• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

UET lider në projektet ndërkombëtare, kryeson në nivel botëror në skemën Erasmus+ CHBE 2025

  • Date 31 Korrik, 2025

Për me shumë se një dekadë, UET i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizmiz, përmes projekteve, partneriteteve, shkëmbimeve kulturore dhe diplomave të dyfishta.

Viti 2025 shënon një sukses madhor për Universitetin Europian të Tiranës në fushën e projekteve dhe ndërkombëtarizimit. UET është universiteti me më shumë projekte të fituara në nivel botëror në skemën Erasmus Plus- Capacity Building for Higher Education financuar nga Bashkimi Europian, i cili i dedikohet rritjes së kapaciteteve në arsimin e lartë përmes bashkëpunimit shumëpalësh. Konkretisht, këtë vit, UET ka fituar 10 projekte CBHE në shumën 1 mln euro.

Sipas presidentit të Universitetit Europian të Tiranës, prof. asoc. dr. Selami Xhepa ky sukses në fushën e projekteve ndërkombëtare lidhet me modelin unik që institucioni përdor, duke sjellë trajtën e një spin-off (degëzim) me Zyrën e Projekteve, e cila grumbullon ekspertizë. “Kjo ka lehtësuar dhe ka rritur eficensën e rritjes së fondeve duke na renditur, besoj, ndër universitetet më të rëndësishme në vend, sa i takon numrit të projekteve që ne kemi marrë në kuadër të Erasmus Plus”, thekson Xhepa.

Me një staf prej 10 menaxherësh projektesh, me eksperiencë të gjatë në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve, Zyra e Projekteve ka një network partnerësh të përbërë nga më shumë se 150 universitete, organizata dhe aktorë biznesi, bashkëpunimet me të cilët tashmë janë shumëvjeçare.

Drejtuesja e Zyrës së Projekteve UET, prof. asoc. dr. Ketrina Çabiri Mijo thotë se universiteti ka aksesuar skema financimi me reputacion të lartë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit, siç janë Horizon Europe, Jean Monnet Centre of Excellence, Digital Europe, etj. Po ashtu, stafi akademik ka luajtur një rol aktiv në prezantimin e ideve, zbatimin e projekteve dhe perceptimin e impaktit tek studentët dhe shoqëria.

“UET ka aksesuar më shumë se 15 skema në projektetet e Bashkimit Europian, nga të cilat ka gjeneruar një fond prej mbi 8 milionë eurosh, në dekadën e fundit. Skema Jean Monnet Centre of Excellence, Digital Europian, Horizon Europë janë ata që ne na bëjnë të ndihemi krenarë”, thekson Çabiri.

UET është rritur gjatë tre viteve të fundit me shifra eksponenciale sa i përket thithjes së fondeve dhe menaxhimit të suksesshëm të tyre. Në qoftë se në vitin 2022, kishte vetëm 8 projekte Erasmus Capaciy Building for Higher Education të fituar, dy vite më vonë UET ka marrë 17 projekte nga Erasmus Plus.

Presidenti i UET, profesor Selami Xhepa thotë se prioritet i universitetit është kalimi drejt projekteve më të rëndësishme sesa Erasmus Plus. “Deri tani kemi pasur akses në Horizon Europë, një nga programet më të mëdha europiane, apo në Jean Monnet Exelence. Ambicia jonë është fokusimi te ato që janë projekte të vërteta kërkimore, qoftë me karakter aplikativ, qoftë me karakter shkencor.”

Ndërkombëtarizimi- shtyllë strategjike në UET

Prej më shumë se një dekadë, Universiteti Europian i Tiranës i kushton një rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit, përmes programeve akademike dhe projekteve të financuara nga Komisioni Europian e me gjerë.

Përmes skemave Jean Monnet ai ndërton programe dhe përmirëson kurrikula të caktuara. Ndërsa skema e Erasmus Mundus Joint Master Degree, i ka dhënë mundësinë UET që të ofrojë diploma të dyfishta me universitete si ai i Salzburg në Austri, Ludgvishafen në Gjermeni, Marlardalen në Suedi, në disiplina të ndryshme si: shkenca politike, ekonomik, IT, etj. Ndërsa

Marrëveshjet e bashkëpunimit kalojnë kufijtë e Bashkimit Europian dhe të Europës, duke u shtrirë në SHBA dhe Azi. Aktualisht UET është duke përgatitur 3 programe Joint Master Degree në fusha të ndryshme me universitete suedeze, italiane, angleze, qipriote, austriake, greke, etj., në fusha si AI, Media, sipërmarrja digjitale, etj.

Një pikë e fortë në procesin e ndërkombëtarizimit mbetet mobiliteti dhe shkëmbimet studentore të financuara nga Programi Erasmus+.

“Në dekadën e  fundit, UET ka dërguar mbi 500 studentë, me një grant total prej më shumë se 3 mln eurosh të alokuara në formën e bursave të studimit. Po ashtu, janë dërguar 300 staf akademik dhe administrative në mbi 150 universitete në mbarë Europën. Kjo shifër na bën krenarë, për shkak se në terma relativë do të thotë 50 studentë për 1000 studentë”, thotë më tej drejtuesja e Zyrës së Projekteve UET.

Gjate ketij 10-vjeçari UET ka pritur rreth 350 staf akademik dhe 200 studente ndërkombetarë për qëllime mësimdhënieje, trajnimi dhe studimi, duke kontribuar ne rritjen e ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimit kulturor.

Projektet BE-UET, me nevojat e Shqipërisë

Programi Erasmus + është një nga historitë më të suksesshme të Bashkimit Europian, i cili prej më shumë se 30 vjet inicion projekte në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit brenda Europës dhe përtej.

Ai operon me programe 7-vjeçare. Për periudhën aktuale 2021–2027, Erasmus + ka një buxhet rekord prej 26.2 miliardë eurosh (krahasuar me 14.7 miliardë euro në 2014–2020). Nga ky fond, 70 % shkon për projekte mobiliteti, ndërsa 30 % investohet në projekte bashkëpunimi dhe zhvillim politikash. Lajmi i mirë është që në periudhën e ardhshme 7-vjeçare ky fond do të rritet me 50%.

Erasmus + mbështet zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe personal përmes mësimit gjatë gjithë jetës, duke kontribuar në rritje të qëndrueshme, krijim të vendeve të punës, kohezion social, nxitje të inovacionit, forcim të identitetit evropian dhe qytetarisë aktive.

Gjithashtu, projektet e UET lidhen ngushtë si me prioritetet e BE-së ashtu edhe me sfidat reale të Shqipërisë nga transformimi digjital dhe aftësitë e gjelbra të sipërmarrja dhe punësimi i të rinjve.

“Veçanti e projekteve tona është lidhja e tyre me prioritetet e agjendës europiane, qoftë në fushën e digjitalizimit, tranzicionit energjetik, por në veçanti do të konsideroja punësimin e të rinjve. Njëkohësisht kjo përshtatet me objektivat që ka Shqipëria në procesin e integrimit europian”, sqaron presidenti i UET, Selami Xhepa.

Megjithatë, profesori thekson se duhet një vëmendje më e shtuar nga ana e politikave publike, për arsye se Shqipëria akoma nuk është pjesë e Erasmus Plus, ndryshe nga disa vende të rajonit. “Kjo gjë do t’iu jepte mundësinë universiteteve tona të kishin akses në një numër më të madh projektesh çka do të përkthehet në më shumë fonde dhe partneritete që universiteti ynë do të kishte me universitetet e tjera”, shton Xhepa më tej.

Ndërkohë që Shqipëria mbetet vendi i pa asociuar në Erasmus Plus, duke mos aksesuar të gjitha skemat e financimit për arsimin e larte, në rajonin e Ballkanit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar në këtë kuadër. Në të njëjtin status me Shqipërinë janë Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë- Hercegovina.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET aplikon në The Ranking- si dhe përse universitetet shqiptare duhet të rankohen globalisht
31 Korrik, 2025

Next post

Zyra e Këshillimit dhe Kujdesit ndaj Studentit në UET, vendi i parë që prezanton maturantët “me të ardhmen”
1 Gusht, 2025

You may also like

4R1A0926
Zyra e Këshillimit dhe Kujdesit ndaj Studentit në UET, vendi i parë që prezanton maturantët “me të ardhmen”
1 Gusht, 2025
vlcsnap-2025-07-25-10h23m12s329
UET aplikon në The Ranking- si dhe përse universitetet shqiptare duhet të rankohen globalisht
25 Korrik, 2025
-900-0-1752754427xhha-0222jpg-540
FOTO/ 6 studentë, 6 histori njerëzore nga ceremonia e diplomimit UET 2025
24 Korrik, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë