Mbyllen regjistrimet/ UET i pari nga privatët me mbi 1100 studentë
Janë mbyllur regjistrimet në universitet për ciklin e parë Bachelor, Universiteti Europian i Tiranës ka numrin më të lartë të regjistrimeve në sektorin privat, si ku lë pas edhe disa universitete shtetetërore të rretheve.
31 tetori ishte dita e fundit e regjistrimit në universitete dhe rezulton se janë mbi 21 mijë të rinj që kanë përfituar të drejtën e studimit nga 22 mijë që ishin një vit më parë.
Rritja e mesatares nga Ministria e Arsimit ka dhënë efekt, sidomos në Universitetet e rretheve, ku në 17 programe studimi nuk është regjistruar asnjë student, ndërsa janë rreth 56 degë që rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve.
Në krahasim me vitin e kaluar rritje këtë vit ka pësuar arsimi profesional 2 vjecar.
“Arsimi profesional 2-vjeçar ka arritur shifrat 7.7% që është dhe kjo një rritje cilësore, gati me rreth 2% krahasuar me vjet. Degët kryesore ato që kanë qenë edhe degët trend le të themi të këtij viti, ku pritet edhe punësim më i madh, janë ezauruar në masën 100%. Degë si për shembull, degët e teknologjisë së informacionit, infermieria, degë të mjekësisë. Edhe mësuesia në total ka një ecje relativisht të mirë”-tha Arjan Xhelaj.
Ndërkohë edhe pse këtë vit kishte një rënie këtë vit të numrit të maturantëve, registrimet në sektorin privat në Arsimin e Lartë ndihet një rritje të rregjistrimve në këto universitete, ku Universiteteti Europian i Tiranës, ka arritur të rregjistroj mbi 1100 studentë të rinj për ciklin e parë Bachelor dhe renditet i par inga nga universitetet private, por gjithashtu ka lënë mbrapa edhe shumë universitete shtetërore.
Rreth 21 400 maturantë janë regjistruar në Universitet për vitin akademik 2019-2020. Krahasuar me vitin e kaluar ku u regjistruan rreth 22 100 maturant ka një rënie me rreth 700 maturantë më pak. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj u shpreh në një pronocim se janë 15 degë ku nuk ka pasur regjistrime.
Ka një rënie të lehtë në disa programe studimi. Ka disa universitete në rrethe që janë rreth 50% dhe pak më ulët. Kjo do të bëjë që këto universitete të rishikojnë planin e tyre kurikular, ofertën akademike. Janë rreth 15 degë që nuk kanë regjistrime”- u shpreh Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Në universitetet në Shqipëri nuk i ofrohet mundësi studentëve të huaj për të kryer studimet, kjo prej faktit që nuk ka asnjë program në gjuhën angleze apo në gjuhë të huaj.
“Një nga problemet që mbase lidhet dhe me gjuhen shqipe që është një gjuhë e vështirë, dhe oferta akademike e universiteteve është vetëm në gjuhën shqipe nuk është se kemi program studimi në gjuhë angleze dhe në gjuhë të huaj. Ne kemi student të trojeve, shqiptar të treva shqiptare , Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal i Zi, ku universitete publike dhe ato private shqiptare përcaktojnë një numër të caktuar kuotash për tu akomoduar ose për të filluar studimet ky grup studentësh”-u shpreh Arjan Xhelaj.