Prof. Assoc. Dr. Ketrina Çabiri Mijo
Prof. Ass. Dr. Ketrina Çabiri Mijo ka përfunduar studimet doktorale mbi korrupsionin dhe vendimmarrjen në prokurimin publik në Universitetin Europian të Tiranës (UET), të mbështetura nga një bursë kërkimore në Institutin e Kërkimeve Sociale dhe Ekonomike (ISER) në Universitetin Essex, UK (Civil Society Scholarship Award) dhe një tjetër në Departamentin e Shkencave Politike dhe Sociologjisë, Universiteti i Salzburgut, Austri (Sigma Agile). Ketrina ka një diplomë Master në politikat europiane nga Universiteti Sussex, UK (OSI-Chevening). Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës për Shkenca Politike.
Ketrina është përfshirë si kërkuese në programin TRAIN për çështjet e dialogut dhe nxitjes së politikave në Ballkanin Perëndimor, të mbështetur nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP). Ajo jep mësim lëndët “Vlerësimi i Politikave Publike”, “Hyrje në Administrim Publik” dhe “Menaxhim dhe Vleresim Projektesh” në programet BA dhe MA në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2022 është pedagoge e ftuar në Universitetin FH Joanneum në Graz, ku jep mësim lëndën “Hartim dhe Menaxhim i Projekteve”. Më parë ka punuar si eksperte e programeve europiane të Kërkimit dhe Zhvillimit në Agjencinë për Kërkim, Teknologji dhe Inovacion (AKTI), në varësi të Këshillit të Ministrave.
Prej vitit 2011, Ketrina është angazhuar si menaxhere projektesh pranë Zyrës së Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit në UET, dhe aktualisht është Drejtuese e kësaj zyre. Ajo ka përvojë të gjerë në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, në programe si ERASMUS, IPA CBC / Interreg MED / Balkan Med, Jean Monnet, Horizon, etj, dhe donatorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, RCC, Banka Botërore, Këshilli Britanik, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Friedrich Ebert Stiftung, OSBE, UN Women, Global Research Competition, etj.
Ketrina ka botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shtëpi botuese, si Bentham Science Publishers, Kluwer Law International, Oxford University Press, International Journal of Sustainability in Higher Education (Emerald Publishing), etj, si autore e vetme dhe në bashkëautorësi. Ajo është gjithashtu pjesë e komiteteve shkencore në disa konferenca ndërkombëtare.