_B1_8364

Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa

President dhe pedagog me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Dr. Xhepa ka punuar në akademi për më shumë se dy dekada në fusha të tilla si Financat Publike, Politika Monetare dhe Bankingu Qendror, Ekonomia e Integrimit Europian, etj. Ai ka punuar si ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë (1998–2002) në departamentin e kërkimit dhe më pas si menaxher kërkimi në Qendrën Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (2002–2005).

Dr. Xhepa ka mbajtur gjithashtu disa detyra në institucione shtetërore: si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Huaja (1993–1998), Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet Ekonomike (2005–2009). Ai ka shërbyer edhe si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2009–2013) për një mandat dhe anëtar i Komisionit të përhershëm të Ekonomisë dhe Financave.

Dr. Xhepa është autor dhe bashkautor librash, kapituj librash dhe artikujsh, dhe është kontribues i rregullt në media për çështje të reformave dhe politikave ekonomike.

ORCID 0000-0002-7444-0071

Publikimet Shkencore: (kliko këtu)