• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Veronika, studentja e parë e huaj në UET për vitin akademik 2025-2026

  • Date 30 Qershor, 2025

Nga Nigeria në UET për të studiuar Informatikë Biznesi. Veronika Nosa Omoregie i ka të qarta ambiciet e saj profesionale dhe është e bindur se me UET idetë e saj do të marrin jetë.

Për Shqipërinë dhe Universitetin Europian të Tiranës dëgjoi nga motra, e cila jeton në Stamboll. Ajo është pjesë e një agjencie për rekrutimin e studentëve të huaj në vendet evropiane dhe kishte kontaktuar disa herë me UET për t’u njohur me programet e studimit që ofron për studentët ndërkombëtarë.

“Është një mundësi për t’u rritur dhe zhvilluar”, i kishte thënë ajo Veronikës, duke i treguar më tepër për këtë vend të Ballkanit Perëndimor, shumë të përfolur në mediat e huaja për turizmin, bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore e historike, i cili aspiron të bëhet shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian.

Pas impresionit të parë, mori vendimin që të vizitojë Tiranën e të shohë nga afër se çfarë ndodh në metropolin shqiptar, të njohë njerëzit, kulturën, jetesën e këtushme. “Vendi është i mrekullueshëm. Është i qetë dhe nuk ka aq shumë zhurmë sa ka në vendin tim”, thekson Veronika.

Gjatë kohëqëndrimit ka pasur mundësinë të shkelë disa prej atraksioneve turistike në kryeqytet e të përjetojë jetën që gëlon. Shumë e kënaqur ka mbetur me njerëzit që ka njohur, ka takuar dhe ka folur. Ka ndjerë mikpritjen e aspak indiferentizëm. “Mendoj se njerëzit këtu janë shumë të thjeshtë. Kur kalon të shikojnë e të përshëndesin”, thekson 30-vjeçarja.

Nuk mund të mos i binte në sy as transformimi që po pëson Tirana, e cila është bërë gati e panjohur edhe për ata që jetojnë këtu prej disa vitesh. Dita-ditës qyteti merr një pamje të re, me ndërtesa shumëkatëshe e komplekse të shumta banimesh që janë kthyer në zonat më të populluara.

Veronika ka zgjedhur të thellojë njohuritë në programin e studimit Informatikë Biznesi, një prej programeve që ofrohet prej vitesh në gjuhën angleze në Universitetin Europian të Tiranës, krahas 9 programeve të tjera që rinisën në vitin akademik 2024-2025. Ato janë të përqendruara kryesisht në fushën e financës, informatikës dhe inxhinierisë, ndërsa po shihet mundësia e ofrimit të programeve në mjekësi.

“Së pari, qëllimet e mia janë që të njihem më mirë me sistemin. Di se si funksionon por jo shumë mirë. Dua që t’i ndërlidh njohuritë teknologjike me ato të biznesit, për të ditur si të menaxhoj e të përpunoj të dhënat.” Të menduarit strategjik dhe të qenit e zhdërvjellët në biznes, të menduarit analitik dhe kritik është aspekti i dytë që ajo synon të përmirësojë gjatë studimeve në UET, me qëllim realizimin e aspiratave të saj në fushën e biznesit. “Mund të zhytesh në biznes sepse ai është një nga trendet e kohës dhe ka mundësi të pafundme.”

Pavarësisht programeve të studimit, mundësisë për të pasur një diplomë nga një universitet i akredituar ndërkombëtarisht nga QAA-ja, oportuniteteve të shumta për praktika, internshipe e punësim nga kompani kombëtare e ndërkombëtare, ka një arsye më shumë pse Veronika u bind se po.duhet të studionte në Universitetin Europian të Tiranës. Korrektësia, marrja e përgjigjeve në kohë, sigurimi i gjithë informacioneve të dobishme, asistenca e vazhdueshme dhe lehtësimi i procesit deri në pikën e fundit, e bënë të kuptojë profesionalizmin e njerëzve dhe të institucionit ku do të kalojë disa vite të jetës.

“Pasi të dërgoni email në UET, ju do të merrni përgjigje shumë shpejt, madje edhe pas dy orëve. Ata do t’ju mbajnë të informuar dhe ju mësoni çdo hap të rrugës të cilën keni nisur. Më pëlqen mënyra se si punojnë. Janë shumë profesionalë dhe të sjellshëm. E kupton nga email-et që merr se ata të kanë vërtet në mendje dhe duan që ti të vish.”

Kjo është një tjetër arsye pse ajo e rekomandon fort këtë universitet, për të përjetuar një eksperiencë të mirë studentore e për të marrë formimin e duhur akademik e profesional.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ekselenca e ekselencës/ Vlerësohen në UET 168 studentët me mesataren mbi 9.5
30 Qershor, 2025

You may also like

HHA_0669
Ekselenca e ekselencës/ Vlerësohen në UET 168 studentët me mesataren mbi 9.5
26 Qershor, 2025
HHA_9523
Promovohet MEDICUS 9-1, ndërlidhja e shëndetit fizik dhe psikologjik me sfidat profesionale
20 Qershor, 2025
HHA_9105
Çmimi i Karrierës 2025 shkon për Besmir Semanajn, eksperti i IT: Fitues janë të gjithë studentët e diplomuar në UET
20 Qershor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET