fluturim-nela

MSc. Fluturim Nela

MSc. Fluturim Nela është Asistent Lektor në Universitetin Europian të Tiranës dhe pjesë e Departamentit të Mjekësisë Nukleare në QSUNT. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe ka ndjekur trajnime të avancuara në radiologji diagnostikuese në Trieste, Itali, dhe Ankaran, Slloveni.

Me një përvojë të gjerë në radiologji diagnostikuese, Fluturim Nela është angazhuar në disa institucione shëndetësore private dhe publike, duke kombinuar ekspertizën klinike me atë akademike. Ai ligjëron në fushat e radiologjisë, MRI-së, mjekësisë nukleare dhe mbrojtjes nga rrezatimi, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin e kurrikulës universitare dhe në aplikimin e teknologjive digjitale në edukim.

Aktualisht, ai ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës, me fokus në neuroimazherinë dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në analizën e strukturave cerebrale.

Fluturim Nela është anëtar aktiv i shoqatave ndërkombëtare ESR, ISMRT, ESMRMB dhe AITeRTC, si dhe contact person për Shqipërinë në Federatën Evropiane të Shoqatave të Radiografëve (EFRS).

Publikimet shkencore: (kliko këtu)

ORCID: 0000-0002-2682-1945