“Dita e Sipërmarrjes”, UET në qasje proaktive, për edukimin sipërmarrës tek të rinjtë
“Dita e Sipërmarrjes”, UET në qasje proaktive, për edukimin sipërmarrës tek të rinjtë
Dita e Sipërmarrjes për Universitetin Europian të Tiranës tashmë është kthyer në një traditë. Për vitin e pestë radhazi është organizuar sërish ky aktivitet i cili në thelbin e tij synon që të festojmë dhe të ndajnë disa nga eksperiencat më të mira në fushën e sipërmarrjes, të atyre individëve që me shumë përpjekje dhe kurajo kanë marrë riskun e zgjuar të ndërtimit të një biznesi, punësimit të njerëzve, të sjelljes së inovacionit në jetën tonë si dhe pasurimin e tyre.
Në Universitetin Europian të Tiranës në kuadër të ditës së Sipërmarrjes e kthyer tashmë në një traditë që prej pesë vitesh, ishin të ftuar individë të cilët kanë krijuar sipërmarrjet e tyre të suksesshme. Individë të cilët vijnë nga organizata të cilat e mbështesin sipërmarrjen.
Data 20 nëntor është Dita e Sipërmarrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që konsiderohen si vendi që u bë nga sipërmarrësit. Kjo Ditë konceptohet si një festë në nderim të sipërmarrësve, vjen si e tillë nga viti 2010 dhe herë prezantohet si “National Entrepreneurs’ Day”, herë si “Women’s Entrepreneurship Day”.
Ishte presidenti amerikan Barack Obama që në vitin 2012, deklaroi Nëntorin si muajin e sipërmarrjes, në përgjigje të inisiativës së tre sipërmarrësve. Sot, mbështetës të “Ditës së Sipërmarrjes” janë duke bërë përpjekje për ta kthyer atë në një festë kombëtare në SH.B.A., në të martën e tretë të muajit Nëntor.
UET, organizoi “Ditën e Sipërmarrjes” në muajin Nëntor , si një ditë ku ftohen burra e gra që për shkak të përpjekjeve dhe të kurajos së tyre, kanë ndërmarrë riskun e zgjuar të ngritjes së një biznesi, sigurisht të pasurimit të tyre, të sjelljes së inovacionit në jetën tonë, të punësimit të njerëzve dhe të kontributit në zhvillimin ekonomik të vendit.
Rritja ekonomike e vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës, varet nga aftësia për të suportuar sipërmarrjen, e cila krijon kompani të reja, hap tregje të reja dhe bën që të lulëzojnë aftësi të reja.
Burimi më i rëndësiëhm i punësimit në Shqipëri janë SME-të, prandaj qeveria, institucionet dhe institucionet arsimore kanë për detyrë të inkurajojnë njerëzit të bëhen sipërmarrës, si dhe t’i mbështesin për të ngritur biznesin e tyre dhe për ta rritur atë. Sipërmarrja ka shumë sfida, një pjesë lidhen me edukimin që duhet të ofrojë bazat e duhura tek të rinjtë që ata të ndërtojnë një karrierë në sipërmarrje, padyshim ka vështirësi që lidhen me financimin e biznesit dhe hyrjen në treg, procedurat administrative, tërheqjen e investitorëve, kulturën e ndërveprimit të institucioneve kontrolluese dhe mbikqyrëse dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme mentaliteti apo përqasja jonë ndaj dështimit.
UET ka një qasje proaktive ndaj edukimit sipërmarrës, e kjo reflektohet në punën e përditshme me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit e Zhvillimit, por dhe në përqasjen e zgjedhur për të punuar me idetë e biznesit, projektet, konkurset e ideve me të mira, projektet me industrinë, vizitat në ambjentet e biznesve, praninë në auditore të sipërmarrësve dhe që nga ky vit brenda strukturës Alumni është ngritur Alumni Sipërmarrës.
Duhet theksuar që sipërmarrja dhe mbështetja e saj përbën një nga projektet e mëdha të Komisionit Europian që nga Janari i 2013, e kjo reflektohet dhe në një pjesë të projekteve dhe nismave të UET-së. Kështu prej 3 viteve UET është pjesë e SEUN- Startup University Network; një nga partnerët e projektit Erasmus Exchange Rebus – Ready for business, me fokus në matjen e kompetencës në sipërmarrje; INNOPLATFORM – inovacioni në SME-të; projektit GUESSS- Global University Entrepreneurial Spirit Students’ Survey, projektit të një grupi profesoresh të Ludëigshafen University mbi modelin sipërmarrës apo klimen e biznesit dhe nuk përfundon këtu.