• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

ECONOMICUS 23 nr. 2/ Makroekonomia shqiptare në BE, Xhepa apel studiuesve: Nevojitet kontributi ynë shkencor

  • Date 13 Mars, 2025

Në tetor të 2024-ës Shqipëria shënoi një moment historik të rrugëtimit së saj evropian me çeljen e negociatave për integrimin në BE. Viti i kaluar u mbyll me hapjen e dy grup-kapitujve, 1 dhe 6, ndërkohë që Tirana zyrtare ka paraqitur në BE qëndrimin për hapjen e negociatave për grup-kapitujt 2 dhe 3. Përafrimin me BE-në kryeministri Rama e ka cilësuar së fundi një proces të përshpejtuar, duke deklaruar se me këtë ritëm negociatat mund të mbyllen në fund të 2027-ës. Kjo veprimtari nënkupton se për dy vite Shqipëria do të ketë shkrirë legjislacionin e unionit (acuiqs) në atë kombëtar, duke u përballur kështu me një sërë sfidash në të gjithë fushat dhe sektorët e shoqërisë.

Për këtë arsye revista shkencore e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës sjell në numrin e saj të radhës “Economicus” 23 numër 2, punime dhe kërkime shkencore me fokus në menaxhimin e politikave makroekonomike në kuadër të integrimit në BE. Disa nga çështjet që trajtojnë punimet kanë të bëjnë me përafrimin real ekonomik të Shqipërisë me BE-në, me sistemin bankar drejt integrimit apo faktorët që ndikojnë në performancën e bankave.

Gjatë promovimit të revistës, presidenti i UET, prof. asoc. Dr. Selami Xhepa tha se ky edicion synon të gërvishtë sadopak sfidat në sektorin ekonomik në kuadër të integrimit, por theksoi se nevojitet diskutim dhe brainstorming për të eksploruar disa teza kërkimore që janë emergjente për t’u trajtuar në punët shkencore dhe akademike.

“Dy kapitujt themelorë që na prekin është klaseri i tretë, ku kemi kapitullin e 17-të, që lidhet me menaxhimin e politikave ekonomike. Shqipëria e filloi këtë ushtrim, prandaj brenda një periudhe dy-tre vjeçare shumë ndryshime do të ndodhin të cilat kanë nevojë për t’u studiuar e për t’u trajtuar”, theksoi Xhepa.

Përveç ndryshimeve legjislative, siç është formulimi i një ligji të ri për Bankën e Shqipërisë që përafrohet me atë europian, eksperti i ekonomisë tha se do të ndryshojë edhe mënyra si do të menaxhohen politikat makroekonomike, duke qenë se Shqipëria do të jetë pjesë e semestrit europian.

“Duhet që planin tonë ekonomik, jo vetëm buxhetin vjetor, por të gjitha programet makroekonomike vjetore t’i çojmë çdo datë 15 janar në Bruksel. Kjo është ana formale. Ana përmbajtësore është që i gjithë pakti i stabilitetit dhe rritjes duhet të integrohet në ligjin organik të shtetit, çka nënkupton implikime serioze sa i përket borxhit publik, politikave fiskale etj.”, nënvizoi Xhepa.

Presidenti u bëri thirrje më tej studiuesve që të japin kontributin e tyre që të ndërgjegjësojnë shoqërinë për implikimet e këtij procesi në të gjithë sektorët, si dhe ta sjellin në trajtë kuantitative për të parë se me çfarë shpejtësie Shqipëria mund të përafrohet me BE-në. “Punën dhe agjendën tonë kërkimore duhet ta vendosim në fokusin e kësaj sfide që ka shoqëria dhe politika.”

Dekani i Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. dr. Mateo Spaho falënderoi ish-dekanen Ermela Kripa, e cila në rolin e kryeredaktores shkencore mundësoi botimin e këtij numri, së bashku me një qëndrim editorial. Referuar përafrimit ekonomik të Shqipërisë me BE-në, duke marrë në analizë elementin e fuqisë blerëse, Spaho tha se Shqipëria nuk gëzon ende një renditje të mirë në rajon duke u listuar pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Por anëtarësimi në BE do të ndihmojë rritjen ekonomike dhe do të na çojë në një mesatare më se dinjitoze.”

Gjatë fjalës së tij, zv. rektori për Shkencën dhe Inovacionin, prof. dr. Kreshnik Bello, u ndal te trendet e fundit të zhvillimit në fushën e kërkimit shkencor. Ai pohoi se shkencëtarët e hulumtuesit botërorë bien dakord që sot janë tre tende të tilla që orientojnë punën e tyre: Trendi i parë është zhvillimi i teknologjive shumë të avancuara dhe përdorimi i tyre; I dyti është një koncept relativisht i ri, shkenca e hapur, bazuar në një komandim të UNESCO-s të vitit 2021; Trendi i tretë është shkenca me impakt social. Bello tha më tej se UET është pjesë e trnsformimit, duke përqafuar këto zhvillime më se të nevojshme për një institucion ndërkombëtar të arsimit të lartë.

Përafrimi i Shqipërisë me BE-në, vite larg

“Economicus” 23 nr. 2 sjell punime individuale, por edhe një sërë bashkëpunimesh mes pedagogëve, si dhe pedagogë- studentë. Dr. Edmira Cakrani dhe dr. Elona Shehu botojnë artikullin e tyre me temë “Studimi i konvergjencës reale të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke u ndalur në dy elementë. Së pari, ato bëjnë një analizë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mesatares së BE-së në shpërndarjen e të ardhurave për frymë. Çështja e dytë ka prekur shpejtësinë me të cilën ka ecur Shqipëria për të reduktuar hapësirën e përafrimit me BE-në.

“Me këtë shpejtësi dhe ritëm Shqipërisë i duhen 100 vite që të zerojë konvergjencën. Elementët që mund ta zbusin këtë është limitimi i distancave dhe rritja e shpejtësisë”, tha Shehu gjatë prezantimit.

Dy pedagoget e tjera, dr. Teuta Çerpja dhe dr. Rosela Bajraktari, realizojnë analizën empirike të faktorëve të brendshëm që ndikojnë në performancën e bankave, duke marrë në studim të dhënat e nëntë bankave tregtare, për një periudhë pesë vjeçare, 2017-2021.

Duke prezantuar gjetjet, Çerpja tha se bankat shqiptare duhet të përqendrohen në përmirësimin e efikasitetit dhe menaxhimin më të mirë të likuiditetit për të rritur përfitueshmërinë e tyre, ndërsa mbetet sfidë zhvillimi i tregjeve të kapitalit për të ofruar burime alternative financimi.

I treti punim që u prezantua ishte ai i pedagoges Joana Shima dhe studentes Adelajda Sinani me temë “Ndikimi i edukimit financiar dhe kulturës financiare në procesin e vendimmarrjes së individëve në Shqipëri”. Shima tha se nga të dhënat e grumbulluara vihet re një mungesë e theksuar e edukimit financiar në Shqipëri, krahasuar edhe me vendet europiane.

“Economicus” 23/2 vijon me artikullin e Gregora Luftas, e cila studion rrugëtimin e sistemit bankar shqiptar drejt integrimit europian. Msc. Lira Sinani e fokuson analizën në zhvillimin e tregut të obligacioneve të konvertueshme të kushtëzuara në Shqipëri.

Studimet e fundit janë me bashkautorë. Prof. asoc. dr. Ketrina Mijo Çabiri dhe prof. dr. Ermira Qosja studiojnë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri, me fokus në investimet strategjike dhe qasjet bashkëpunuese në kërkimin shkencor dhe partneritetet universitet- industri.

Ky numër mbyllet me punimin e Sara Shaba dhe prof. asoc. dr. Giampiero Mac me temë “Kapitali privat dhe kapitali sipërmarrës. Evolucioni i tregut dhe profilet operative: Roli i ndërmjetësve financiarë”.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

FORUMET UET/ Prodhuesja e makinës së parë ushtarake shqiptare, Arjeta Puca: Guxoni për të bërë diferencën
13 Mars, 2025

Next post

LIAISE COST Action sjell në UET Shkollën e Parë të Trajnimit për simbiozën industriale
18 Mars, 2025

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET