• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Studentë të punësuar dhe në internship/ Bashkëpunimi UET- Integrated Tech Solutions, një rast suksesi

  • Date 30 Tetor, 2025

Bashkëpunimi me industrinë mbetet prioritet thelbësor i Universitetit Europian të Tiranës, për të modernizuar kurrikulat e për të ofruar mundësi zhvillimi dhe punësimi për studentët. Përmes marrëveshjeve të universitetit me bizneset, dhjetëra studentë të programeve të ndryshme të studimit zhvillojnë praktika dhe internship-e pranë kompanive më në zë në vendin tonë. Një model suksesi në këtë drejtim mbetet bashkëpunimi i UET me Integrated Tech Solutions (ITS), një kompani e specializuar në konsulencë menaxhimi dhe shërbime të jashtme të IT-së, përfshirë zbatimin e Microsoft NAV/Dynamics 365 BC.

Që prej nisjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, në 2022-shin, Integrated Tech Solutions ka krijuar mundësi internship-i për studentët e programimit dhe inxhinierëve softwere të Departamentit të Inxhinierisë në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Muharrem Beqaj është pjesë e kompanisë prej më shumë se tre vitesh. Pas diplomimit, ai filloi internship-in dhe më tej nga viti në viti ngjiti shkallët e karrierës brenda të njëjtës organizatë për të arritur brenda një kohe të shkurtër në rolin e Senior Software Developer. Ka provuar, gjithashtu, eksperiencën e team lider-it për grupe të vogla zhvilluesish dhe programuesish. “Është diçka që e bëj me pasion. Është vet puna që të tërheq dhe të shton dëshirën për t’u përfshirë gjithnjë e më tepër në këtë fushë”, thotë ai.

Mundësi internship-i për 15 studentë

Thirrja e fundit e hapur nga kompania, ndryshe nga vitet e kaluara, krijoi hapësirë zhvillimi profesional për një numër të konsiderueshëm studentësh. Duke qenë pjesë e rrjetit të bashkëpunëtorëve, UET ishte ndër të parët që u vu në dijeni e më tej informacioni shkoi te studentët. Aktualisht, prej datës 1 shtator, 6 studentë të UET kanë nisur internship-in.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, zhvilloi një vizitë në ambientet e kompanisë për të parë më afër ecurinë dhe punën e studentëve, të cilët njohuritë e marra në auditorë i vendosin në praktikë përmes zhvillimit të projekteve të ndryshme, si dhe zhvillojnë më tej aftësitë e tyre përmes përvetësimit të elementëve të rinj që diktohen nga zhvillimet dhe përditësimet e fundit teknologjike.

Gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Integrated Tech Solutions, z. Maksim Caslli, dekania Xhindi e falënderoi për mundësinë e krijuar për studentët shqiptarë, por edhe ata ndërkombëtarë, duke e cilësuar këtë bashkëpunim shembull se si duhet të funksionojë marrëdhënia mes biznesit dhe akademisë.

“Falë këtij bashkëpunimi, 15 studentëve të UET iu dha mundësia për të ndjekur Akademinë për Zhvillues Microsoft 365 dhe më pas për të filluar internship të paguar e për t’u bërë në fund pjesë e kompanisë. Një tjetër anë pozitive e bashkëpunimit ishte ofrimi i mundësisë për dy studentëve nga Spanja për të vazhduar internship-in në këtë kompani, duke i dhënë kësaj marrëveshjeje dimensionin ndërkombëtar”, theksoi Xhindi.

Drejtori Maksim Caslli tha se qëllimi i kompanisë ndër vite ka qenë identifikimi që në auditorë i të rinjve të talentuar dhe më tej ofrimi i hapësirave për t’i zhvilluar dhe rritur profesionalisht, në një treg pune që ofron mundësi të shumta në këtë sektor.

“Për ne bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm. Ne përpiqemi që t’i identifikojmë talentet që në dyert e universitetit, t’i zhvillojmë ato në ato domene që janë më të përshtatshme për biznesin dhe në të ardhmen, më të mirët, t’i mbajmë pranë nesh për zhvillimin e biznesit, e njëkohësisht ata të ndërtojnë karrierën e tyre”, nënvizoi Caslli.

Orgen Hamati dhe Read Danjolli janë dy prej studentëve që po ndjekin aktualisht Akademinë e Integrated Tech Solutions, ku pjesa teorike do të shoqërohet edhe nga një fazë tjetër tërësisht praktike, për të përzgjedhur në fund të tre mujorshit studentët që përshtaten më së miri me kompaninë dhe produktet apo shërbimet që ajo ofron.

Hamati sapo ka mbaruar studimet bachelor në Inxhinieri Informatike dhe aplikoi pa asnjë hezitim kur mori njoftimin për zhvillimin e internship-it. “Gjatë kësaj periudhe kam zhvilluar aftësi teknike, siç ishte përdorimi i Visual Studio Code dhe kodimi në të. Po ashtu, kam përfituar një kuptim më të mirë të mënyrës si funksionojnë proceset në një ambient profesional.”

Po kaq e frytshme ka qenë edhe për studentin tjetër Read Danjolli, i cili në fakt ka mbaruar këtë vit studimet master në Inxhinieri Sofuerike. “Këtu po mësoj një gjuhë te re programimi e cila do të më shërbejë për punësim në tregun shqiptar dhe në atë ndërkombëtar. Kjo për faktin sepse është ndër risitë e fundit në fushën e programimit.”

E themeluar në qershor të 2021-it nga konsulentët e Deloitte Albania, Integrated Tech Solutions kombinon ekspertizën e biznesit dhe teknologjisë për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientët vendas dhe globalë. Ajo përbëhet nga 70 profesionistë të përkushtuar, angazhimi dhe aftësia e të cilëve ofron zgjidhje dhe shërbime me cilësi të lartë në fushën e biznesit dhe IT-së.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET firmos marrëveshje bashkëpunimi me RSU nr. 1, mundësi akomodimi për studentët vendas dhe ata ndërkombëtarë
30 Tetor, 2025

You may also like

447A6307
UET firmos marrëveshje bashkëpunimi me RSU nr. 1, mundësi akomodimi për studentët vendas dhe ata ndërkombëtarë
29 Tetor, 2025
HHA_0435
Forum në UET për ligjin e dekriminalizmit/ 630 persona të penalizuar në 10 vjet, mes tyre 9 deputetë
29 Tetor, 2025
HHA_9894
Promovohet në UET revista JUS& JUSTICIA 19-2/ Integrimi në BE, sa afër dhe larg realitetit?
24 Tetor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë