• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Promovohet ECONOMICUS 25-1/ Xhepa: Nevojitet reflektim për një model të ri zhvillimi

  • Date 25 Qershor, 2026

Rritja ekonomike jo domosdoshmërisht nënkupton zhvillim. Performanca e mirë e elementëve matës (GDP), flet për rritjen sasiore, por jo atë cilësore, e cila ka të bëjë me shpërndarjen e barabartë të burimeve dhe rritjen e mirëqenies së shoqërisë. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjatë 35 viteve kanë jetuar në tranzicion, kalimi nga rritja te zhvillimi mbetet një sfidë e madhe. Analizimi i produktivitetit dhe konvergjencës në ekonomitë pas tranzicionit në Shqipëri dhe rajon ishte në qendër të punimeve dhe hulumtimeve të numrit të ri të revistës “Economicus”, botuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, nën titullin “From Growth to Development: Productivity and Convergence in Post-Transition Economics”.

Gjatë promovimit në UET, me të ftuar speciale përfaqësuesen e Bankës Botërore në Shqipëri, Angella Montfaucon, dekania e fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Elona Shehu, tha se Shqipëria e gjen ende veten në një udhëkryq kritik. Shtyllat tradicionale që kanë udhëhequr deri më tani, si liberalizimi dhe stabiliteti makroekonomik, kanë qenë jetësore, por jo të mjaftueshme për të ngushtuar hendekun midis zhvillimit të Shqipërisë dhe BE-së.

Sipas dekanes Shehu, që Shqipëria të plotësojë aspiratat e saj, fokusi duhet të vendoset në tre shtylla kryesore: ulja e hendekut të aftësive, shtimi i kërkimit dhe zhvillimit, dhe së treti, mbajtja e fuqisë punëtore. “Gjatë 20 viteve të fundit, Shqipëria ka humbur pothuajse 20% të fuqisë punëtore me arsim të lartë, që do të thotë se me këto ritme largimi ne nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona.”

Referuar të dhënave statistikore, PBB-ja për frymë e rajonit të Ballkanit Perëndimor mbetet 40% e mesatares së BE-së, ndërsa produktiviteti i punës mbetet 60% i nivelit të BE-së. Bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë me 35% të fuqisë punëtore, por kontributi i saj i vazhdueshëm në PBB mbetet më pak se 19%.

“Po diskutoja me znj. Montfaucon një studim që del në përfundimin se, me këtë ritëm të zhvillimit, Shqipërisë i duhen 70 vjet që të kapë nivelin e BE-së. Një studim që kemi pasur në numrin e kaluar të “Economicus” konkludonte se na duhen 50 vite për të kapur ritmet e unionit. Kështu që besoj fort se kontributi ynë si studiues dhe ekspertë të ekonomisë do të japë impaktin e vet”, shtoi më tej Shehu.

Në pikëpamjen e ekspertit të ekonomisë, presidentit të UET-it, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, një element apo tregues i vetëm, si GDP-ja, nuk mund të masë zhvillimin. Ekzistojnë shumë probleme komplekse që tregojnë gjendjen e shoqërisë dhe zgjedhja e metrikave të gabuara nuk i shërben gjetjes së zgjidhjes për të çuar përpara zhvillimin.

“Kalimi nga rritja në zhvillim nuk është një gjë vetëm teknike, nuk është vetëm produktiviteti, i cili sigurisht është çelësi për të pasur norma më të larta rritjeje. Gjëja kryesore është modeli i zhvillimit dhe ndërtimi i një modeli social të qëndrueshëm.”

Sipas Prof. Xhepës, ndjekja e një modeli demokratik të kontrollit mbi burimet tona, që do të provojë të jetë i barabartë për shoqërinë, mund të jetë më i qëndrueshëm në planin afatgjatë. Sa i përket anës teknike, Xhepa tha se Shqipërisë i duhen më shumë investime në kapitalin njerëzor, në teknologji dhe fusha të tjera, për të rritur produktivitetin. Megjithatë, ai theksoi se, në këtë panoramë, është e rëndësishme të ketë shpërndarje dhe ekuilibër.

“Sektorë të ndryshëm ekonomikë në Shqipëri përdorin teknologji shumë të prapambetura dhe ata janë të bllokuar në një ekuilibër të fitimit të ulët, ndoshta i mjaftueshëm për familjet e tyre, por jo për shoqërinë tonë. Prandaj, ne duhet ta transformojmë këtë ekuilibër të ulët dhe të krijojmë një dinamikë të re.”

Xhepa tha se gjendja e shoqërisë shqiptare sot kërkon një reflektim serioz për një model të ri ekonomik. “A do ta pranojë shoqëria këtë lloj shpërndarjeje dhe kontrolli të pabarabartë mbi burimet, apo duhet të kemi ekonomi dhe prosperitet të përbashkët midis gjithë popullsisë? Sipas mendimit tim, ky është çelësi për të pasur një shoqëri të qëndrueshme dhe kohezive, nga pikëpamja sociale dhe ekonomike”, përfundoi Xhepa.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Angella Montfaucon, prezantoi dy raporte të institucionit, njëri i vitit të kaluar dhe tjetri i këtij viti, duke shprehur bindjen se elementët dhe treguesit ekonomikë të analizuar mund të ndihmojnë në dhënien e përgjigjes për pyetjen e ngritur nga revista ECONOMICUS 25-1, se si mund të kalohet nga rritja te zhvillimi i shoqërisë. Sipas saj, tre elementët e cekur nga studiuesit në këtë botim, si infrastruktura, politikat qeverisëse dhe kapitali privat, mbeten thelbësore për zhvillimin.

Ky numër i revistës “Economicus” sjell dhjetë punime nga pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës dhe kërkues nga institucionet partnere. Ata analizojnë ndikimin e faktorëve të ndryshëm në zhvillimin ekonomik, si narrativa ekonomike populiste, investimi në kapitalin njerëzor, investimi në mjetet e reja teknologjike, puna remote etj. Për të pranishmit, autori Fiordi Pernaska ndau pikat kyçe të studimit të tij “Economic Convergence, Inequality and Inclusive Groëth: The Paradox of Capitalism in Post-Transition Economies”, për të vijuar më tej me një seancë pyetjesh mes audiencës dhe të ftuarve.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Lind “UET Chronicles”, revista e klubeve studentore në UET
25 Qershor, 2026

You may also like

729629643_997560469527652_6440110259504202050_n
Lind “UET Chronicles”, revista e klubeve studentore në UET
24 Qershor, 2026
WhatsApp Image 2026-06-15 at 5.09.31 PM
Diplomat e dyfishta/ Studentët e masterit diplomohen nga Universiteti Mälardalen në Suedi
18 Qershor, 2026
721099596_1490203363152111_4188371071640608873_n
Forumet UET/ Ambasadorja Pang Chunxue: Arsimi, ura më e rëndësishme për të ardhmen Shqipëri–Kinë
11 Qershor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë