Prof. Assoc. Dr. Tidita Abdurrahmani
Prof. Assoc. Dr. Tidita Abdurrahmani është Lektore pranë Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit dhe Përgjegjëse e Zyrës së Kurrikulës dhe asaj për Ngritjen e Kapaciteteve pranë Universitetit Europian të Tiranës. Znj. Abdurrahmani ka marrë gradën Doktor i Shkencave në Studime Letrare dhe Kulturore Britanike dhe Amerikane në Graz të Austrisë, dhe gradën akademike Profesor i Asociuar nga Universiteti i Tiranës. Prof. Abdurrahmani ka qenë lektore në nivel universitar për më shumë se 21 vite, dhe ka mbajtur pozicione drejtuese akademike për më shumë se 11 vite (ndër të cilat ka mbajtur pozicione si përgjegjëse njësie bazë dhe dekane etj. Prof. Abdurrahmani ka qenë kryetare ose anëtare e bordeve ekzekutive dhe editoriale në disa konferenca në fushën e arsimit dhe studimeve të letërsisë dhe kulturës Amerikane, si dhe kryeredaktore dhe reviewer në disa revista ndërkombëtare.
Znj. Abdurrahmani ka qenë gjithashtu Drejtore e Përgjithshme e një institucioni arsimor në varësi të Ministrisë së Arsimit IZHA për 4 vjet dhe studiuese kryesore në disa projekte në fushën e edukimit, shkencave humaneve dhe studimeve të përkthimit. Prof. Abdurrahmani ka qenë pjesë e grupeve të hartimit të politikave dhe vendimmarrjes në fushën e edukimit dhe ka ndërmarrë kërkime shkencore në bashkëpunim me shumë institucione akademike ndërkombëtare për çështje të tilla si hartimi i kurrikulës, vlerësimi i kurrikulës dhe zbatimi i kurrikulës, zhvillimi i materialeve metodologjike dhe didaktike për mësuesit, zhvillimi profesional i mësuesve etj. Prof.Abdurrahmani ka udhëhequr si studiuese kryesore disa projekte në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, atij multikulturor, edukimi për median,studimet postmoderne etnike etj. Krahas lektrimit në fushën e letërsisë, gjuhës dhe kulturës angleze dhe amerikane është përfshirë edhe në lektrimin e lëndëve të Shkencave të Edukimit, Metodologji dhe Pedagogji të Mësimdhënies, Teori të Nxënit, etj.Znj. Abdurrahmani është përfshirë edhe si eksperte në projekte ndërkombëtare dhe kombëtare,si vlerësuese projektesh për Ballkanin Perendimor si dhe si eksperte e jashtme sigurimi cilësie për disa agjenci ndërkombëtare akreditimi.
ORCID: 0000-0001-9449-6884
Publikimet shkencore: (kliko këtu)

