
Brunilda Duraj ka marrë titullin akademik “Profesor”, në vitin 2026 dhe “Profesor i Asociuar” në vitin 2015. Ajo është diplomuar në profilin “Kontabilitet dhe Financë” në vitin 2000. Më pas, nga viti 2001 deri në vitin 2005 përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Financë në Fakultetin e Ekonomisë – Universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 mori gradën shkencore “Doktor”.
Që nga viti 2000, Prof. Dr. Duraj është pedagoge – lektore e lëndës “Tregje dhe institucione financiare”, “Tregjet e Kapitalit”, “Teknika Bankare”, etj në Fakultetin e Ekonomisë – Universiteti i Tiranës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë.
Në të njëjtën kohë, Prof. Dr. Duraj është autore dhe bashkëautore në shumë artikuj, publikime dhe aktivitete kërkimore. Dy nga këto libra konsiderohen si literaturë kryesore për studimin e lëndës “Tregje dhe institucione financiare”, “Teknika Bankare” dhe “Teknika Bankare – teste, pyetje, ushtrime”.
Ajo ka marrë pjesë në trajnime dhe projekte të ndryshme të mbështetura nga BE. Prof.Dr.Duraj është anëtare e Platformës së Partneritetit të Integrimit Evropian pranë Autoritetit të Mbikqyrjes financiare. Prof. Duraj është eksperte në standardet e cilësisë për programet e ciklit të parë, ciklit të dytë të studimeve dhe programeve me karakter profesional në Arsimin e lartë.
Prof. Duraj është anëtare e Bordit të Administrimit të Universitetit Europian të Tiranës që viti 2021. Gjithashtu, që nga viti 2025, ajo është Kryetare e Bordit të Administrimit të Universitetit Europian të Tiranës.

