Trajnimi i UET për infermierë, nevoja për specializim profesionistësh
UET në bashkëpunim me Qëndrn për të Drejtat në Punë zhvillon trajnim dy ditor me 125 infermierë dhe specialistë të mjeksisë teknike mbi sindromat në shërbimet shëndetësore, si dhe nevojën për sigurinë e shëndetit në punë.
Universiteti Europian i Tiranës po zhvillon një trajnim dy ditor Profesioni i Iniferimierit 2020, trajnim i fokusuar në njohuritë bazë mbi sigurinë dhe shëndetin në punë për infermierë në sektorë të ndryshëm shëndetësor, i cili vjen vjen në bashkpunim me Centre for Labour Rights (Qëndra për të Drejtat në Punë). Temat që po zhvillohen në këtë trajnim janë: Sindroma e burnout në shërbimet shëndetësore, gjithashtu edhe njohurit e përgjithshme për sigurinë e shëndetit në punë, siguria dhe shëndeti, legjislacioni Shqiptar për SSHP dhe kodi i punës.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike në UET, profesor Pirro Prifti shprehet se ideja kryesore është përfshirja e studentëve të UET, ku me anë të këtij trajnimi, studentë të këtij fakaluteti afrohen më shumë me profesionin e mjeksisë teknike për tu specializuar dhe për të pasur një rrugë të sigurtë në tregun e punës. Kjo gjë sigurisht është edhe në favorin e studentëve të Universitetit Europian të Tiranës duke patur mundësinë të jenë prezent në këto trajnime.
“Trajnimi i infermierëve, kryesisht artyre që punojnë në spital, qoftë të rinj por edhe ata infermierë me përvojë i zhvilluar nga Fakulteti i Shkencafe Mjeksore Teknike në UET ka si qëllim jo vetëm përmisimin e shërbimit shëndetësor në spitale dhe klinika, por gjithashtu trajton shumë cështje që janë problematika apo vështirësi që punonjësit e mjeksisë hasen çdo ditë në punën e tyre të përditshme që përfshin si teknicienët mjeksore, deri tek infermierët, laburantët, fizioterapistët dhe imazheristët. Gjithashtu duke parë edhe fenomenin e pashmëngshëm të emigrimit të bluzave të bardha në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në Gjermani, lind edhe më shumë nevoja për profesionist të mjeksisë të specializuar në profesionin e tyre”
Për dekanin e fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike specializimi në një program master kryesisht për infermierë por edhe për profesionet e tjera të mjeksisë teknike si imazhier dhe fizoterpaist është i nevojshëm duke parë edhe nevojën që ka tregu i punën në këtë sektor
“Çdo institucion kërkon individë të specializuar në fusha të ndryshme dhe sigurisht për këta njerëz pagesa është më e madhe, por që të arrihet kjo kërkohet thellimi i studimeve duke e bërë të nevojshme ndjekien e një programi Master, qoftë profesiona, apo shkencor”.
Ndërkohë profesor Pirro, në cilësinë e Dekanit të Shkencave Mjeksore Teknike duke u ndalur në bashkëpunimin me Qendrën për të Drejtat në Punë theskon se ky angazhim është i dyanshëm si nga ana e UET ku ne i ofrojmë atyre mundësinë për të mësuar me anë te cikleve mësimore Bachelor dhe Master. Duke i dhën më kehtë aksesin për tu integruar në tregun e punës jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, sic janë vendet e Bashkimit Europian.
“Siç e dimë dega e mjeksisë dhe infermierisë është profesion global, prandaj cdo shtet ka nevojë për profesionistë. Në zhvillimin e këtij trajnimi ne do bëjmë të mundur që studentët tanë të marrin pjesë.”