• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Rekord të diplomuarish në UET, afro 740 studentë të ciklit Master hedhin kapelat

  • Date 10 Tetor, 2025

Një tjetër brez të diplomuarish në ciklin Master i shtohet historisë së suksesit të Universitetit Europian të Tiranës. Afro 740 studentë kremtuan më 9 tetor mbylljen e studimeve akademike në një ceremoni ngazëlluese, emocionet e së cilës e vulosën këtë ditë në koleksionin e çasteve të paharrueshme të jetës së gjithsecilit.

Më 2011-ën Universiteti Europian i Tiranës diplomoi brezin e parë në ciklin Master. Ishin studentët e parë që plotësuan ciklin 5-vjeçar të Kartës së Bolonjës, sistemi që integroi arsimin e lartë shqiptar në atë evropian. Gjashtëmbëdhjetë vite pas ofrimit të studimeve Master, UET diplomon brezin e 14-të të studentëve. Tashmë jo në 7 programe studimi siç nisi në 2009-ën, por me dhjetëra të tilla në fushat më të kërkuara sot nga tregu kombëtar dhe ndërkombëtar i punës. As me 75 të diplomuar siç ishte brezi i parë i 2011-ës, por me numra rekord të diplomuarish, që tregon se studimet e ciklit Master mbeten të rëndësishme për karrierën dhe të ardhmen e profesionistëve të rinj.

Plot shtatëqind e tridhjetë e gjashtë studentë kremtuan mbrëmjen e së enjtes mbylljen e një kapitulli të gjatë studimesh, lodhjeje dhe përkushtimi, ndërsa i ndanë këto momente të veçanta suksesi dhe krenarie me njerëzit e tyre të zemrës, të cilët i shoqëruan dhe mbështetën në të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi. Kjo mbrëmje ishte më e veçantë për studentët e Arkitekturës dhe Drejtësisë, që përmbyllën 5 vite të plota studimi dhe zhvillimi profesional pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Mesazhe kuptimplota, fjalë inspiruese e të fuqishme, emocione të paprovuara, lotë gëzimi dhe momente të paharrueshme. Provokoi shumëçka ceremonia e diplomimit, mbajtur në ambientet Qendrës Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse. Me hedhjen e kapelave në ajër, 736 të rinj e të reja i shtohen listës së gjatë të viteve dhe numrave të UET Alumni, teksa emrat dhe kontributi i tyre gjendet në çdo fushë të zhvillimit shoqëror.

Si një ngjarje që shenjon jo vetëm jetën e studentëve, por edhe pedagogëve, nuk munguan emocionet e tyre. Presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa, rektorja prof. dr. Drita Kruja, dekanët e pesë fakulteteve përshëndetën këtë ceremoni, jo me fjalime lamtumire, por me përgëzime, mirënjohje, arritje e ftesa për ta ruajtur të pathyeshme marrëdhënien me universitetin.

Presidenti Selami Xhepa: Shqipërisë i duhet një kulturë e re biznesi për trajtimin e kapitalit njerëzor

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa, përgëzoi studentët për arritjet dhe kurorëzimin me sukses të këtij rrugëtimi, i cili është ura lidhëse me tregun e punës dhe suksesin e së ardhmes. Formimi dhe përgatitja profesionale nuk ndalet asnjëherë dhe sfidat e reja kërkojnë njohuri të përditësuara në vazhdueshmëri.

“Në këtë rrugëtim do të kërkohen rikualifikime dhe përditësime me dijet e reja që këto kohë po rriten si një funksion eksponencial. Prandaj lidhja me universitetin, me mentorët dhe kolegët tuaj duhet të jetë e përhershme.”

Profesor Xhepa foli më tej edhe për riformatimin e tregut të punës për shkak të zhvillimeve teknologjike, realitete që kanë krijuar shanse e mundësi për brezin e ri dhe profesionistët e sapo dalë nga auditori. Sipas tij, sistemet e reja të prodhimit dhe shërbimit do të kërkojnë mendje të reja për t’i bërë ato funksionale.

“Përballë zhvillimeve demografike dhe rritjes së mobilitetit të punës, që po bëhen më të forta dhe pritet të zhvillohen në vitet në vijim, kërkesa për punë dhe specialistë do të ketë njohje të madhe, duke zgjeruar oportunitetet për punësim dhe të ardhura më të mira.”

Në mbyllje, Xhepa tha se Shqipërisë i duhet një kulturë e re biznesi, në kuadër të zhvillimeve të reja që po pëson tregu ndërkombëtar, por edhe në kontekstin e integrimit evropian, ku kërkohet përshtatja me standarde të reja, krejt ndryshe nga ato që ka funksionuar shoqëria shqiptare deri tani.

Kjo edhe në drejtim të qasjes ndaj kapitali njerëzor, të cilit përtej pagës, sipas Xhepës duhet t’i jepet “siguria në punë dhe e vendit të punës, perspektiva afatgjatë dhe një sistem karrierë e qëndrueshme, investim në rikualifikim dhe përditësim njohurish, trajtim me respekt dhe dinjitet njerëzor, pavarësisht pozicionit.”

Rektore Drita Kruja: UET po thellon angazhimin drejt ndërkombëtarizimit

Rektorja e UET, prof. dr. Drita Kruja, e quajti ceremoninë e diplomimit ditën e shpërblimit për përpjekjet dhe besimin në dije. Ajo uroi studentët dhe familjarët e tyre që gëzojnë me krenari këtë arritje dhe veçoi studentët e Drejtësisë, të cilët përbëjnë brezin e parë të të diplomuarëve në UET.

“Sot diplomohen studentët e parë të programit të integruar të nivelit të dytë të integruar në Drejtësi, një program që ndërthur teorinë me praktikën, duke iu mësuar jo vetëm ligjin, por edhe drejtësinë si vlerë, ndershmëri dhe mënyrë jetese. Ndërkohë që drejtësia shqiptare ka më shumë se kurrë nevojë për profesionalizëm, integritet dhe besim publik, ju vini si një brez që e kupton drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit dhe themel të shtetit ligjor.”

Më tej gjatë fjalës së saj, rektorja e vuri theksin te angazhimi i UET në kuadër të ndërkombëtarizimit, një proces i nisur prej vitesh në këtë universitet përmes proceseve të ndryshme, si: përfshirja në projektet Erasmus +, shkëmbimet studentore, partneritet dhe programet e përbashkëta me universitetet partnere europiane, përditësimet e kurrikualave, sjelljen e ekspertëve dhe kërkuesve të njohur shkencorë në auditorët e UET.

“UET po thellon akoma më shumë angazhimin e tij drejt inovacionit akademik dhe ndërkombëtarizimi, përmes projekteve europiane që synojnë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin e programeve të reja të studimit. Rreth 90% e programeve të fituara nga UET kanë në fokus modernizimin dhe zhvillimin e programeve mësimore, ndërsa 40% e tyre përfshijnë drejtpërdrejt programet e studimeve Master. Tre programe të përbashkëta ndërkombëtare në bashkëpunim me universitete partnere në Europë, Joint Master Degree, janë në proces zhvillimi, në: Digital Entrepreneurship, Business Analytics with Artificial Intelligence dhe Data Journalism.”

Alumni UET, Boralda Minaj: Mos u frikësoni nga pengesat dhe njerëzit që iu thonë se do të dështoni

E ftuar në këtë ceremoni diplomimi, ish-studentja e UET Boralda Minaj, ndau me të sapodiplomuarit rrugëtimin e saj akademik dhe profesional. Në 2012 ajo u regjistrua në programin e studimit “Marrëdhënie me publikun dhe Komunikim”, një degë jo dhe aq e njohur në atë kohë, duke bërë që shpesh të ndiehej skeptike për të ardhmen e saj.

“Kisha një milionë dilema nëse do të gjeja ndonjë punë këtu apo jashtë Shqipërisë. Shpejt i mora dilemat dhe i ktheva në ambicie dhe strategji. Isha shumë vigjilente.”

Me mbështetjen e UET dhe mentorëve, me vullnetin, pasionin dhe ambicien për të ecur para, ajo gjeti rrugën e suksesit. Si fillim shfrytëzoi mundësinë e ofruar për të bërë praktikën në Kryeministri, institucion që më vonë e punësoi, derisa ajo vendosi se karriera e saj duhet të zgjerohej ndërkombëtarisht. Tashmë ajo është pjesë e një prej kompanive më të mëdha globale në fushën e teknologjisë, me qendër në Helsinki.

“Duke u nisur nga vetja, ju them të besoni në atë që keni zgjedhur, duajeni atë që keni zgjedhur dhe guxoni. Guxoni të bëni gjithmonë atë që ju bën juve të lumtur, sepse asnjë ditë nuk do ta shihni si punë apo detyrim. Mos u frikësoni nga sfidat, pengesat, apo njerëzit që do t’iu thonë se nuk do ia dilni dot dhe do të dështoni. Ju jeni zemra që rreh e këtij vendi, jeni energjia që e çon përpara, e ardhmja e këtij kombi me idetë tuaja inovative. Mos u ndalni, provoni dhe guxoni, me pasion për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.”

Minaj falënderoi UET për të gjitha bazat që i dha në auditorë, që dëgjoi zërin e saj, por edhe që e bëri të besojë se ëndrrat nuk janë vetëm për t’u menduar por edhe për t’u ndjekur.

***

Siç është bërë tashmë traditë e ceremonive të diplomimit në UET, pesë studentë ekselentë, përfaqësues të pesë fakulteteve, thanë fjalën e tyre dhe ndanë diçka nga vetja, duke treguar se ekselenca nuk qëndron aq te arritjet akademike, sesa te mirënjohja dhe kuptimi që tashmë ata i japin jetës dhe së ardhmes.

Dekanët më tej përgëzuan studentët e sapodiplomuar dhe thirrën emrin e secilit për t’u ngjitur në skenë për momentin e tyre final, e njëkohësisht të shkëputjes nga të qenit student universiteti.

Mbyllja erdhi me hedhjen e kapelave në ajër, simbolika që emocionon dhe i kujton çdo të riu se liria është e pakufizuar: gjendet gjithmonë në vullnetin për të vepruar dhe guximin për të shpresuar.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET nis bashkëpunimin me klinikën gjermane DRK Kliniken Berlin, trajnime dhe punësim për studentët e infermierisë
10 Tetor, 2025

You may also like

HHA_0637
UET nis bashkëpunimin me klinikën gjermane DRK Kliniken Berlin, trajnime dhe punësim për studentët e infermierisë
8 Tetor, 2025
FLG11518
Faktor vendimtar në fatin e shqiptarëve, Ali Ahmeti nderohet në UET me titullin “Doctor Honoris Causa”
2 Tetor, 2025
4R1A4684
Ish-studenti Sefedin Mjekra kthehet në UET si sipërmarrës dhe bashkëpunëtor me platformën e tij BIC.al
30 Shtator, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Celular

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë