Universiteti Europian i Tiranës ka fituar çmimin e parë CCIT Awards 2019 në kategorinë edukim për cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe impaktit në shoqëri. Event ky i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, për vlerësimin e arritjeve gjatë këtij viti.

Në një mbrëmje gala me të ftuar shumë personalitet jo vetëm nga politika por edhe nga shoqëria civile, dhe biznesi vendas u shpërndan çmmiet për institucionet të cilat kanë dhënë performancë më të mirë dhe kontributin e tyre me një impakt të gjërë në shoqërinë shqiptare.

Universiteti Europian të Tiranës i jept çmimi i parë si universiteti më i mirë CCIT Awards me motivacionin, “për kontributin dhe demostrimin në kërkimin shkencor, për cilësinë e mësimdhënies dhe përgatijen e specialistëve të rinj, për ndikimin akademik përmes avancimit të njohurive dhe iniciativave inovatore në shërbim të sipërmarrjes shqiptare dhe impaktit në shoqëri”.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës Prof. Asoc. Dr Selami Xhepa gjatë marrjes së këtij çmimi u shpreh se ky është një vlerësim jop vetëm për UET si markë por për të gjithë stafin akademik për kontributin që kanë dhënë për përgatitjen e specialistëve të rinj në tregun e punë, kërkimin shkencor i cili duhet të jetë një priortet jo vetëm i disa institucioneve por i të gjhëve pasi hulumtimet shkencore i japin jo vetëm sipërmarrjes shqiptare por të gjithë shoqërisë më shumë inovacion dhe zhvillim ekonomik në të gjithë sektorët e industrisë dhe sipërmarrjes.

Dhjetëra personalitete nga biznesi, media dhe arti, por dhe politika ishin të pranishëm në mbrëmje dedikuarn e sipërmarrjeve. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në fjalën e mbajtur falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, por edhe fituesit e çmimeve. Ky event ishte i programuar për tu zhvilluar gjatë festave të fundivitit por u shty për gati një muaj për shkak të tërmetit që ndodhi në qarqet e Tiranës, Durrësit, dhe Lezhës në fund të muajit nëntor.

Gjatë fjalës së tij Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se tanimë sipërmarrja private në Shqipëri ka arritur në nivelin e duhur për të kontribuar në zhvillimin e vendit. “Ndjehemi shumë mirë kur ka biznese cilësore, kur ka profilet e duhura të sipërmarrjes private, ndjehemi shumë mirë kur ata vlerësohen dhe tashmë jam i bindur se sipërmarrja është në nivelin e duhur. CCIT Awards është një dëshmi se biznesi është i vetmi promot i zhvillimit të një vendi. Në këtë mbrëmje vlerësohen përpjekjet e biznesit për standard, cilësi dhe përgjegjshmëri në treg”, u shpreh Jaka gjatë këtij eventi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *