Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET diskuton mbi sfidat dhe objektivat për të ardhmen
Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET diskuton mbi sfidat dhe objektivat për të ardhmen
Është zhvilluar Seminari për Zhvillimin e degëve të Arteve në të cilin Departamenti i Arteve të Aplikuara, së bashku me 10 mjeshtrat e shquar ka diskutuar mbi disa çështje të rëndësishme.
Ky department është hapur këtë vit për herë të parë në UET, në kuadrin e zgjerimit dhe ristrukturimit të këtij universiteti dhe ofron shtatë programe. Tri programe në ciklin Bachelor, tri në Master dhe një Diplomë Profesionale. Të gjitha këto degë janë risi, ndaj edhe mënyra e menaxhimit duhet të jetë e tillë. 10 mjeshtrat të cilët janë pjesë e ekipit të mentorshipit të Departamentit të Arteve të Aplikuara, kanë dhënë propozimet e tyre, se si mund të arrihet në një menaxhim bashkëkohor të studimeve në të trija degët e artit që UET ofron. Veçanërisht në art deri më tani është praktikuar menaxhimi tradicional i studimeve ndërkohë që tregu sot kërkon artistë të formuar në një shumësi aspektesh. Gjithashtu u diskutua për sfidat me të cilat Departamenti i Arteve duhet të përballet si dhe kalendarin akademik të aktiviteteve që mendohet të organizohen përgjatë të gjithë vitit nga ky departament.