Artur Jaupaj

Prof. Asoc. Dr. Artur Jaupaj

Prof.Asoc. PhD Artur JAUPAJ ka përfunduar studimet doktorale pranë “Hacettepe Üniversitesi”, Ankara, Turqi (2005). Në vitin 2014, fitoi titullin Profesor i Asociuar pranë Universitetit të Tiranës (UT). Përvoja e tij akademike shtrihet përgjatë një periudhe 30-vjeçare si brënda ashtu edhe jashtë vendit: aktualisht pranë Universitetit Europian të Tiranës/UET dhe më parë pranë Institutin Kanadez të Teknologjisë/Canadian Institute of Technology (CIT), Universitetit të Nju Jork-ut Tirana/University of New York Tirana (UNYT), si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit të Ekonomisë/Universiteti i Tiranes (UT) si dhe jashtë vendit pranë “Fatih Üniversitesi” dhe “Istanbul Üniversitesi”, Stamboll, Turqi. Anëtar i “European Society for the Study of English” (ESSE)) dhe anëtar bordi i “Albanian Society for the Study of English” (ASSE), Prof. Assoc. PhD Artur Jaupaj ka prezantuar dhe botuar mbi një gamë të gjerë temash që mbulojnë letërsinë, shoqërinë dhe kulturën amerikane, komunikimin ndërpersonal dhe ndërkulturor. Aktualisht, interesat e tij kërkimore fokusohen kryesisht në komunikimin e ndërmjetësuar dhe teknologjinë, shkencat e edukimit dhe politikat arsimore në nivel universitar, arsimin profesional si dhe rolin e medias digjitale në shoqeritë në tranzicion.