Në Javën e Orientimit në UET ishin të ftuar këtë herë ish-presidenti Bujar Nishani dhe biznesmeni i njohur, Samir Mane. Ata dhanë këshilla për të rinjtë, por edhe u bënë pjesë e një rrëfimi shumë interesant

Në kuadrin e javës së hapur në Universitetin Europian të Tiranës, një ndër aktivitetet e shumta janë edhe ditët e orientimit, të cilat tashmë janë kthyer në traditë në UET dhe kanë për qëllim të ndihmojnë studentët e rinj në ciklin akademik Bachelor dhe Master, që të njihen më shumë me programet, pedagogët, ambientet dhe disa nga rregullat bazë të universitetit.

Duke patur parasysh rëndësinë që ka për studentët e vitit të parë orientimi i tyre për programet, pedagogët, njohjen e ambienteve, rregullave dhe gjithçka ka lidhje me atë që do të përballen gjatë 3 viteve të ardhshme, Universiteti Europian i Tiranës zhvillon çdo vit në fillim të tetorit Javën Orientuese.

UET vjen këtë vit akademik me pesë fakultete në tërësi, tri fakultete të riorganizuara, si dhe dy krejtësisht të reja. Drejtuesit e universitetit, dekanët, shefat e departamenteve të çdo fakulteti kanë pritur studentët e rinj të UET-it, duke prezantuar tek ata universitetin, kurrikulat dhe pedagogët që do të kenë në 3 vitet e ardhshme.

Gjithmonë në Javën Orientuese janë të ftuar personazhe publike për të mbajtur fjalimet e tyre të inkurajimit. Këtë vit, lektorë të ftuar ishin ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe sipërmarrësi Samir Mane.

Rektori i UET, prof. dr. Tonin Gjuraj, në fjalimin e mirëseardhjes, iu uroi studentëve të rinj një rrugëtim të mbarë akademik.

Në fund të studimeve tuaja, uroj që të thoni jo vetëm që ishim të kënaqur, por gjërat dolën përtej pritshmërive tona, tha ai. Kurse Bujar Nishani, duke shprehur kënaqësinë që ishte ftuar në UET, e nisi fjalimin me një rrëfim personal. Ai foli para studentëve të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Kurse biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane, e përqendroi diskutimin e tij me studentët duke iu parashtruar nevojat që ka biznesi dhe tregu i punës sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *