• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Disa këshilla për studentët e rinj të degës së shkencave politike në UET

  • Date 1 Tetor, 2018

Nga Florian Çullhaj, PhD

Si student i brezit të parë të Shkencave Politike në Shqipëri dhe pas një eksperience dhjetëvjeçare si Lektor në po të njëjtën disiplinë, gjykoj se kam krijuar eksperiencën e mjaftueshme të përcjell disa këshilla për studentët e rinj që janë regjistruar, si dhe për ata që duan të regjistrohen në këtë disiplinë.


Këshilla ime e parë për ta është, të shmangin sa të munden dhënien rëndësi të thashethemeve që qarkullojnë rreth një çorganizimi kronik që ka tregu i punës për këtë disiplinë. Nuk e mohon askush se ka vështirësi, por as më shumë e as më pak se disiplinat e tjera simotra. Këshilla e dytë është që, dega e Shkencave Politike të mos jetë zgjedhja ‘rezerve’ ndaj një disipline tjetër dhe ndjekja e saj të kryhet pa vullnet e dëshirë. Kjo disiplinë ka një shkallë shumë të lartë impenjimi, për shkak të trasversalitetit të lëndëve të saj, për pasojë, studentët duhet të regjistrohen në qoftë se vërtet kanë interes ndaj saj dhe jo si një zgjedhje e sforcuar, përndryshe përballja me vështirësitë është e paevitueshme.

Një parakusht thelbësor, që duhet të kenë studentët që duan të ndjekin disiplinën e Shkencave Politike është, kurioziteti. Nëse një i ri/e re nuk ka shqetësim për atë që e rrethon, nuk lexon shtypin, nuk ka interes për atë që ndodh në botë, atëherë ai/ajo nuk mund ta përballojë me sukses këtë proces studimi. Në anën tjetër, vëmendja ndaj botës së jashtme duhet të korrespondojë me pjesëmarrjen në jetën universitare. Ata studentë që thjesht studiojnë në shtëpi dhe pastaj vijnë vetëm për të dhënë provime, nuk e plotësojnë statusin e studentit. Duhet përpjekje për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Universitetin, duke shfrytëzuar të gjitha shërbimet që ai ofron, të tilla si: frekuentimin e bibliotekës, pjesëmarrjen në klubet studentore, njohjen me Pedagogët, për të krijuar një marrëdhënie personale me ta (dhe kjo është e mundur në UET). Për të dalë nga anonimati, të mos mbetesh thjesht një matrikull, por një student me emër dhe mbiemër. E gjithë kjo fillimisht mund të duket si humbje kohe, por në planin afatgjatë do të kuptohet se nuk është kështu.

Së treti, për të tërhequr vëmendjen e studentëve në vitin e parë, Pedagogët përpiqen të bashkëveprojnë me ta duke i përfshirë në procesin mësimor, duke i caktuar ‘detyra’, për të nxitur një marrëdhënie të ndërsjellë. Kjo metodë është shumë e rëndësishme, sidomos për studentët e rinj, për përvetësimin e një forme sa më të mirë komunikimi, si me gojë po ashtu dhe me shkrim. Elemente mjaft të dobishme këto, minimalisht për të shmangur mbërritjen deri te shkrimi i diplomës me gabime gramatikore.

Së katërti, është përballja me lëndët e vitit të parë të cilat janë të gjitha risi për studentët; edhe një lëndë si Studime Politike Shqiptare, mund të konsiderohet e re për ta, duke pasur parasysh qasje të ndryshme dhe përgatitjen e varfër të ofruar në shkollat ​​e mesme. Përgjatë përvojës sime kam konstatuar se, një pjesë e mirë studentëve të rinj bëjnë gabimin e mbartjes në vitin pasardhës të një provimi të vështirë. Në këtë mënyrë, ata rrezikojnë të mos jenë në gjendje ta kapërcejnë më atë, sepse sa më shumë kalon koha aq më shumë ulet përqendrimi mbi atë lëndë, shto këtu dhe përparimin me lëndët e tjera që mund të jenë më tërheqëse, e thellon problemin. Studentët nuk duhet të shtyjnë lëndët e vështira, por duhet të ‘çlirohen’ prej tyre menjëherë, sepse këto lëndë përbëjnë bazat kryesore të nisjes për të gjithë udhëtimin.

Ndonjëherë ndodh që, studentët e rinj ju besojnë më shumë seç duhet thashethemeve që qarkullojnë për Pedagogët e ashtuquajtur “të tmerrshëm”. Rekomandimi im i pestë është, t’i shohin vetë këta Pedagogë. Ndonjëherë ka kolegë më të rreptë, të cilët ofrojnë shumë në mësimdhënie dhe për pasojë pretendojnë në mënyrë të barabartë me atë që japin. Studentët duhet të përpiqen të shkojnë përtej përshtypjes së parë dhe të krijojnë dialog me këta Pedagogë.

Këshilla e gjashtë dhe e fundit, është që studenti duhet të mendojë për një ‘kompromis’, të balancojë cilësinë me sasinë, të paktën përgjatë ciklit të parë të studimit. Tregu është shumë kritik për ata që diplomohen vonë, kështu që të përfundosh jashtë kohës normale të studimit, por me nota të mira, nuk ofron shumë mundësi punësimi në profesion. Por, në anën tjetër nuk është aspak e udhës të diplomohesh në kohë, por me nota të ulëta dhe përgatitje të dobët. Pra, nevojitet një ‘kompromis’.

Këto ishin disa këshilla për ata të cilët zgjedhin të studiojnë disiplinën e Shkencave Politike në UET. Besimplotë se akëcili student që i merr në konsideratë këto këshilla dhe ka kthjelltësinë dhe maturinë e mjaftueshme për të qenë në koherencë me zgjedhjen e tij, vështirësitë e rrugëtimit universitar do t’i davariten edhe më lehtë.

  • Share:
admin

Previous post

Faruk Kaba: Në pak vite, UET ndër universitetet më të mira për inxhinieri
1 Tetor, 2018

Next post

Ja çfarë mund të gjejë një student në UET
1 Tetor, 2018

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET