Prof. Assoc. Dr. Ramazan Peku
Ka mbaruar studimet e larta per violine ne vitin 1973 ne Akademine e Arteve ,Tirane. Ka punuar per 20 vjet ne Orkestren e Teatrit te Operas dhe Baletit Tirane si V:spala dhe spala.Aktiviteti I tij artistic si solist, muzik dhome,ansambel harqesh eshte me repertor te gjere si :Opera, Balete, Trio, Kuartet Harqesh, Muzik Dhome , vepra qe nga muzika baroke deri te muzika e shek.20-te. Ka bashkepunuar me shume instrumentiste dhe dirigjent me experience nga Ballkani, Europa,Kina, U.S.A, Japonia,etj. Per 15 vite nga viti 1970 – 1985 ka dhene mesim violine ne shkollen e mesme artistike J.Misja. Nga viti 1985 deri ne vitin 2019 ka qene pedagog violine ne Universitetin e Arteve Tirane. Ne vitin 2001 i jepet titulli Profesor i Asocuar. Po ne kete vit ben nje kurs specializimi ne Universitetin e Barit (Itali). Ka qene anetar I bordit dhe anetar komisioni ne Konkursin Nderkombetar per instrumentiste dhe Muzik Dhome “Kenget e Tokes”. Ka zhvilluar Master-Classe ne Malin e Zi , Kosove, Maqedoni e Veriut, Greqi. Eshte hartues I programit studimit te Violines ne Universitetin e Arteve Tirane te viteve 1992, 1996, 2000 , 2008, 2014. Aktualisht drejton klasen e violins ne Universitetin Europian të Tiranës, si dhe veprimtari koncertale me formacion Kuartet Harkor.