Të jesh student është një ndër gjërat më të bukura dhe sublime por njëkohësisht edhe më të vështirat. Fillimi i universitetit po ashtu në pamje të parë mund të duket i vështire ,i lodhshëm,konfuz dhe i pamundur ,por tepër i dobishëm nëse arrimë të menaxhojme kohën ,jetën sociale dhe sigurisht anën monetare.Taktikat që universitetet ndjekin për ta stimuluar studentin dhe për ta aftësuar atë në shumë fusha të ndryshme të jetës i japin atij më tepër apriori dhe avantazhe. Një prej këtyre universiteteve është edhe UET i cili me strategjitë dhe mënyrat që perdorë e afron akoma dhe më shumë studentin me të. Qëllimi kryesor që UET ka,  është që ta formësoj studentin dhe ta bëj  atë më të qenësishëm në të gjitha parametrat jetik. Prandaj për të arritur një qëllim të tillë UET  përdor disa taktika ,mënyra ,strategji të cilat konceptohen si tepër të rëndësishme për Universitetin dhe sidomos për studentin.

UET i kushton një rëndësi të madhe jetës akadmike duke e përmbushur atë në mënyrë uniforme dhe fluide.

Ai i ndihmon studentët nëpërmjet disa këshillave të cilat janë tepër të volitshme.

UET u tregon studentëve se marëdhënia që ata duhen të krijojnë me pedagogët është tepër e rëndësishme në formimin e tyre. Feedback-u që ata marin prej tyre, dëftimi i marëdhënies me kolegët e klasës, përmisimi i vetes në klasë dhe ndërveprimit më të tjerët i ndihmon ata ne përmisimin e jetës studentore gjithashtu, pasi universiteti nuk është thjesht të ulesh ne klasë dhe të marësh nota.

Këshilla e dytë që UET u jep studentëve të vet por jo vetëm është mbajtja e një kalendari i cili e ndihmon studentin në organizimin e kohës. Mbajtja e një kalendari i bën studentët  më të përgjegjshëm mbi rutinën e tyre mësimore dhe gjërat që ata duhet të bëjne duke mos i lënë për në momentin e fundit.

Një tjetër taktikë që UET përdor është angazhimi i studentëve nëpër klube studentore.

Klubet studentore janë nje menyrë shumë e mirë në socializimin e studentit dhe mësimin e gjërave të reja të cilat janë plus përpos leksioneve që UET iu mundëson atyre. Prandaj UET i nxit dhe i stimulon ata në mënyre të vazhdueshme që  të angazhohen dhe të jenë aktiv duke iu ofruar atyre mundësi zgjedhjeje për anëtarësimin e tyre në to. Organizimi i klubeve është bërë në mënyrë të atillë që të plotësojnë të gjithë spektrin e dëshirave dhe nevojave të studentëve që nga klubi i librit, i Filozofisë dhe i Debatit, të cilat nxisin te çdo student aftësitë e mendimit kritik e analitik dhe aftësitë komunikuese e deri te klubet me veprimtari artistike apo sportive. Për të plotësuar kohën e lirë, por edhe pasionet e studentëve janë krijuar edhe “klubet e argëtimit”. Klubet studentore kategorizojhen në 2 grupe. Klube të profilit profesional, si: Klubi i Juristëve të Rinj, Klubi i Psikologëve, Klubi Economicus, Klubi i Filozofisë “Russell”, Klubi i Sociologjisë “Ëeber”, Klubi i Biznesit dhe Klubit i Informatikës. Qëllimi i tyre është të ofrojnë terrene praktike për të gjithë studentët e këtyre profileve, dhe të përmirësojë arritjet akademike.

Si dhe klube kulturore, sportive dhe të aftësive: Klubi i Përkthyesve, Klubi Liberal “Pashko”, Klubi i Debatit, Klubi i Rrjetit të Organizatave, Klubi i Sportit, Klubi i Artit, Klubi Energy, Klubi i Librit “Kadare”.

Klubet përfshijnë studentët nga të gjitha profilet akademike që kanë interesa të përbashkët. Kryesisht një klub ka një numër pjesëtarësh prej 20-30 vetash, i cili mblidhet një herë në javë, ose dy herë në muaj, në varësi të axhendës së klubit të paracaktuar nga mentori. Çdo klub ka një mentor, i cili është kryesisht një pedagog i UET-it ose një person që ka aftësi të certifikuara për fushën ku klubi operon.

Pedagogët e UET i japin apriori bashkëpunimit mes njëri-tjetrit si oportunitet për tu organizuar dhe për te qenë me interaktiv.Afërsia që studentët krijojnë me njëri-tjetrin i ndihmon ata akoma dhe me shumë në zgjidhjen e detyrave dhe projekteve të perbashkëta sezonale.

Lidershipi është një tjetër avantazh i UET-it që e bën atë akoma dhe më tepër të rëndësishëm dhe disponibël për studentet .Qeveria studentore ,senati janë taktika të përdorura prej tij të cilat studentët tregojnë veten e tyre dhe se si ata të jenë lider në fushat e tyre në të ardhmen.

Të qënit një lider nuk të ofron gjithmonë vetëm sukses. Edhe dështimi është pjesë e lidershipit. Prandaj një lider duhet të jetë i gatshëm të përballojë me finesë dështimin dhe këmbënguljen për të vazhduar përpara. Në botë numërohen plot njerëz që sot janë të suksesshëm, por rrugëtimi i tyre deri në këtë pikë nuk ka qenë dhe aq i thjeshtë. Dështimet i kanë bërë edhe më të fortë për të arritur aty ku kanë synuar. Arritja e qëllimit tuaj ju bën një lider. Liderët e mirë janë në gjendje të krijojnë një mjedis që do të inkurajojë të gjithë anëtarët e ekipit, që të zhvillojnë aftësitë dhe imagjinatën në mënyrë që ata të mund të japin kontributin e tyre në projektin dhe vizionin e përbashkët të kompanisë. Çdokush në një ekip mund të jetë një lider dhe çdo lider ka stilin dhe strategjinë e vet.Kjo eshte arsyeja se pse UET i jap kaq rëndësisi dhe e bën të pranishëm në jetën e cdo studenti.