi ta ndaj me studentët e UET duke iu pwrgjigjur interesit që kryesisht brezi i ri ka për historinw e Tiranws.

Libri nis kur stërgjyshja ime po ndërronte jetë, unë isha 14 vjeç dhe që në këtë moment u pish ajo tresh-ja që kishte shënuar jetën time[:]