Zv. Rektorët


Zv. Rektor për Procesin Akademik – Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka
Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka është Zv. Rektor i Universitetit Europian të Tiranës, UET. Ai ka më shumë se 16 vjet përvojë në banking qëndror dhe atë tregtar, tregjet e kapitaleve dhe letrave me vlerë në Shqipëri, si dhe rreth 8 vjet eksperiencë akademike si zv.Dekan & Përgjegjës i Departamentit të Financës dhe Zv.Rektor për Procesin Akademik, në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka ka punuar për institucione të ndryshme, si: Banka e Shqipërisë (Departamenti i Emisionit, Divizioni i Operacioneve Monetare), Departamenti i Bursës së Tiranës), Bursa e Tiranës SHA (Drejtor i Përgjithshëm), Shoqata Shqiptare e Bankave (Sekretar i Përgjithshëm) dhe Banka Emporiki – Shqipëri, Credit Agricole Group (Drejtor i Përgjithshëm Financiar – CFO) dhe Kolegji Universitar “Luarasi” (Administrator). Ai ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit (në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë & Energjetikës), anëtar i bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA), Kryetar i Komitetit të Auditit të Brendshëm (në Ministrinë e Financave), dhe aktualisht është Kryeredaktor i Revistës “BANKIERI”, publikim i Shoqatës Shqiptare e Bankave (AAB), Kryetar i këshillit mbikëqyrës të AK Invest, si dhe anëtar i Komitetit të Auditimit të Brendshëm të INSIG

Zv. Rektore për Shkencën, Metodologjinë dhe Cilësinë – Prof. Dr. Drita Kruja

Prof. Dr. Drita Kruja ka përfunduar studimet universitare dhe pas-universitare në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Ajo ka ndërmarrë kërkim shkencor në bashkëpunim me shumë institucione akademike ndërkombëtare si Universiteti i Bolonjës dhe Firences në Itali; Universiteti i Shkencave Sociale i Roskilde në Danimarkë; Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Bocholt dhe Eberswalde në Gjermani;  Universiteti Politeknik i Katalonias në Spanjë; Universiteti Ekonomisë në Pragë, Çeki; Universiteti Corvinus në Budapest, Hungari; Universiteti i Maribor në Slloveni; Universiteti Obuda në Budapest, Hungari; Kolegji Komunitar Sandhills në SHBA, etj. Si anëtare dhe drejtuese skuadrash kërkimore Prof. Dr. Kruja ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Prof. Dr. Kruja ka botuar si autore e vetme dhe bashkë-autore tre tekste univeristare, dy kapituj librash te publikuar nga  Routledge, si dhe shumë artikuj shkencorë dhe artikuj në konferenca. Ajo është gjithashtu reviewer për shumë revista ndërkombëtare dhe faktor të lartë impakti.

Zv. Rektor për Kërkimin Shkencor dhe Profesor i Shkencave Ekonomike në Universitetin Europian të Tiranës – Prof. Dr. Agim Kukeli

Prof. Dr. Agim Kukeli ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat ekonomike në Universitetin Shteteror të Kolorados, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesor Kukeli ka dhënë leksione në kurset e makroekonomisë dhe mikroekonomisë, ekonometrisë dhe metododave sasiore të kërkimit shkencor, makroekonomisë dhe teorisë monetare, teorinë e lojrave dhe vendimmarrjen strategjike, dhe në kurset e ekonomisë dhe financave ndërkombëtare. Ai ka qenë personel akademik me kohë të plotë dhe ka dhënë leksione në Fakultetin e Arteve Liberale në Universitetin Shtetëror të Kolorados, Fakultetin e Biznesit në Universitetin e Kolorado Mesa, në Universitetin Back Hills në Dakoten e Jugut, në Universitetin Akron ne Ohio, ne Midwestern State University Texas në Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai ka qenë Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Qeveritare dhe Biznesit në Midwestern State University, Texas, SHBA.