• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Forumet UET/ “Ja pse Kadare duhet të fitojë çmimin Nobel”

  • Date 18 Shtator, 2019

Forumet UET/ “Ja pse Kadare duhet të fitojë çmimin Nobel”

Elda Dedja

I ftuar në ciklin e përjavshëm të Forumeve UET, këtë të martë ka qenë shkrimtari dhe publicisti i njohur egjiptian Mohamed Salmawy, i cili në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të UET ka trajtuar një sërë tematikash, që nga çmimi “Nobel” tek situata politike në botën e arabe por edhe atë perëndimore. Salmawy është një figurë e njohur e letërsisë, pasi krahas të qenët Kryetar i Unionit të Shkrimtarëve Arabë, ndër vite ai ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në karrierën e tij, si kryeredaktor në gazeta të njohura në vend, poste zyrtare si dhe ka qenë vazhdimisht aktiv në sferën kulturore dhe intelektuale. Për të kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ndonëse ka shëtitur shumë vende të botës, Salmawy shprehet se për të ky udhëtim ka qenë mjaft i veçantë. Ka qenë një ftesë nga Arab Balkans Friendship Association e cila e ka sjellë, për një film ndërkombëtar që do të realizohet mbi jetën e Muhammad Ali, udhëheqësit egjiptian me origjinë shqiptare, që sot konsiderohet si themeluesi i Egjiptit modern.

“Muhammad Ali u magjeps me Egjiptin dhe unë mendoj që e donte këtë vend, ndaj bëri gjëra të mëdha për të. Ishte ai që ndërtoi shtetin modern. Unë kam ardhur këtu të mësoj edhe më shumë detaje për jetën e tij. Do të shkoj në Korçë, të vizitoj një fshtat të vogël të quajtur Zemlak, prej nga ku ka pasur prejardhjen familja e tij. Ai vetë ka lindur në Kavala, që tani i përket Greqisë, por në atë kohë ishte territor shqiptar. Qëndrimi këtu në Shqipëri më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra mbi Muhammad Ali edhe përse mund të mos jenë fakte që lidhen drejtpërdrejt me jetën e tij. Mendoj që ky udhëtim ka qenë shumë frytdhënës jo vetëm për njohjen e vendit por edhe për formulimin e historisë që do të shkruaj. Fillimisht kisha menduar të shkruaja një sinops për filmin, që miku im Ilir Harxhi do të drejtojë, por u afeksionova kaq shumë pas kësaj historie sa mendoj që do të shkruaj një libër, të cilin mund ta përdorin më pas si një bazë për këtë film”, ka rrëfyer shkrimtari i njohur duke theksuar se ky projekt është gjithashtu një mënyrë për të eksploruar dhe njohur edhe më në detaje, marrëdhënien e fortë mes Shqipërisë dhe Egjiptit që daton herët në histori.

Ndonëse ai vetë nuk është fitues i çmimit “Nobel” për letërsi, ka mundur ta përjetojë emocionin e veçantë që të fal kjo ceremoni pasi në vitin 1988 ai e mori këtë çmim në emër të shkrimtarit Naguib Mahfouz, i cili nuk mund të ishte vetë i pranishëm. Sa i përket kësaj përvoje të papërsëritshme ai shprehet:“Ishte një ngjarje e madhe për letërsinë arabe në përgjithësi dhe ishte një festë për të gjithën botën arabe. Mendoj që Mahfouz ishte shumë i ndërgjegjshëm për këtë pasi kur më besoi të lexoja fjalën e tij, të cilën unë sigurisht e kisha përkthyer në anglisht, më tha që fillimisht duhet ta lexoja në arabisht. Kjo për shkak se dëshironte që njerëzit e pranishëm të dëgjonin gjuhën arabe për herë të parë, të dëgjonin “muzikën” e saj. Kështu bëra, e lexova fillimisht në arabisht e më pas në anglisht dhe për habinë time pas përfundimit të ceremonisë, shumë nga audienca erdhën për të më falënderuar që unë e bëra këtë gjë, pasi për ta ishte hera e parë që të dëgjonin një gjë të tillë. Ishte një event me rëndësi për mua, por edhe me më tepër rëndësi për letërsinë arabe dhe për Egjiptin në atë kohë”, ka treguar Salmawy.

Sa i përket çmimit “Nobel” për letërsinë, ai nuk ka ngurruar të komentojë mbi shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

“Ismail Kadare e meriton pa dyshim çmimin Nobel për letërsi. Shkrimtarët që meritojnë këtë çmim, por nuk e marrin ata janë të shumtë, më të shumtë se ata që e marrin ata. Ka vetëm një shkrimtar që nderohet me këtë çmim çdo vit, por njëkohësisht, ka ndoshta qindra shkrimtarë të tjerë në të gjithë botën që e meritojnë po aq shumë ose ndonjëherë edhe më shumë se fituesit. Kadare në një prej shkrimeve të tij thotë se një çmim duhet t’i jepet një shkrimtari që ka patur ndikim të madh në lexuesit e tij, për një kohë të gjatë, dhe që ka promovuar gjithmonë idealet e paqes dhe drejtësisë. Vështirë se mund të jesh një shkrimtar pa promovuar këto ideale, ndaj i aplikohet çdo shkrimtari të vërtetë, dhe Ismail Kadare është padyshim një njeri që ka influencuar jo vetëm lexuesit shqiptar po lexuesit në mbarë botë. Është gjerësisht i përkthyer, edhe në gjuhën arabe, dhe ne e njohim atë mjaft mirë. Por siç jam shprehur edhe në një intervistë në mediat shqiptare, ne e njohim njëri-tjetrin përmes “syrit” të perëndimit, përmes mediave të perëndimit. Ndoshta nëse Ismail Kadare nuk do të qe i njohur në Europë, në botën arabe nuk do ta njihnim dhe kjo është për të ardhur keq pasi unë mendoj që kemi shumë të përbashkëta dhe është detyra jona ta njohim njëri-tjetrin në mënyrë të drejtpërdrejte e jo nëpërmjet një ndërmjetësi të tretë që mund ta shohë secilin prej nesh në një mënyrë ndryshe nga se ne e shohim veten”, ka thënë Mohamed Salmawy, duke shtuar se shpreson që projekti në të cilin ai është bërë pjesë, do të ndihmojë në kuptimin dhe njohjen e njëri-tjetrit, pa ndërhyrjen e të tretëve.

Në këtë bashkëbisedim u trajtuan edhe një sërë tematikash mbi politikën, jo vetëm në Egjipt por dhe në perëndim. I pyetur mbi situatën aktuale të demokracisë në Egjipt, pas revolucionit të vitit 2011, ai rrëfeu këndvështrimin e tij mbi konceptin e demokracisë jo thjesht si një sistem politik por si një mënyrë jetese, ku zëri dhe vullneti i qytetarit dëgjohet.

“Perëndimi ka një përqasje të tillë ndaj vendeve që kalojnë nëpër trazira, ata thonë, në rregull kaluat një situatë kaosi por tani jeni në demokraci. Kjo nuk është e mundur dhe ata e dinë, por është një mënyrë për të të mbajtur nën vëzhgim dhe për të të gjykuar. Unë mendoj se detyra jonë e parë karshi vetes është të ndërtojmë vendin tonë. Të jemi në gjendje të rikuperojmë të gjithë vitet që na kanë humbur, e duhet thënë se ne në Egjipt kemi vite të tëra pa bërë progres. Ne na duhet të bëjmë progres, na duhen reforma, në aspektin financiar, në sistemin e edukimit, në sisitemin shëndetësor, e më pas të flasim për demokraci. Demokracia nuk vjen brenda ditës, nuk është një vendim, është një rezultat i shumë proceseve përmes së cilave duhet të kalojmë. Nuk fillohet me demokraci, por përfundohet në të. E përpara domokracisë, duhet ndërtuar shteti e njerëzit të përgatiten për të qenë në demokraci. Kjo bëhet duke forcuar edukimin, duke arsimuar njerëzit dhe duke përmirësuar sistemin shëndetësor, në fillim.”

  • Share:
admin

Previous post

UET, politika favorizuese për t’i dhënë një shans të gjithëve
18 Shtator, 2019

Next post

Drejtuesit e burimeve njerëzore në UET, e ardhmja u takon…
20 Shtator, 2019

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET