• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste

  • Date 30 Maj, 2025

Ka startuar në Universitetin Europian të Tiranës edicioni i dytë Ditët e Teatrit Universitar, një ngjarje që bën bashkë maturantë, studentë dhe ish-studentë, të cilët ndjekin pasionin dhe formimin e tyre në artet skenike. Përgjatë disa ditëve, ata do të vendosin në skenë disa shfaqje të përzgjedhura, të shkruara herët e të ardhura rishtazi nën dritën e interpretimeve dhe teknikave moderne, duke gërshetuar kështu traditën dhe risitë e këtij arti mijëravjeçar.

Ky event organizohet nën kujdesin e pedagogëve të Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET. Juria e këtij edicioni përbëhet nga emra të njohur regjisorësh dhe artistësh, si: Altin Basha (kryetar), Bujar Kapexhiu, Armando Bora, Dritan Borici, Driada Dervishi dhe Ermir Nika.

Në ceremoninë e hapjes, përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara, dr. Ermir Nika tha se sjellja nga UET e disa festivalve në fushën e arteve, bëhet për të bashkuar dhe ndërlidhuar komunitetin e artistëve të rinj.

“Synimi është konsolidimi i komunitetit të artistëve të rinj, që të mos jenë spontanë e sporadikë, por të jenë pjesë e një bashkësie të madhe që të komunikojnë dhe të ndikojnë në ardhmërinë e skenës dhe ekranit.”

Festivali u çel me komedinë “Tartufi” të Molierit, e cila erdhi nën interpretimin e maturantëve të gjimnazit “Sami Frashëri Tiranë” dhe me regji të studentit të sapo diplomuar Astjano Shehaj. Shfaqja ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në festivali rinor që u zhvillua mes gjimnazeve të Tiranës, duke rrëmbyer katër çmime. Pas shfaqjes në Teatrin Kombëtar ajo erdhi në sallën e shfaqjeve të universitetit, duke marrë kështu vlerësimin dhe duartrokitjet e një publiku të gjithanshëm.

Për pedagogun dhe regjisorin Armand Bora, i njohur për disa produksione të suksesshme televizive dhe teatrale kjo është përzgjedhur qëllimisht, pasi në këtë skenizim mungojnë dekoret, kostumet dhe dritat, duke ilustruar kështu marrëdhënien që regjisori dhe aktori ka me tekstin.

“Molieri dhe Shekspiri nuk u bënë të mëdhenj se shkruan në periudha të caktuara. Janë të mëdhenj se kanë brenda tyre tema, ide apo mesazhe që janë të tejkohshme. Duam që studentëve t’iu zhvillojmë këtë ndjesi, që e bën veprën të qëndrojë gjatë dhe të jetë e përbotshme.”

Gjatë ditëve në vijim do të vihen një sërë veprash në skenë nga studentët e UET. E veçanta e këtij edicioni është fakti që shfaqjet dhe studentët dalin jashtë aulave të universitetit dhe vendosen në skena profesioniste. Shfaqja e dytë, komedia “Emigrantët” me autor Slaëomir Mrozek, e ka premierën më 5 qershor, ora 20.00, në Teatrin Zonja e Bujtinës. Me regji të Driada Dervishit, kjo komedi vjen si mbrojtje e diplomës nga studentët e masterit në Arte, profili Regji.

Shfaqja e tretë është komedia “Ylli pa emër”, me autor Mihail Sebastian, e cila e ka premierën me 10 qershor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar. Po ashtu, ajo vjen në kuadrin e mbylljes së detyrimeve akademike nga studentët e vitit të tretë bachelor në aktrim, nën regjinë e pedagogut Dritan Boriçi.

Ditët e Teatrit Universitar të këtij viti përfshijnë gjithashtu vendosjen në skenën teatrore të historisë së dashurisë “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Igli Zarkës. Ajo do të kthehet në formën e një teatri shëtitës dhe do të jepet në skena të improvizuara në disa qytete të Shqipërisë, për të impaktuar dhe edukuar sadopak të rinjtë me këtë lloj arti.

Po ashtu, do të rivendoset në skenë komedia “Tri mendje në ankand” nga regjisori Armand Bora interpretuar nga studentët e Klubit të Arteve. E shkruar nga dramaturgu Ferdinand Hysi, kjo ka qenë vepra e parë me të cilën Bora ka nisur karrierën e tij si regjisor në 1994-ën, por ai e risolli me studentët, duke pasur sërish të njëjtin pëlqim dhe vlerësim nga audienca.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 Maj, 2025

You may also like

HHA_2895
Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-29 at 18.21.55
PANAIRI XV I KARRIERËS në UET/ Novacioni nuk e vret punën, ai zhvillon aftësi të reja
29 Maj, 2025
vlcsnap-2025-05-27-16h26m38s877
Internship për tre studentet fituese të konkursit “Eseja më e mirë” në UET 
27 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET