• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

UET, tribut për veprën letrare të Petrit Rukës

  • Date 4 Nëntor, 2021

UET, tribut për veprën letrare të Petrit Rukës

UET përkujton poetin e njohur Petrit Ruka, të cilin e nderoi një vit më parë, në 15 vjetorin e themelimit të tij, me titullin “Doctor Honoris Causa”. Përveç ndarjes së kujtimeve nga miqtë e tij, Ruka u nderua (pas vdekjes) me titullin “Nderi i Qarkut” të Girokastrës

Në një vjetorin e dhënies së titullit akademik “Doctor Honoris Causa” poetit dhe kinastit Petrit Ruka, Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi një ceremoni për përkujtimin e veprës së tij letrare. Poeti i dashurisë dhe traditës, i cili u nda nga jeta muaj më parë, u kujtua nga miqtë dhe kolegët, jo vetëm për krijimtarinë që la pas, por edhe për frymëzimin dhe dashurinë mbi poezinë që mbolli në shpirtin e gjithësecilit.

Teksa ndau me të pranishmit njohjen me Rukën,  Henri Çili e cilësoi si një njeri të shqetësuar për artin dhe kulturën, një njeri sa modern, aq edhe i lidhur me trashëgiminë.

“Unë personalisht e kam njohur pak nga pozitat e gazetarit, por në vitin e fundit sëbashku me Pëllumb Kullën kemi pirë shumë kafe dhe kemi biseduar shumë gjatë dhe nuk i harroj ato biseda. Ishte një njeri i shqetësuar për artin, për kulturën, për Shqipërinë, për Tepelenën. Ishte sa modern, aq edhe i lidhur me rrënjët, po aq edhe autentik. Ishte i lidhur me zonën, me njerëzit, me traditën e mrekullueshme që ka shpirti i Jugut. Ai ka vepra me poezi e balada, një prej të cilave patëm kënaqësinë ta kemi në kolanën e UET Press”, u shpreh Çili.

Një nga miqtë e tij të ngushtë, regjisori dhe autori Pëllumb Kulla përgëzoi dhe falenderoi organizatorët e eventit, të cilin e cilësoi sa publik, aq edhe shpirtëror e shoqëror. Ai u shpreh i mrekulluar nga zhurma dhe vlerësimi që iu bë Petrit Rukës, që sipas tij la jetën dhe preferoi përjetësinë.

“Dalëngadalë, me kalimin e kohës, u ndërgjegjësuan të gjithë që na iku një njeri i madh dhe pamë që ky njeri që ishte midis nesh kishte vlera të jashtëzakonshme, të mrekullueshme dhe ne e zbuluam atë. Se na është bërë zakon që të mbulojmë, pastaj të zbulojmë. Mbulojmë një njeri i cili na ka bërë të gjithëve poetë. Të paktën shoqërinë time e ka sensibilizuar. Ka frymëzuar poetë, aktorë që recitojnë, siç është Kudreti sot, apo disa aktorë të teatrit të Fierit që kanë punuar me mua, Fatos Sela, Roland Roshi. Me kalimin e kohës arrijmë deri aty sa bëhet me iniciativën e UET  dhënia e “Doctor Honoris Causa”. Kryeministri mban një nga fjalimet më të bukur që ka mbajtur ndonjëherë. Pastaj e mbuluam këtë njeri, që po e zbulojmë dhe do ta zbulojmë edhe më tej”, tha Kulla.

Më tej, publicisti u shpreh se Ruka është i vetmi poet që ka arritur ta trajtojë të plotë dimensionin e dashurisë, duke ia kaluar edhe Lasgush Poradecit. Po ashtu, ai vlerësoi edhe trajtimin që iu ka bërë problemeve sociale, si asnjë poet tjetër më parë. Pëllumb Kulla, i përlotur, zbuloi telefonatën e fundit me poetin para ndarjes së tij nga jeta.

“Më kujtohen ato ditët e fundit të Petrit në spital. Unë flisja me Zhanin që i rrinte afër. Një ditë kur po flisja me të, nuk mund të flisja me Petritin, e dija që fundi ishte i afërt. Zhani më thotë që “Petrit më zgjat dorën dhe do që të flasë me ty”. Dhe ai më tha: “Pëllumb të dua shumë, të kam dashur shumë”. Ajo për të cilën unë e citoj është, se pas kësaj shtoi: “Kur ta mbyllësh telefonin, mund të të bjerë prapë telefoni dhe të të thonë se unë kam ikur”. Kanë qenë fjalët më anti-poetike që tha një poet i mrekullueshëm si Petrit Ruka””, u shpreh Kulla.

Poeti Ilirjan Zhupa, vëllai i një jete siç e quante Ruka, i atribuoi mikut të tij frymëzimin për botimin e librit të tij të parë. Sipas tij, poezia e Rukës dhe fara që mbillte ajo e ktheu Tepelenën në një qendër të madhe të poezisë shqiptare.

 “Petrit Ruka me librin e tij të parë bëri një revolucion të madh, jo vetëm te ne në Tepelenë, por edhe te  të gjithë poetët e brezit të tij. Ai ndezi një zjarr të madh dhe nuk është rastësi që fill pas tij, një vit më pas botova edhe unë librin tim. Nuk është rastësi që Tepelena gradualisht, hap pas hapi, në fillim të viteve ’80 u bë një sofër e madhe, një qendër e madhe e poezisë shqipe. Siç e kam thënë kur u botua libri “Shami të zeza qiellore”, poezia e Petrit Rukës është një poezi që shkund fara, të cilat mbijnë në mendjen dhe zemrën e lexuesit”, u shpreh Zhupa.

Ceremonia përkujtimore vijoi me dhënien e titullit “Nderi i Qarkut” të Gjiroakstrës për Petrit Rukën: “Për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, kineast, shkrimtar e publicist i shquar”. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Lindita Rova, gjatë fjalës së saj, vlerësoi veprën poetike të Rukës dhe ndikimin që ai kishte.

Më tej u recituan poezi të poetit, ndërsa  grupi polifonik “Bilbili” e kujtoi nëpërmjet një kënge labe të shkruar enkas për të.

 

  • Share:
Suela Laska

Previous post

UET e fillon vitin akademik me 5 medalje, vlerësohen studentët e Sporteve
4 Nëntor, 2021

Next post

Esetë e Shkollës Kontekstualiste – UET: A ndihet Hobbes i frikësuar?
6 Nëntor, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET