Zv. Rektorët

Zv. Rektore për Çështjet Akademike – Prof. Dr. Drita Kruja

Prof. Dr. Drita Kruja ka përfunduar studimet universitare dhe pas-universitare në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Ajo ka ndërmarrë kërkim shkencor në bashkëpunim me shumë institucione akademike ndërkombëtare si Universiteti i Bolonjës dhe Firences në Itali; Universiteti i Shkencave Sociale i Roskilde në Danimarkë; Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Bocholt dhe Eberswalde në Gjermani; Universiteti Politeknik i Katalonias në Spanjë; Universiteti Ekonomisë në Pragë, Çeki; Universiteti Corvinus në Budapest, Hungari; Universiteti i Maribor në Slloveni; Universiteti Obuda në Budapest, Hungari; Kolegji Komunitar Sandhills në SHBA, etj. Si anëtare dhe drejtuese skuadrash kërkimore Prof. Dr. Kruja ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Prof. Dr. Kruja ka botuar si autore e vetme dhe bashkë-autore tre tekste univeristare, dy kapituj librash te publikuar nga Routledge, si dhe shumë artikuj shkencorë dhe artikuj në konferenca. Ajo është gjithashtu reviewer për shumë revista ndërkombëtare dhe faktor të lartë impakti.

Zv. Rektore për Zhvillimin Institucional dhe Studentët Prof. Dr. Ermira Qosja

Doktor në Menaxhim, Universiteti Politeknik Tiranës; studime doktorale në Politecnico di Bari, Itali; specializuar për menaxhimin e SME-ve në Universitetin e Washington-it, Seattle, SHBA, si dhe në universitete të tjera, Francë e Portugali. Angazhohet më pas në në menaxhimin e lartë të disa bizneseve në Shqipëri, Drejtore e Përgjithshme në botimet “Shekulli, Spektër, Radio+2, Sporti Shqiptar”; Drejtore e PR&HR dhe e projekteve të zhvillimit në kompanitë “Deka dhe “OLIM”; Drejtore e të parit Community College nën Institutin “Harry Fultz” etj. Autore e disa botimeve në lidhje me sipërmarrjen, edukimin sipërmarrës, lidershipin në arsimin e lartë, etj, në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Inisiativë për disa projekte të lidhjes së UET-së me biznesin, organizimin e konkurseve të ideve dhe planeve të biznesit, bashkëvepron me Dhomat e Tregtisë duke krijuar një kulturë sipërmarrëse brenda universitetit, si dhe bëhet pjesë e projekteve europiane mbi sipërmarrjen.