• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

10 vitet e Fevziut si autor i UET Press, 100 mijë kopje të shitura

  • Date 7 Shtator, 2019

10 vitet e Fevziut si autor i UET Press, 100 mijë kopje të shitura

Gazetari i njohur Blendi Fevziu gjatë një bashkëbisedimi në Forumet UET flet mbi librin e tij të ri “Tirona e nonës”, botimi i së cilit pritet të vijë fund të muajit shtator, e që përkon me 10 vjetorin e nisjes së një historie të suksesshme bashkëpunimi me UETPRESS.

Elda Dedja

Ditën e mërkurë gazetari i njohur Blendi Fevziu ishte i pranishëm në Forumet UET, në kuadrin e një bashkëpunimi 10 vjeçar me shtëpinë botuese të Universitetit Europian të Tiranës UET Press.

E gjitha fillon me librin e tij “Opinion Jeta Ime” në shtator të vitit 2009, e vazhdon me librin “Enver Hoxha”, i cili trazoi opinionin publik dhe shënoi një rekord sa i përket shitjeve në historinë e botimeve shqiptare. Do të ishin më pas libri “100 vjet” në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë, për të vijuar me librin mbi Ahmet Zogu, “Piedestale pa Statuja”, “Pushteti” si dhe “50 + 1 Intervista” që do të formësonin më tej këtë bashkëpunimin të suksesshëm të shtrirë ndër vite, që do të vazhdojë edhe me librin më të ri, “Tirona e nonës”. Ky i fundit do të vijë i publikuar për lexuesin në fund të muajit shtator.

“Bëhen 10 vite, me sa mbaj mend unë. Ne e kemi filluar bashkëpunimin në shtator, ku është bërë prezantimi i librit “Opinion Jeta Ime”, të cilin unë ende sot e konsideroj një nga librat me ndikim, nga ato libra që mbeten në bibliotekën e gjithsecilit dhe që shërbejnë si mundësi reference. Gjithkush që do punojë me historinë e Shqipërisë, me personazhe të caktuar të saj ka mundësi që t’i referohet. Një pjesë e atyre personazheve, nuk jetojnë më, ndoshta pjesa më e madhe e atyre që përfshihen në atë libër janë rralluar akoma më shumë këto 10 vjet që nga bashkëpunimi i parë”, u shpreh gazetari i njohur gjatë bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë në Forumet UET.

UET PRESS sjell librin e jetës së Blendi Fevziut

Prej disa kohësh përflitej se autori do të vinte shumë shpejt me një botim të ri, por detajet ishin të panjohura për publikun e gjerë. Do të ishte pikërisht bashkëbisedimi në Universitetin Europian të Tiranës, i cili do të zbulonte një sërë detajesh. Fevziu pranoi se ky botim do të dalë në fund të muajit shtator dhe se nuk është as një roman as një libër me kujtime, libri i jetës së tij, siç e cilëson dhe vetë.

“Është ai që do ta quaja “libri i jetës time”. Duket sikur njeriu ka disa detyrime ose disa borxhe që duhet t’i kthejë në jetën e tij. Ka shumë njerëz që nuk i kthejnë gjithë jetën, ka njerëz të tjerë që mundohen t’i kthejnë deri diku… Mua më dukej sikur ky libër, ishte si të thuash ‘borxhi’ më i madh që unë kisha, një borxh ndaj fëmijërisë.”
Duke rrëfyer mbi lidhjen e fortë mes tij dhe stërgjyshes e cila e ka rritur, thekson faktin se në të vërtetë historia e librit “Tirona e nonës” është është historia tipike se si njeriu vjen dhe shpeshherë ikën nga kjo jetë dhe se si fatet “luajnë” shpesh herë lojëra të çuditshme me njerëzit. Duket sikur disave fati u buzëqesh në fillimet e tyre por jeta u merr mbrapsht, ka nga ata për të cilët bëhet edhe më mirë akoma, ndërkohë që ka njerëz që bëjnë një jetë fare normale dhe rutinë derisa vdesin. Ky botim që pritet të vijë në fund të muajit shtator, zgjon interesin për shkak të një miksimi tejet origjinal të fateve dhe personazheve të ndryshëm të përshira në këtë rrëfim.

“Kur stërgjyshja ime lindi, ajo lindi ishte vajza e një prej njerëzve më të fuqishëm dhe të pasur të Tiranës, një fëmijë që dukej sikur kishte të gjithë atë që quhej fatin e madh në jetë. Më pas, pak nga pak, çdo ditë që kalonte, fillonte dhe binte fuqia politike e familjes kur Tirana u bë kryeqytet dhe me ardhjen e komunizmit u ra edhe fuqia ekonomike. Unë u gjenda në jetën e saj në vitet e fundit të jetës kur ishte zhveshur nga gjithçka. Ishte zhveshur nga pushteti dhe ambiciet e familjes, ishte zhveshur nga pasuria që i’a kishte marrë komunizmi, ishte zhveshur edhe nga persekutimi, dhe pikërisht në fund të jetës së saj filloi të jetonte”

Ajo që e bën këtë libër të ri interesant është tabloja plot ngjyra e karaktereve njerëzore, që nga ata që zotëronin pushtet e pasuri, tek ata që kishin një jetë të zakonshme apo monotone. Kontrasti i frikshëm mes jetës së shqiptarëve që jetuan jashtë në vitet e komunizmit me jetën e shqiptarëve që mbetën “pengje” të pushtetit të kohës, del edhe më në pah gjatë leximit të këtij libri. Një jetë e pa kulme dhe e mërzitshme, pasi ky ishte edhe qëllimi i sistemit – zdrugimi i karaktereve dhe unifikimi, kthimi i jetës në një prototip të unifikuar për të gjithë popullsinë, përkundrejt një jete të gjallë, me emocione dhe interesante të cilën mund ta krijonte vetëm liria e zgjedhjes. E gjithë kjo dinamikë përbën një veçanti.

Blendi Fevziu – UET PRES, 6 vepra, 100 mijë kopje të shitura në 10 vite bashkëpunim Ndërkohë që interesi nga ana e publikut është i pranishëm që tani, librat e Blendi Fevziut kanë tërhequr edhe më parë vëmendjen, në veçanti biografia e tij për diktatorin Enver Hoxha e cila provokoi një sërë reagimesh kontroverse tek lexuesit. Me më shumë se 50 mijë kopje të shitura në harkun kohor të dy viteve, ky botim ka thyer rekorde me suksesin e tij në treg. E para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal por edhe në rrëfimet e atyre që e njohën, libri “Enver Hoxha” është një punim në të cilin autori sjell të sistemuar në një seri faktesh, leximi i të cilave përpin të gjitha brezat. Që nga ata të cilët kanë vuajtur persekutimin, tek ata të cilët kanë lindur në sistemin komunist e që ndoshta nuk e kanë vuajtur, tek brezi i ri i cili ka dëgjuar historinë t’i rrëfehet, mundën ta njihnin Hoxhën nëpërmjet një lenteje objektive të përshkrimit të ngjarjeve dhe karaktereve.

Një tjetër libër biografik, i shkruar nga gazetari Fevziu, ka qenë ai për mbretin Zog, një personazh po aq vendimtar në rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Sa i përket kësaj të fundit, botimi i UET Press, “100 vjet” erdhi nga autori në vitin 2012, me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë si një tablo e pasur në përshkrime të ngjarjeve më të rëndësishme 100 viteve, që nga momenti kyç i pavarësisë tek ngjarjet e vitit 1997 të cilat ishin po aq përcaktuese për fatet e shqiptarëve. Ndërkohë që emisioni “Opinion” të cilin Blendi Fevziu e drejton prej më shumë se 20 vitesh tashmë, shënjon një ndër sukseset e gazetarisë televizive. Në vitin 2014, dëshmia e 50 protagonistëve të Opinion-it, vjen e sjellë mjeshtërisht në librin “50+1”. Ndërtuar nga personazhe me peshë në jetën e Shqipërisë, por edhe personalitete të huaja të cilët flasin pa dorashka në studion e tij, në intervista që janë pika referimi edhe për brezat e ardhshëm dhe që për rrjedhojë lexuesi e kërkon në çdo kohë. Ndërkohë libri “Pushteti” është një rrëfim mbi Pushtetin, i cili të intrigon nga faqja e parë deri në atë të fundit. Mes përshkrimit brilant dhe fotografik që autori jep për kohën kur zhvillohen ngjarjet, të duket se po ecën në Stambollin e fillim viteve 1900.

Trill letrar, detaje historike, pushtet, personazhe me karakter të fortë. Një qasje e cila i lidh ngushtë personazhet me ngjarjet dhe momentet historike. Por cilat janë dilemat e pushtetit? Cilat janë rrokullisjet dhe përplasjet me të cilat të përball ai (“Pushteti”)? Cili është raporti që njeriu ndërton me pushtetin? Por pyetja më thelbësore e cila merr përgjigje ndërsa shfleton librin është nëse përmes pushtetit, në një raport universal, më shumë përfiton apo shkatërrohesh prej tij?! Një libër i cili në çdo rresht të tij të fton të zbulosh më shumë rreth një historie të rrallë për raportet me pushtetin, një lojë psikologjike po aq sa me të vërteta historike.

  • Share:
admin

Previous post

Kurioziteti i një historiani për të shpjeguar të sotmen
7 Shtator, 2019

Next post

UET i ri nën ndyshimin e statuti dhe rregullave të reja
9 Shtator, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET