Takimi i Parë Rajonal i UET & Ministrisë së Brendshme & Qendrës së Koordinimit KEDH për rritjen e kapaciteteve të aktorëve të vijës së parë – Vlorë, 15 Janar 2019

Në kuadrin e projektit Fuqizimi i Aktorëve të Vijës së parë, që UET po implementon në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Ambasadës të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, u zhvillua në Vlorë Takimi i Parë Rajonal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve lokalë dhe kombëtarë.

Paneli i nivelit të lartë përbëhej nga Prof. Asoc. Dr. Enri Hide, Koordinator i Projektit, Zv. Ministrja e Brendshme, Znj. Romina Kuko, Prefektët e Gjirokastrës dhe Vlorës, si dhe përfaqësues të Qendrës së Koordinimit KEDH, të cilët diskutuan mbi problematikat e sigurisë lokale dhe rajonale, me fokus luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe detyrat e aktorëve lokalë në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Një vëmendje të posaçme mori prezantimi i mënyrave sesi mund të fuqizohen aktorët lokalë  veçanërisht nëpërmjet zhvillimit të kurrikulave të trajnimit për secilin prej target-grupeve që konsiderohen aktorë të vijës së parë, si dhe roli i studiuesve dhe ekspertëve në këtë proces, sidomos në kuadrin e fuqizimit të Universiteteve dhe kërkimit shkencor për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *