epartameneti i Edukimit, Psikologjisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Zyrën e Standardeve dhe Cilësisë, si dhe me Sekretarinë e Përgjithshme zhvilluan trajnim për metodat e reja në mësimdhënie dhe për regulloren e universitetit me lektor dhe asistentë lektorë të Universitetit Euripan të Tiranës.

Institucionet e arsimit të lartë shpeshherë ndodhen në betejë me zhvillimet sociale, ekonomike, teknologjike dhe madje kulturore. Në mes të të gjitha këtyre sfidave, këto institucione janë të prirura për t’iu përmbajtur kërkesave që ka tregu i arsimit të lartë, duke përfshirë diversitetin dhe ndryshimet ekonomike dhe për më tepër ato teknologjike për përgatitjen e studentëve për një treg tashmë global.

Përballë kërkesave në rritje, universitetet duhet gjithashtu të rekrutojnë dhe mbajnë studentët, si dhe të tejkalojnë rezultatet e pritshme për normat e diplomimit. Në këto kushte shpeshherë lind nevoja që universitetet të riorganizohen dhe të krijojnë forma të ndryshme zhvillimi për pedagogët e tyre, siç janë ëorkshop-et, seminaret etj. Si ristrukturimet ashtu edhe zhvillimet e mëtejshme profesionale, sjellin energji dhe ide të reja, të cilat i shkojnë krah për krah të gjithë procesit akademik, i cili mësimdhënien nuk e ka vetëm në auditor, por edhe në forume, seminare, ëorkshop-e me lektorë të ftuar nga bota e biznesit, komunikimit, arteve, inxhinierive etj.

Në këtë kuadër Departameneti i Edukimit, Psikologjisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Zyrën e Standardeve dhe Cilësisë, si dhe me Sekretarinë e Përgjithshme zhvilluan trajnim për metodat e reja në mësimdhënie dhe për regulloren e universitetit me lektor dhe asistentë lektorë të Universitetit Euripan të Tiranës.

Temat që u trajtuan në këtë trajnim ishin Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë në auditor; Rëndësia e përdorimit te teknologjisë ne mësimdhënie; Rregullorja e UET, standardet dhe cilësia e mësimdhënies si dhe Sistemi LMS dhe përdorimi i teknologjisë për mësimdhënie në UET.

Profesori i Asocuar Tomi treska gjatë prezantimit të cështjeve mbi mësimdhënien për zhvillimin e të menduarit të lartë në auditor u fokusa më së shmuti tek mendi kritik dhe Dizajn Thniking. Profesor Treska shpjegoi ndarjen e llojeit të mësimdhënies ku sipas atij Mësimdhënia e fakteve, rregullave dhe veprimeve zbatuese quhet Mësimdhënie në nivel të ulët të menduari. Ndërkohë mësimdhënia që përqendrohet më shumë tek përvetësimi i koncepteve, modeleve dhe abstragimeve, duke përdorur strategji që ndihmojnë studentin në zgjidhjen e problemit, quhet Mësimdhënie në nivel të lartë të menduari.

Ndërkohë një çështje tepër e rëndësishme ishte dhe përdorimi i teknologjisë në mësimdhëni ku profesor Adrain Papajani shpjegoi rëndësinë e teknolgjisë në mësimdhënie sidomos në kohët e sotme. Gjithashtu Drejtori i IT-së Dr. Agim Kasaj u ndal në sitemin e integruar të mësimit që uet prej tre vitesh e ka aktiv për studentët dhe pedagogët ku mund të marrin dhe të shëkmbëjnë të dhëna përsa i përket orës së mësimit, leksioneve, provimeve dhe detyrave praktike.

Ndërkohë një sesion të veçantë gjatë këtij trajnimi ishte standardi dhe përmisimi i vashdueshëm i cilësisë në mësimdhënie, ku Drejtoresha e zyrës së Standardit dhe Cilësisë Elda Papa shpjegoi sot ne jemi përpara një audiotri shumë më të informuar si pasojë e zhvillimeve teknologjike, ku pedagogët duhet të sjellin më shumë pjesë nga ekspertiza e tyre dhe raste të ndryshme studimore të cilat studnetët të kenë më të lehtë për tu përballur me tregun e punës. Ndërkohë Sekretarja e Përgjithshme Dr. Besarta Vladi vuri theksin te zbatimi rigoroz i rregullores jo vetëm për studentët por edhe nga vetë pedagogët, ku vuri në dukje se në rregullore e re të UET, studenti shikohet me shumë përparësi se sa më parë, pasi edukimi në arsmin e lartë është një shërbim publik pavarsisht  nësë është institucion shtetëror apo privat.

Në arsimin e lartë, hulumtimet kanë treguar se cilësia e mësimdhënies është një nga faktorët më të rëndësishëm në ngritjen dhe arritjet e studentëve. Në mënyrë që profesorët e fakulteteve të jenë sa më e efektivë që është e mundur, ata vazhdimisht zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të zbatuar më optimalen në mësimdhënie.

Duke iu referuar përvojave të universiteteve perëndimore, në Universitetin Europian të Tiranës zhvillohen çdo vit trajnime të veçanta, që kanë në fokus pedagogët dhe mësimdhënien. Në këto trajnime marrin pjesë të tria kategoritë e pedagogëve: pedagogët e rinj, që janë kryesisht doktorantë, pedagogët e nivelit të mesëm nga pikëpamja e eksperiencës dhe gradave, që janë doktorë dhe pedagogët e kategorisë së tretë, profesorë doktorë, që janë më me tepër eksperiencë.

Trajnimet tashmë të përvitshme në UET synojnë aftësimin e pedagogëve për t’u përshtatur me metodat më të reja të mësimdhënies dhe aftësimit të pedagogëve që përdoren sot në universitetet më të mira. Duke iu përshtatur kësaj praktike të suksesshme në shkollat më prestigjioze në botë, ku stafet pedagogjike bëhen në vazhdimësi pjesë e trajnimeve për mësimdhënie, UET trajnon stafin e vjetër pedagogjik dhe stafin e ri që do të rekrutohet për t’u punësuar pranë këtij universiteti dhe në fund i pajis ata dhe me certifikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *