Brunilda Duraj ka marrë titullin akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 2015. Ajo është diplomuar në profilin “Kontabilitet dhe Financë” në vitin 2000. Më pas, nga viti 2001 deri në vitin 2005 përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Financë në Fakultetin e Ekonomisë – Universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 mori gradën shkencore “Doktor”.
Që nga viti 2000, Prof. Asoc. Duraj është pedagoge – lektore e lëndës “Tregje dhe institucione financiare”, “Tregjet e Kapitalit”, “Teknika Bankare” etj në Fakultetin e Ekonomisë – Universiteti i Tiranës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë.
Në të njëjtën kohë, Prof. Asoc. Duraj është autore dhe bashkëautore në shumë artikuj, publikime dhe aktivitete kërkimore. Dy nga këto libra konsiderohen si literaturë kryesore për studimin e lëndës “Tregje dhe institucione financiare”, “Teknika Bankare” dhe “Teknika Bankare – teste, pyetje, ushtrime”.
Ajo ka marrë pjesë në trajnime dhe projekte të ndryshme të mbështetura nga BE. Prof. Asoc. Duraj ishte drejtuese e workshop-it mbi “Financat e Gjelbra” në Shqipëri, i cili u përqendrua në mbështetjen e investimeve financiare të qëndrueshme, tregjeve të kredive që mbështesin projekte dhe iniciativa për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë duke vlerësuar rreziqet dhe respektuar të gjitha treguesit ambientalë.
Prof. Asoc. Brunilda Duraj është anëtare e Bordit të Administrimit të Universitetit Europian të Tiranës që nga viti 2021.