Thirrje për shprehje interesi për vend vakant si anëtar në Komisionin e Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor”

Universiteti Europian i Tiranës shpall thirrjen për shprehjen e interesit për vend vakant si anëtar në Komisionin e Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor” pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Të gjithë kandidatët e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare që kanë lidhur një kontratë pune me kohë të plotë me UET të kategorisë “Profesor”, mund të paraqesin shprehjen e tyre të interesit, brenda datës 11 Prill 2022 ora 10:00.
Kërkesa mund të dërgohet në adresen e-mail: [email protected] ose të paraqitet fizikisht pranë koordinatores së Departamentit të Shkencave Juridike.
Përzgjedhja do të kryhet në përputhje me parashikimet e akteve rregullatore të Universitetit Europian të Tiranës.