• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Studentët e UET-it iniciojnë sipërmarrjet e para[:]

  • Date 20 Mars, 2019

[:en]

Studentët e UET-it iniciojnë sipërmarrjet e para

Elda Dedja

Për të inkurajuar studentët që të jenë kreativë dhe të guximshëm në idetë e tyre, por njëkohësisht për t’i dhënë mundësinë që teorinë ta shndërrojnë në praktikë, UET-i zhvilloi konkursin “Ideja më e mirë e biznesit”.

Idetë, njohuria dhe inovacioni janë kryefjala e ditëve të sotme, ku më shumë se kurrë tregu ka nevojë për produkte jomateriale. Mendimi dhe iniciativat personale janë “lokomotivë” e zhvillimit në mbarë botën. Disa nga sipërmarrjet më të suksesshme kanë lindur si startup-e nga të rinjtë, të cilët kanë pasur një vizion, por mbi të gjitha guxim për ta kthyer atë në realitet. Për të inkurajuar studentët që të jenë kreativë dhe të guximshëm në idetë e tyre, por njëkohësisht për t’i dhënë mundësinë që teorinë ta shndërrojnë në praktikë, UET-i zhvillon në mënyrë të përvitshme konkursin “Ideja më e mirë e biznesit”.
Pjesëmarrësit janë kryesisht studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, të cilët kanë paraqitur plan-biznesin e tyre, përpara një jurie të përbërë nga përfaqësues të biznesit, pedagogë dhe specialistë të fushës.

Tri çmime nga biznesi për studentët më inovatorë

Prej më shumë se pesë vitesh ky konkurs ka bërë pjesë të tij dhjetëra studentë që kanë prezantuar idetë e tyre të biznesit. Edhe në këtë edicion idetë kanë qenë të shumta. Ekipet e përbëra nga dy deri në katër studentë kanë prezantuar plot 10 projektide nga sektori i agroturizmit, turizmit, si dhe ai i shërbimeve apo i e-bussiness. Në përfundim, tri grupe studentësh janë shpërblyer me tri çmime. Çmimi i parë që vjen i mundësuar nga “Caffè Vergnano” që mbështet studentët e projektit “Extramama” me një shumë monetare si një ndihmesë për të vendosur në jetë idenë e sipërmarrjes. Gjithashtu kompania “Teuta”, si dhe “Body Line Center”, kanë dhënë çmimet e tyre për dy ekipe të tjera që prezantuan idetë e tyre inovatore. Juria përbëhej nga drejtori ekzekutiv i “Caffe Vergnano”, Erion Jakova, Emanuela Gordani, menaxhere marketingu në kompaninë “Teuta”, Elda Hysenbegasi, përfaqësuese e Body Line Center, Andi Meniku, përfaqësues i “Abcom”, si dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Arben Dushi.

Iniciatorja e këtij konkursi, i cili i vë studentët përballë sfidës së vërtetë të krijimit të një sipërmarrjeje dhe i përball ata me një juri të përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm, pedagogia dhe përgjegjësja e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Prof. Dr. Ermira Qosja, rrëfen se si ky konkurs është kthyer tashmë në pjesë të rëndësishme të lëndës “Hyrje në biznes”.

“Konkursi ‘Ideja më e mirë e biznesit’ ka mbi pesë vite që zhvillohet. Është një aktivitet, i cili fillon që në semestrin e parë dhe është pjesë e lëndës ‘Hyrje në biznes’. Studentët kalojnë në të gjitha fazat që u duhet për të shkuar drejt një plani biznesi, me qëllim që një projekt në fund të kthehet në real. Ideja që qëndron në thelb të këtij konkursi është që sipërmarrja të shkojë drejt një produkti real”, tregon Prof. Dr. Qosja.

Pa dyshim që përfitimet për një student janë të shumta, që nga nxitja e kreativitetit deri te mbështetja konkrete për t’i sjellë në jetë idetë e tyre. Përparësi është aftësimi, si dhe nxitja reale për të shkuar drejt një ideje biznesi. Duke shtuar këtu faktin që në traditën e UET-it studentët fitues të këtij konkursi janë mbështetur dhe në forma të tjera, edhe nëpërmjet projekteve ndërkombëtare, por edhe nëpërmjet krijimit të lidhjeve me industrinë në formën e internship-eve apo projekteve. Në këtë mënyrë të rinjtë vendosen jo vetëm përballë pedagogëve, por edhe përballë njerëzve që drejtojnë dhe menaxhojnë biznese.

“Në fund i gjithë fokusi është jo thjesht tek ideja, por te pasioni, këmbëngulja, puna, prezantimi apo shitja, të cilat të gjitha së bashku u formojnë studentëve atë që mund ta quajmë kompetenca në sipërmarrje”, nënvijëzon Prof. Dr. Ermira Qosja.

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve, të cilët ishin të pranishëm në juri, u shprehën në lidhje me këtë konkurs dhe duke vlerësuar idetë e prezantuara pranuan se nuk e patën aspak të thjeshtë të vendosnin fituesit.

“Konkurse të tilla i vlerësoj mjaft, pasi mundohen të sjellin më pranë të rinjtë me botën e biznesit dhe u mundësojnë atyre të shprehin idetë e tyre apo të marrin informacion mbi mënyrën se si mund t’i kritikojnë apo zhvillojnë ato më mirë”, thotë Emanuela Gordani, menaxhere marketingu te kompania “Teuta”, e cila ka vlerësuar me çmim studentët e projektit “Ballon Express Albania” për prezantimin e tyre.

Ndërkohë që Elda Hysenbegasi, përfaqësuese e Body Line Center, që vlerësoi me çmim projektin “BookAholics”, u shpreh se vendimi për të përzgjedhur fituesit ishte i vështirë, por e gjithë iniciativa është mjaft pozitive për studentët.

“Përshtypjet për këtë iniciativë janë shumë pozitive, sepse edhe përse ende studentë, pjesëmarrësit kanë arritur të kuptojnë thelbin e idesë së biznesit dhe e kanë të qartë se çfarë kërkon tregu”, shprehet znj. Hysenbegasi.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Klubet Studentore në UET, agora përtej auditorit[:]
20 Mars, 2019

Next post

[:en]Sfidat e një konkursi letrar: Çmimi “Kadare” në vitin e tij të 5-të[:]
21 Mars, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET