• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Workshop në UET me partnerët e tregut të punës për formimin e profesionistëve me aftësi digjitale

  • Date 3 Nëntor, 2025

Forcimi i bashkëpunimit për të kapërcyer hendekun për profesionistë me aftësi digjitale ishte në qendër të workshop-it që u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Aktiviteti, i cili erdhi në kuadër të takimit të përvitshëm të fakultetit me partnerët më të ngushtë nga industria dhe tregu i punës, i quajtur ndryshe HR Club, erdhi këtë vit me një qëllim dhe orientim të ri duke pasur në vëmendje nevojën e shtuar për profesionistë që zotërojnë njohuri dhe aftësi të caktuara në përdorimin e teknologjive të reja.

Po ashtu, fakulteti synon që nëpërmjet ndërveprimit të ngushtë me institucionet publike dhe kompanitë private, të zhvillojë programe që ndihmojnë studentët të fitojnë aftësi digjitale dhe kreative të kërkuara nga tregu i punës. Përmes dy projekteve që janë në partneritet me AKKSHI-n dhe Jean Monet Chair, financuar nga Bashkimi Europian, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, nën drejtimin e dekanes Prof. Dr. Belina Budini janë duke përfshirë module dhe kurrikula të reja.

“Ne kemi një larmi programesh studimi dhe jemi duke i modernizuar, duke i përditësuar, dhe përshtatur me kërkesat e tregut të punës. Dy të fundit që kemi përditësuar në Departamentin e Shkencave Humane dhe të Edukimit, janë dy profile të reja në studimet Master, Data Journalism dhe Media Digjitale. Elementi digjital ka filluar të bëhet shumë i përhapur në fakultetin tonë, për arsye se kërkesat që vijnë nga kompanitë dhe operatorët janë të tilla që kërkojnë aftësi në fushën e të dhënave, teknologjisë së informacionit dhe në hapësirën digjitale,” u shpreh Prof. Budini.

Workshp-i u nda në tre sesione sipas tre Departamenteve të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, ku përfaqësuesit e bizneseve, kompanive apo organizatave që operojnë, kryesisht në fushat humane, ndanë shqetësimet, sugjerimet dhe këshillat e tyre për përmirësime të mundshme në përputhje me rifromatimin që po pëson tregu i punës nga përfshirja e proceseve dhe pajisjeve të reja teknologjike

Sesioni i parë iu dedikua mediave, komunikimit dhe gërshetimit të tyre me IT-në, ku të pranishëm ishin: Elda Vela, drejtuese e shtëpisë botuese, MediaPrint; Eurilda Dhame, CEO i VGA Studio: Mario Dushi, menaxher marketingu në Growing.al dhe Olger Rakipllari, drejtues i ASA Cultural Center. Ata treguan sfidat e tyre në sektorët përkatës, ku përveçse aftësive që duhet të përvetësojnë studentët për të punuar në to, u diskutua edhe për strategjinë apo qasjen që duhet të kenë kompanitë për afrimin e studentëve, siç praktikat dhe internship-et dhe nëse për to duhet të ofrohet pagesë për të motivuar dhe nxitur studentët

Drejtuesja e VGA Studio, një agjenci komunikimi dhe PR, këshilloi studentët që të mos i thonë jo asnjë mundësie për praktika profesionale, qoftë edhe pa vlerësim financiar, pasi prej kësja eksperience kanë për të marrë shumë benefite, nëse ata duan vërtet të punojnë dhe udhëhiqen nga pasioni në drejtimin që kanë zgjedhur.

Olger Rakipllari, i diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, tregoi rrugëtimin 14 vjeçar në drejtimin e qendrës së tij krijuese, duke theksuar se përtej edukimit dhe formimit në fushën e arteve vizuale dhe grafik-dizajnit, ai shpesh ofron paketa të ndryshme për të nxitur nxënësit apo studentët që të përfshihen në veprimtari artistike.

Edhe menaxheri i Grwing.al nxiti studentët që ta nisin diku, qoftë edhe pozicioni më fillestar për të marrë eksperiencë, duke krijuar identitetin e tyre profesional. Ai ngriti në diskutim edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale duke thënë se ai shpesh vret kreativitetin.

“Më mirë bëj një ide tënden, me disa elementë origjinalë. Ndoshta nuk do të jetë më e bukura apo plotësisht ajo që duam ne, por aty do të gjejmë disa elementë që t’i përdorim në të ardhmen.”

Sesioni i dytë iu dedikua Edukimit, me të pranishëm drejtues dhe përfaqësues nga institucione të arsimit, drejtueset e disa shkollave në kryeqytet, përfaqësues nga Urdhri i Psikologut, Shërbimi Social Shtetëror apo nga palestra “Your Gym”, të ftuara në këtë HR Club nga Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sportit.

Valentina Telhaj, eksperte në fushën e shëndetit mendor, theksoi se inkorporomi akademi-industri duhet të jetë më i fortë, si mundësia më e mirë për të ndihmuar studentët drejt aftësimit të plotë profesional, si fillim përmes praktikave apo internship-ve. Ajo tha se ka disa qendra shtetërore në qytete të ndryshme, apo drejtori pranë bashkive që ofrojnë mundësi dhe ndërlidhin studentin me biznesin.

 

Problemi kryesor që u ngrit nga përfaqësuesja e shkollës “Qemal Stafa”, ishte nevoja për shtimin e pranisë së universitetit nëpër gjimnaze dhe dhënia e kontributit për të këshilluar dhe orientuar maturantët drejt profesioneve që u përshtaten më mirë në varësi të kompetencave dhe aftësive të tyre. Kjo për faktin, se shumica e të rinjve, gjimnazistëve, nuk janë në gjendje të identifikojnë aftësitë dhe dëshirat e tyre, duke mbetur në dilema të tilla edhe gjatë viteve të universitetit.

Sesioni i tretë i drejtuar nga Departamenti i Arteve të Aplikuara kishte në fokus të diskutimit kreativitetin dhe artet, duke nxitur bashkëpunimin ndërinstitucional për zhvillimin e aftësive artistike me bazë teknologjike. Duke qenë se ky fakultet përfshin programe të arteve skenike, muzikore dhe pamore, nuk munguan në takim përfaqësues të Liceut Artistik dhe Shkollës së Baletit, prej të cilave marrin themelet e formimit shumë të rinj, artistë të ardhshëm, të cilët kërkuan bashkëpunim për zhvillimin e praktikave apo projekteve të përbashkëta. Po ashtu, përfaqësues të studiove të prodhimit të produksioneve audio-vizuale, folën për mundësinë e shtrirjes së partneritetit në kuadër të punësimit të studentëve.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Studentë të punësuar dhe në internship/ Bashkëpunimi UET- Integrated Tech Solutions, një rast suksesi
3 Nëntor, 2025

You may also like

vlcsnap-2025-10-30-17h14m41s128
Studentë të punësuar dhe në internship/ Bashkëpunimi UET- Integrated Tech Solutions, një rast suksesi
30 Tetor, 2025
447A6307
UET firmos marrëveshje bashkëpunimi me RSU nr. 1, mundësi akomodimi për studentët vendas dhe ata ndërkombëtarë
29 Tetor, 2025
HHA_0435
Forum në UET për ligjin e dekriminalizmit/ 630 persona të penalizuar në 10 vjet, mes tyre 9 deputetë
29 Tetor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë